• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ASTRID PRANGE/ Abuzimi dhe kisha katolike
Home
Blog

ASTRID PRANGE/ Abuzimi dhe kisha katolike

August 19th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Astrid Prange

Po ti, kanë abuzuar edhe me ty? Me këtë pyetje të dhimbshme mund të përballen në të ardhmen shumë katolikë. Skandali i abuzimit helmon ndërkohë të gjithë kishën e përbotshme. Që prej zbulimit të rasteve të para në vitin 2002 në SHBA nga “Boston Globe”, skandalet i lënë vendin njëri-tjetrit.

Abuzimi seksual nga klerikët në SHBA, në Australi, në Itali, në Irlandë, në Kili, në Gjermani dhe në shumë vende të tjera: gjithnjë e më shumë viktima e kërkojnë fjalën, gjithnjë e më shumë ipeshkëv dhe priftërinj konstatohen fajtorë, gjithnjë e më shumë besimtarë e braktisin kishën e tyre.

Prandaj, është e rëndësishme që të fiksohet: edhe nëse bëhen të njohura herë pas here raste të reja të abuzimit, vuajtja e viktimave nuk bëhet më e vogël. Përkundrazi. Rivlerësimi, sqarimi, drejtësia dhe dëmshpërblimi bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.

Vuajtja e viktimave

Rreziku është i madh që skandalet e abuzimit në kishën katolike, për shkak të dendurisë së tyre, do të ndeshen gjithnjë e më shumë me indiferencë në të ardhmen. Por në dallim nga publiku në emisionet e lajmeve, për viktimat, në ditën pas aktit jeta nuk vazhdon normale.

Rivlerësimi i rasteve të abuzimit ka nisur në Romë dhe në shumë kisha lokale, por është larg përfundimit. Raporti tronditës hetimor nga Pensilvania e dëshmon këtë me forcë. Rezultati i këtij rivlerësimi mund t’i vërë pikëpyetje kishës katolike si institucion në formën e tij aktuale. Sepse një institucion, në të cilin ndodhin dhe mbulohen akte të tilla të dhunshme, e humbet të drejtën për t’u pranuar nga shoqëria.

Vatikani këmbëngul ndërkohë për një vetëpastrim të dhimbshëm – vonë, por të shpresojmë jo shumë vonë. Pikërisht ish-drejtuesi i shkollës së Kolegjit katolik Canisius në Berlin, Klaus Mertes, i cili e vuri në lëvizje në vitin 2010 skandalin e abuzimeve në Gjermani, i dëshmon Romës se ka shënuar suksese në mësimet që ka nxjerrë: Komisioni i Mbrojtjes së Fëmijëve i ngritur nga Vatikani, në të cilin marrin pjesë edhe viktima të dhunës seksuale, bën, sipas Mertesit, punë të shkëlqyer.

Në Gjermani Konferenca e Ipeshkve ka përcaktuar direktiva të rrepta për trajtimin e abuzimit seksual dhe parandalimin e tij. Viktimat kanë të drejtë të marrin dëmshpërblim, rastet e parashkrimit për abuzimin seksual në vitin 2013 u shtrinë në 30 vjet – ndryshe nga situata në SHBA.

Amatorë të dëshpëruar

Pensilvania dëshmon sërish humnerat brenda njeriut, moralin e dyfishtë dhe aftësinë e vuajtjes, që sundojnë deri sot në kishën katolike. Por nuk është e lehtë të heqësh një vijë midis “së mirës” dhe “së keqes”. Sepse jo vetëm besimtarët dhe amatorët e angazhuar vuajnë nën kontradiktat e kishës “së tyre”. Edhe shumë priftërinj dhe ipeshkëv, që e shkelin Celibatin, që bëjnë jetë të dyfishtë sepse janë homoseksualë, janë të dëshpëruar nga kisha e tyre. Pa folur për gra, të cilat nuk mund të bëhen priftëresha.

Që prej Konsilit të Dytë të Vatikanit vërtet që kanë ndryshuar shumë gjëra në kishë, por ato janë shumë pak, për ta ruajtur atë nga ngurtësimi. Milionë besimtarë luftojnë për ndryshime në moralin seksual katolik, në trajtimin e të divorcuarve të rimartuar, për angazhimin e grave. Ata meritojnë mirënjohje.

Kohët e pagabueshmërisë së Papës dhe të paprekshmërisë priftërore kanë kaluar. Megjithatë Roma vazhdon ta mbajë në këmbë të pandryshuar strukturën e saj të dogmës morale. Por seria e skandaleve të abuzimit ka kohë që i ka lëkundur kolonat mbajtëse të këtij universi hierarkik mashkullor. Ai kërcënohet nga shpërthimi përbrenda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASCANIO CELESTINI/ Pyetjet e një ure
Previous article LEK MIRAKAJ/ Z.Diguardi, krimet në kampin e Tepelenës s’mund të fshihen!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k