• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARTUR ZHEJI/ Amerikanët të flasin për Kosovën, para se shqiptarët të “shqyhen” me njëri-tjetrin dhe serbët të kërcejnë “kalinka”
Home
Blog

ARTUR ZHEJI/ Amerikanët të flasin për Kosovën, para se shqiptarët të “shqyhen” me njëri-tjetrin dhe serbët të kërcejnë “kalinka”

August 11th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Megjithëse verë dhe me shumicën e politikanëve me brekë plazhi, çështja e korrigjimit të kufinjve të Kosovës, ka shkuar drejt një radikalizimi tipik ndër-ballkanas, me nuanca qesharake, por që shndërrohen sakaq shqiptarisht në dramë.

Paaftësia për të diskutuar për çështje madhore të politikës së jashtme të Kombit, qetësisht dhe në tryeza ovale e me dyer të mbyllura, pa qëllime zgjedhore rurale, lokale apo për konsum të fastfood politikës së ditës.

Qëndrimi amerikan, që është dhe skemi pse t’ja fshehim vetes, qëndrimi kryesor “kujdestar”, i të sotmes dhe i të nesërmes së shqiptarëve në Ballkan, duhet të dalë në sipërfaqe në vetën e parë.

Qartë, kuptueshëm, dhe pa ekuivoke.

Përndryshe, të vetëshpikurit specialistë të gjeopolitikës shqiptare, të të gjitha niveleve, do të mbjellin kaosin në vend të kthjelltësisë së duhur kombëtare, për të përballuar këtë temë të mprehtë, që u hap këto ditë.

Bëri gabim Thaçi që e hapi këtë diskutim, apo kështu është porositur nga aleatët?

Por për cilët aleatë është fjala?

Cila është platforma dhe kush janë partnerët, që do të shoqëronin teorikisht Kosovën drejt një procesi kaq delikat?

Pa u zgjidhur këto pyetje, në një formë ose tjetër, analizat, qofshin profesionale, apo pasionale dhe amatore, do të lëkundeshin në terr dhe do të mbillnin përqark përsëri terr, që nuk besoj se ndihmon për gjë, përveçse për të bërë “lesh e li” shqiptarët ndër vete.

Kjo “ndërhyrje amerikane”, për të sqaruar qartë dhe haptas dhe gjeo-politikisht se çfarë kërkohet, është e rëndësishme, sepse shpirti i aventurës së politikanëve tanë, ka thyer prej kohësh çdo rekord marrëzie.

Aq më tepër në Shqipëri, ku për të fshehur dështimet e mëdha dhe regjimin që de facto po vendoset, lipset shumë debate për Çështje të Mëdha Kombëtare, që mund të jenë, thjesht Flluska të Mëdha, me qëllim çoroditjen dhe spostimin e vëmendjes nga falentimi ekonomik, që mjerisht ka preku sot, krejt trojet shqiptare, të keq qeverisura nga hajdutëria e paskaj, e “djemve” tanë të politikë bërjes.

Çfarë mjerimi do të ishte që të zbulonim një ditë, se në përgatijen e Flluckës gjeopolitike Kombëtare, kanë gisht tregëtarët e gjakut dhe jo mendimtarët, si dhe ndodh në vendet fatlume.

Sepse në një vend që nuk ka Elitë, por thjesht një Kastë grabitqare, mund të ndodhë çdo perversitet, paraqitur për “kombëtarizëm”.

Ndërkohë, kush ka iluzionin se serbët do të duan më shumë Brukselin apo Uashingtonin se sa kërcimin e “Kalinkës”, duhet ti kthehen historisë dhe të rilexojnë ADN-në e kombeve ballkanase…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENKEL DEMI/ Dënimi me vdekje nuk ia zgjidh hallin shoqërisë primitive
Previous article LARS HALTER/ Si varfërohemi në pushime

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k