• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Është më mirë që po vijojnë të kacafyten si më parë
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Është më mirë që po vijojnë të kacafyten si më parë

March 14th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë, janë të shumtë ata udhëheqës apo njerëz te famshëm, që e konsiderojnë luftë përballjen globale me korona virusin.

Dhe e tillë duhet të jetë, po të kesh parasysh se shumë fenomene, që na janë rishfaqur tani, kishin ndodhur për herë të fundit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq, rreth 200 vjet më parë, Klauzeviçi shkruante se lufta nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimi i politikës me mjete te tjera.

Në rast se do t’i besonim atij, i bie që janë të kota thirrjet apo klithmat e shumë mjekëve, infermierëve apo njerëzve të thjeshtë për t’i lënë mënjanë debatet politike në këtë kohë qameti.

E para, sepse është e sigurt që nuk do t’i bindet kush, ngaqë Shqipëria me shumë gjasa është shembull fanarndriçues në planet për këtë çështje. Një shtet, ku çdo gjë vijon njësoj si më parë. Ndaj edhe asnjeri nuk ka ka pse investohet në një nismë, e cila e ka zero mundësinë e suksesit.

Por, më e rëndësishmja, sepse po të ndalej zulma e zakonshme e kacafytjes së shpifur politike, atëherë shqiptarët e futur në karantinë, mund të mendonin vertetë se në këtë vend po afrohej apokalipsi. Dhe atëherë mund të futeshin realisht në një panik të paparashikueshëm.

Ndaj edhe ustallarët e vjetër të këtij zanati duhen lënë të bëjnë punën e tyre të përhershme, tamam sikur sot të ishim duke e festuar Ditën e Verës mes valleve dhe ballokumeve në rrugët e Elbasanit. Më shumë se konfirmim për thënien proverbiale të Klauzeviçit, është një provë tjetër e rëndësishme se nuk na kanë zhgënjyer asnjëherë, si në luftë, ashtu edhe në paqe.

Por ata thjesht nuk duhen dëgjuar dhe përfillur, duke mos shpenzuar asnjë sekondë dhe asnjë grimë energji për “shqetësimet” e tyre, të cilat nuk vijnë për shkak të izolimit dhe nuk kanë të bëjnë fare me luftën botërore dhe shqiptare ndaj COVID 19.

Shpëtimtarët tanë në këto ditë të vështira duhet të jenë mjekët, librat dhe NETFLIX-i.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DR.ARBEN GJATA/ I dashur student, eja, t’i këmbejmë turnet së bashku!
Previous article MONIKA STAFA/ Corona po ngadalësohet, njerëzimi do të mbijetojë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k