• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Hanë “bukën” e Ramës, ama bëjnë “duvanë” e Bashës
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Hanë “bukën” e Ramës, ama bëjnë “duvanë” e Bashës

September 6th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Po mbushen afro 8 vite, nga koha kur Partia Demokratike doli në opozitë, por kurrë nuk mund të themi se “biznesmenët” e zyrave të saj e kanë ndërprerë aktivitetin privat, kurrë nuk mund të themi se milionerët e saj nuk kanë zgjeruar aktivitetin, nuk kanë ndërtuar pallate, vila, se nuk kanë blerë nga 2-3 makina 100 mijë euroshe. Dhe e gjithë kjo ka ndodhur, dhe po ndodh në kohën e “qeverisë së korruptuar Rama”.
Mirë e kanë, dhe mirë ja bëjnë, kur nuk ka dalë akoma një prokuror dhe një gjyqtar, tu tregojë “dhëmbët” e ligjit, tu kërkojë origjinën e milionave, origjinën e bizneseve, origjinën e pallateve, origjinën e “dhuratave” që nisin nga vilat 2.5 milion euroshe,dhe depozitave bankare që shtrihen nga Shqipëria dhe vazhdojnë në gjithë Ballkanin dhe më gjërë.

Por si për ironi, janë pikërisht ata, të krimburit në miliona të pandershme, janë pikërisht ata që bëjnë pazare me ndonjë zyrtar të dobët të shtetit për taksat dhe tatimet, janë pikërisht ata që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të lartësojnë malin me para të fituara pa pikën e djersës, që dalin dhe shajnë, mallkojnë, akuzojnë, thërrasin, dhe bëjnë apel për “rrëzimin e Edi Ramës”. Mirë t’ua bëjnë. Hanë “bukën” e Ramës, me biznese nën emra të rremë, dhe bëjnë “duvanë” e Bashës. Duan largimin e qeverisë Rama, edhe pse sa ishin në pushtet dhe tani në opozitë, nuk lanë gjë pa “klonuar” për të fituar, abuzuar, dhe mashtruar miletin dhe institucionet e ligjit. Megjithëse kjo qeveri e ka futur në “ulli” sistemin bankar, ekonominë, financat, doganat, ka fshirë informalitetin në fushën e pagesave të energjisë, ujit të pijshëm, taksave të papagura, ka zhdukur pabarazinë në biznes, ka detyruar çdo firmë dhe kompani të derdhë në arkën e shtetit detyrimet sipas ligjit, sërish “të panginjurit” e SHQUP-it, dalin dhe shpifin, dalin dhe akuzojnë, madje me zë të trashur dhe gishtin tregues të drejtuar nga qeveria Rama.

Natyrisht, kjo ka të bëjë paksa edhe me formimin dhe edukimin jo vetëm shkollor por edhe politik, të sekretarëve të Lulzim Bashës. Si ata, dhe kryetari, e kanë ves të keq, të shajnë pas shpine, të akuzojnë mes zyrave të partisë, dhe kur është momenti i duhur, të thonë “nuk kemi ç’bëjmë, na detyrojnë”. Kjo ka ndodhur edhe me vetë Lulzim Bashën, teksa “shante dhe akuzonte” publikisht “oligarkët e Ramës”, me të cilët ka ngrënë e ka pirë dhe ka bërë allishverishe, duke vazhduar edhe sot e kësaj dite. Në Tiranë dhe rrethe, ka prej tyre që janë sponsorizues të rregullt të SHQUP-it, (edhe pse shprehen se Rama vuri ligjin mbi gjithçka) por nuk e kanë për gajle të “gëlltitin” edhe ndonjë akuzë qesharake, që u bën nga zyrat e partisë zoti Basha.

Ka prej tyre, (shumica që punojnë sipas ligjit) që tentojnë ti bëjnë hile shtetit, duke u mbrojtur nën hijen e SHQUP-it. Lulzim Basha ka vite që arrin të mbajë lidhje të rregullta me “oligarkët” e tij, por edhe të mbajë me premtime disa të tjerë. Atje ku nuk bën punë “fjala”, zoti Basha përdor “sulmin” duke i akuzuar si “të lidhur me qeverisjen e Edi Ramës”. Një parti si Partia Demokratike, që merret nga kryetari tek sekretarët, me sulme ndaj biznesit, që i mbron dhe i shan sipas interesit dhe momentit, që me disa bën pazare dhe me disa mundohet ti nënshtroje me presione, nuk ka dyshim që do të rrijë gjatë në stolin e politikës.

PD nuk mund të jetë parti qeverisëse, deri në momentin kur “bosët e saj të dollarit” të jenë për zbatimin e ligjit, dhe barazinë para tij. Ata e kanë kuptuar dhe provuar se si me zhdukjen e informalitetit në ekonomi, është rritur transparenca, se si me zhdukjen e informalitetit në biznes, është rritur performanca e tyre, zgjerimi aktivitetit dhe eleminuar konkurenca e pandershme. Por ata nuk duan ta pranojnë, sepse u duket sikur janë rehatuar me mendimin “ha bukën e Ramës, dhe bëj duvanë e Bashës”. Ata janë oligarkët e vërtetë të SHQUP-it.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Rrotacioni: Sa përqind duhet të bjerë PS-ja?
Previous article SPARTAK NGJELA/ Dy aspektet e marrëveshjes së 4 shtatorit Kosovë-Serbi dhe çfarë duhet të bëjnë lidërshipët shqiptarë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k