• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR ZHEJI/ Një shumicë qeverisëse në kapsllëk dhe që flet me vete, Opozita fiton pikët e para
Home
Blog

ARTUR ZHEJI/ Një shumicë qeverisëse në kapsllëk dhe që flet me vete, Opozita fiton pikët e para

September 4th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Sot Kuvendi ishte i shkretë, ndërsa Opozita e sfidonte nga Shkodra, me emra dhe mbiemra kriminelësh dhe keqbërësish që janë miqtë e famshëm të Shumicës së sotme parlamentare dhe qeverisëse.

Shumica sot përfaqsohej nga Gramozi dhe nga Taulanti, që fliste kundër krimit dhe trafikut, duke qënë ende në të freskët të asaj që i ndodhi në Greqi, ca ditë më parë…

Ndërkohë që KM-ja, në një mbledhje të trishtuar sa më ska, u fliste mësuesve të sjellur aty me pahir a me të ndjellur, për suksesin e madh të librave shkollorë që paska shpërndarë falas këtë vit, që Qeveria e tij shpëtimtare.

Pastaj Km-ja, mbllaçiti ca fjalë të rrëmujshme që tekstet e librave shkollorë, janë këtë viti më të mirë dhe më të saktë se kishin qenë më parë skandalozë…

Ka 5 vjet KM-ja që mbarështron Ministrinë e Arësimit, kujt i hakërrehet që nuk e bëri vetë më parë?

Në kapsllëk të rezultateve, e mbllaçiti edhe Taulanti këtë të librave shkollorë, ndërsa KM-ja, e bëri dy herë të njëjtën mbllaçitje, ndërkohë që njerëzit po vriten si mizat me plumb të nxehtë, pa folur për aksidentet, pa folur për rrugët e munguara, pa folur që nuk ka një nënkalim në hyrje të Tiranës, apo asnjë kilometër hekurudhë dhe asnjë investim për të qenë.

Dhe lista e mosbërjeve është shumë e gjatë, ndërsa mospërmbajtja e krimit të organizuar, në ndëshkime dhe larje hesapesh, është shpërthyese dhe terrorizuese, nga Shkodra deri në Vlorë.

Si vazhdon më tej kjo punë, as vetë KM-ja nuk e di ta shthurrë, lojën e rrezikshme me njerëz të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm, që ka vetëthurur. Me iluzionin se mund të zbusë edhe ujqit, që ata të hanë edhe nga dora e tij, i ka mësuar ata të harbohen sit ë plotëfuqishëm.

Por ujku nuk ngopet me gjak, barinjtë rrëfenjë se kur ujku, bandit apo oligark qoftë, kur ujku pra, bie në kopenë e dhënve dhe e zë gjaku, mbyt 100 kokë dhe merr me vete vetëm 1.

Se po të përllogarisësh pasurinë e ujqërve tanë, banditë apo oligarkë qofshin, kanë sot aq para e prona, sa të hanë e të plasin së ngrëni, e të jetojnë në lluks, për dhjetë breza, por përsëri etja e parasë, si etja e gjakut për vampirët u zhurit ende shpirtin.

KM-ja, nuk e fsheh ankthin dhe shqetësimin, po i ka mbetur në dorë vetëm të vrasë mizat e kufomave të krimit dhe të na rrëfejë kapsllëkun e vet, duke mbllaçitur fraza pa shprehje për librat e fillores, sikur të kish çliruar për së dyti Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA LO MONAKO/ Faktet e reja: A ishte një vullkan, shkaku i humbjes së Napoleon Bonapartit në Vaterlo
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Lulzim, thjesht na kthe optimizmin!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k