• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ I gjithë faktori opozitar, kundër herësit të Edi Ramës
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ I gjithë faktori opozitar, kundër herësit të Edi Ramës

September 28th, 2020 F.autor Blog 0 comments

I gjithë faktori opozitar në Shqipëri është tashmë në unison kundër herësit të Damian Gjiknurit, i cili bën sikur i hap listat e deputetëve, por praktikisht u vë atyre drynin. Nga A-ja, deri tek ZH-ja, pa asnjë përjashtim.
Që nga Partia Demokratike me aleatët e saj, e deri tek opozita parlamentare e gjitha në bllok. Që nga partia më e madhe në opozitë, sipas zgjedhjeve të 2017-ës, e deri tek lëvizje apo nisma opozitare, që ende nuk janë shndërruar parti, por kanë premtuar se do të bëhen.
Dhe jo më thjesht me fjalë, por me akte dhe qëndrime të qarta publike. Drafti i paraqitur dje nga opozita e bashkuar, është në të njëjtën linjë me draftet e Muslim Murrizit, Rudina Hajdarit apo Andi Përmetit, dorëzuar tashmë në parlament, të cilat në çështjen e hapjes së listave, pa asnjë mëdyshje, mund të konsiderohen si të të njëjtit koncept.
Kërkohet hapje reale e listave dhe jo falso, si ajo që ka paraqitur Partia Socialiste, duke na e shitur si një zbulim të dobishëm. Me rend alfabetik apo me ndonjë mënyrë tjetër renditjeje, nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Gjendet shpejt një zgjidhje, se modalitete të parëndësishme janë.
Në këto kushte, Edi Rama ka mbetur i vetëm me herësin e vet në dorë dhe do t’i duhej një kurajë shumë e madhe të na çonte në zgjedhje, duke i qëndruar deri në fund shpikjes së vet hileqare. Sepse i bie që vetëm një parti i ka vendosur në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës, kundër gjithë të tjerëve. Dhe kjo do të ishte më tepër se shumë, plus që do të ishte e para herë që ndodhte në Shqipëri e më gjerë.
Edhe zgjedhje brenda Partisë Socialiste po të kishin qenë, Edi Rama duhet të mendohej dy herë përpara një situate të tillë kontestuese. Ndërsa në pranverë Shqipëria pritet të shkojë në zgjedhje pas krizave të rënda dhe të njëpasnjëshme politike, me shpresë që ta lërë pas të keqen.
Ka vetëm një mënyrë për ta mbyllur me urtësi dhe drejtësi këtë debat, që çliron pafundësisht energji negative. Të pranohet hapja reale e listave, ashtu siç e kërkon në unison opozita, me të gjitha ngjyrimet e saj, dhe pastaj të ecet përpara drejt zgjedhjeve normale më 25 prill.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BATON HAXHIU/ Kur Gjykata shndërrohet ne spektakël Uniformash
Previous article MERO BAZE/ “Detoksi” i Bashës me kandidaturat për deputetë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k