• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ASRID PRANGE DE OLIVIERA/ Mos dëgjoni paralajmërimet për kataklizmo nga SIDA
Home
Blog

ASRID PRANGE DE OLIVIERA/ Mos dëgjoni paralajmërimet për kataklizmo nga SIDA

July 28th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Sa i përket SIDËS ka ardhur ora e së vërtetës. Ballafaqimi me këtë sëmundje vdekjeprurëse zbulon fytyrën njerëzore, ose çnjerëzore të një shoqërie, mendon Astrid Prange de Oliveira.

Mesazhi i Konferencës Botërore për SIDËN/AIDS-in në Amsterdam është i qartë: lufta kundër kësaj sëmundjeje është çështje e vullnetit politik. Kush pengon arsimin dhe parandalimin, kush propagandon besnikëri martesore dhe vlera familjare, por i lë vetëm gratë dhe fëmijët e infektuar me HIV, kush damkos dhe bën fajtor drogmenët dhe homoseksualët, bllokon përparimet në luftën kundër AIDS-it dhe do të jetë fajtor.

Dhe këto përparime janë të mëdha. Ato tregojnë se edhe një i sëmurë me AIDS mund të ketë një jetë të denjë. Ato tregojnë se përhapja e epidemisë arriti të ngadalësohet përmes një kombinimi të arsimit, progresit mjekësor, solidariteti global dhe politikave të përgjegjshme shëndetësore. Ato tregojnë se frika ndaj vdekjes po pakësohet dhe se AIDS po bëhet gjithnjë e më shumë sëmundje kronike – madje edhe në vendet e varfëra.

Botsvana shembullore

Lufta kundër AIDS-it është pra një histori e madhe suksesi. Në shifra: Në vitin 2017, 22 nga 37 milionë njerëz të infektuar me HIV në botë u trajtuan me ilaçe. Katër milionë prej tyre jetojnë në Afrikën e Jugut, vendi me programin më të madh shtetëror për HIV në botë. Për herë të parë që nga fillimi i mijëvjeçarit, numri i vdekjeve vjetore me AIDS në mbarë botën ka rënë nën një milion në vitin 2017.

Symbolbild HIV Teenager (imago/F. Stark)

Kjo është veçanërisht e qartë në rastin e Botsvanës, vendi me numrin e dytë më të lartë të HIV në botë (17 përqind). Midis 2010 dhe 2017 përqindja e personave me AIDS që marrin kokteje antiretrovirale u rrit nga 50 për qind në 84 për qind. Numri i të vdekurve nga AIDS-i ka rënë nga 18,000 (2003) në 4,000 (2017).

Spirale negative në Rusi

Duke pasur parasysh këtë histori zhvillimet në Evropën Lindore dhe në Azinë Qendrore janë edhe më serioze. Një kombinim shkatërrimtar i injorancës, besimeve fetare, ndërgjegjes tradicionale, tabuve, diskriminimit dhe papërgjegjësisë politike në këtë rajon kërcënon të zhbëjë përparimet e bëra tashmë në fushën e luftës kundër AIDS-it.

Zhvillimi në Rusi është veçanërisht drastik. Sipas UNAIDS, rreth një milion rusë janë të infektuar me HIV. Numri i infeksioneve të reja vjetore  është rritur nga 50,000 në vitin 2004 në 100,000 vitin e kaluar. Vetëm rreth 360,000 e personave të prekur kanë qasje në terapitë kundër AIDS-it.

Russland Welt-AIDS-Tag (picture-alliance/dpa/Sputnik/A. Kryazhev)

Ndër të tjera, spiralja negative ruse bazohet në mosrespektimin e vazhdueshëm të standardeve ndërkombëtare të zhvilluara me mundim. Ku udhëheqësit fetarë e dënojnë këtë sëmundje si “ndëshkim të Perëndisë” dhe politikanët konservatorë dhe nacionalistë pretendojnë se “mbrojnë familjet”, gratë që janë infektuar me HIV nga burrat e tyre vdesin. Dhe fëmijët lindin me virusin vdekjeprurës, edhe pse transmetimi mjekësisht mund të ishte parandaluar.

Kataklizmoja nuk ndodhi

Aty ku jeta e njerëzve vlen pak, kujdesi për pacientët me AIDS nuk është një çështje e madhe. Pse të investosh në sistemet shëndetësore publike kur SIDA është një “epidemi e homoseksualëve”, shkruante revista Der Spiegel në një kryeartikull të botuar në vitin 1983? Pse të bëhen sqarime në shkollë kur besnikëria në martesë mendohet se është mbrojtja më e mirë? Përse?

Sa i përket AIDS-it po vjen ora e së vërtetës. Dhe e vërteta është edhe se kataklizmoja nuk ndodhi – edhe nëse apokaliptistët kurrë nuk lodhen së shpalluri atë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERVIS ILJAZAJ/ Herët apo vonë Reforma në Drejtësi do të zbatohet, është pjesë e Kushtetutës
Previous article VIKTOR MALAJ/ Rasti "Elmaz Haruni" dhe harunizmi si pjesë e pandarë e berishizmit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k