• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Deri në mars na bëj çfarë të duash, o komandant!
Home
Blog

ASTRIT PATOZI/ Deri në mars na bëj çfarë të duash, o komandant!

October 20th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Tani që morëm vesh për lëshimin e satelitit Albania 1, o komandant, na bëj çfarë të duash deri në mars, se nuk të themi gjë.
Jemi gati të rrimë, jo vetëm pa drita, por edhe pa bukë po qe nevoja, vetëm bar nuk hamë dot, se nuk lejohet. Le që na ndihmoi Luli dhe e kapërcyem atë rrezik, kur e preu në besë doktorin në sekondën e fundit të skadencës së ultimatumit amerikan.
Por, po e ngre që po e ngre satelitin në hapësirë, shih mos i shtosh edhe nja dy funksione, se mbase na ndihmon që të parashikojmë disi ato enigmat e mëdha, që kemi si komb shqiptar.
E para, të dimë si do vejë halli i foltores, se shumë e paqartë ka mbetur gjendja dhe është një popull i tërë, që nuk po di se nga do anojë kandari. Po vuajnë shumë të shkretët, ngaqë nuk po e ndajnë dot, nëse ka më shumë rëndësi kosherja apo bletët.
E dyta, do na i ktheni prapë kooperativat apo jo, sepse komunat më duket se keni rënë dakord me Lulin që ta na i sillni prapë, si reformë territoriale. Që të fitojë edhe ai ditëzi diçka nga kjo “luftë” e madhe si nip Hoti, që thotë se është.
Dhe e fundit fare, ta dimë të paktën një vit përpara se kur do jetë ajo premiera tjetër e flimit të Xhejms Bondit në Tiranë, që të marrim masat, se ketë radhë u kapëm si pa përgatitur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLENDI KAJSIU/ Basha duhet ta kërkonte betejën me Berishën edhe nëse ky fundit do t’i shmangej asaj
Previous article LORENC VANGJELI/ Berisha kërkon shpagim, hakmarrja i vetmi motiv kundër Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k