• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Do Zoti dhe nuk më zhgënjejnë për 30 përqindëshin e listave
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Do Zoti dhe nuk më zhgënjejnë për 30 përqindëshin e listave

September 5th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ata që nuk kuptojnë fare çfarë po ndodh në Shqipëri, po presin me ankth që Ilir Meta të caktojë datën e zgjedhjeve, gjëja më pa vlerë në betejën e ardhshme politike. Jo thjesht se marzhi është i kufizuar, nga mesi i prillit, deri në mesin e majit, që praktikisht do të thotë asgjë.

Lojtarët kryesorë, që i kushtuan vëmendje ftesës së Presidentit, duke u përfaqësuar

në nivelin më të lartë për një çështje pa pikë rëndësie, në fakt, kanë një hall tjetër, por që askush nuk e përmend.

Çfarë do të bëjnë me listën e hapur, do ta mbajnë 30 përqindëshin e mbyllur për vete, apo jo, se për atë po u qan zemra dhe me to po i bëjnë të gjitha llogaritë elektorale.

Dhe në rast se hapja nuk do të jetë 100 përqind, por me klauzola, ku sërish kryetarët të kenë çelësin e artë të përfaqësimit, ta dini se do të jetë një marrëveshje e re okulte e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Të cilët nuk ka nevojë as të takohen dhe as të qepallohen për interesa qartësisht të përbashkëta.

Nga kjo dakordësi e përjashtoj LSI-së, jo se është më e mirë, por sepse asaj nuk i leverdis fare lista e mbyllur 30 përqind, në rast se do të garojë e vetme në këto zgjedhje. Dhe kjo ka më shumë mundësi që të ndodhë. Dhe për këtë mjafton të ndjekësh aktivitetin publik të Ilir Metës.

Në këtë kontekst, e vetmja gjë që duhet pritur me kërshëri nga qytetarët e angazhuar politikisht është se si do të shkruhet në Kodin e ri Zgjedhor hapja e listës, e cila u konsiderua si revolucion për sistemin tonë politik, por që në fakt është një taktikë hileqare e Edi Ramës kryesisht për të marrë avantazh parazgjedhor.

Unë uroj shumë që PS dhe PD ta ruajnë 30 përqindëshin e mbyllur në listat e tyre dhe ka shumë gjasa që ata të mos ma zhgënjejnë pritshmërinë. Do të ishte një argument më shumë për shqiptarët për të kuptuar se kë duhet të refuzojnë pa asnjë mëdyshje në këto zgjedhje. Pastaj, le të mendohen pë ata që duhet të pranojnë, se kanë kohë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ “Armiqtë” e dobishëm që prodhoi marrëveshja e Uashingtonit
Previous article MERO BAZE/ Heronjtë e Uashingtonit, që për pak i shpallëm tradhtarë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k