• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Zamallahi e madhe në PD
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Zamallahi e madhe në PD

February 15th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Partia Demokratike, ndodhet në zamallahi të madhe, dhe shkaku është se brënda saj po dalin gjithmonë e më shumë individë që “dublojnë” kryetarin Basha. E ndërsa kryetari takon venecianët, dhe shprehet se “vendi është në kolaps total”, (duke mos kuptuar asgjë nga takimi) një tjetër “dublant” i tij Oert Bylykbashi, deklaron se “na duhet qeveri tranzitore, na duhet drejtori Policisë Shtetit”.

Çdo ditë del ndonjë “dublant” dhe kërkon ose “qiqra në hell” ose “poste ministrore. Ka nga ata, që duan ta provojnë Lulzimin kryeministër,dhe pastaj ti kërkojnë të largohet. Një zallamahi e madhe, një kaos total, ku nuk merret vesh kush komandon, kush urdhëron, kush bindet dhe kush rrebelohet. Dhe përballë kësaj zallamahie, del kryetari Basha dhe vë “alarmin” pas takimit me venecianët se “shteti është i kapur”.

Gjithçka i ndodh në Partinë e tij Demokratike, i duket sikur po i ndodh edhe shtetit.Një fobi e rrallë, për një njeri të politikës, që nuk e di, (ose nuk e kupton) ku fillon dhe ku mbaron misioni i tij, që nuk e di ndoshta se është kryetar partie, dhe jo kryetar Njësie Administrative. Një kryetar që nuk ka nën kontroll partinë, strukturat, forumet, sekretarët e tij, natyrisht nuk mund të japë vlerësime që kalojnë kompetencat dhe aftësitë e tij.

Vlerësimi mbi produktivitetin e qeverisjes, mund të jepet vetëm nga shumica e shqiptarëve, si “struktura” e vetme në terren, që po prek nga afër më në fund zbatimin e ligjit, pas një zallamahie afro 30 vjeçare. E vetmja që nuk e ka kuptuar, dhe që nuk ka shanse ta pranojë, se ndodhet në kaos total si forcë politike, është pikërisht Partia Demokratike. Përballë proceseve dhe aksioneve reformuese e rindërtuese, e vetmja që qëndron stoike në vetminë e madhe, ka qenë dhe mbetet e vetpërjashtuara e përhershme, Partia Demokratike.

Ndaje mëndjen zoti Basha, vendos një standard brënda partisë, unifiko qëndrimet dhe kërkesat e dublantëve, dhe do të shohësh sa i lehtësuar do të ndjehesh. Do të shohësh se, realiteti nuk është siç e vlerëson ti, apo siç e perception ti, nisur gjithmonë nga situata që ke brënda Partisë Demokratike.

Mblidhe mëndjen njëherë e mirë, kërkon “dy palë zgjedhje në një ditë”, kërkon “qeveri tranzitore dhe drejtorin e Policisë Shtetit”, kërkon “reformën e re zgjedhore”, apo kërkon të bëhesh qysh sot “kryeministër” pa u bërë zgjedhjet? Por më parë mendoj, se duhet të zgjidhësh problemet dhe ngërçet, që janë krijuar brënda partisë tënde prej 6 vitesh, ose më mirë të thuash të krijuara pas gjoja “zgjedhjeve” brënda saj, duke të “zgjedhur” sërish kryetar PD.

Pra duhet të qetësosh më parë zallamahinë e madhe që ke krijuar në atë parti, duhet të vendosësh standarde europianiste siç ke deklaruar, duhet të rikthesh ata 240 mijë votat e firuara, dhe pastaj ndoshta mund të pretendosh se je “gati për zgjedhje të parakohshme”. Por deri atëhere, nuk besoj se do të arrish deri tek imponimi për të afruar datën e zgjedhjeve Lulzim, pasi edhe në 2021, Partia tënde Demokratike nuk do të jetë e gatshme të përballet sërish me Ramën. (Javanews.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Gjuha e trupit e Vuçiçit dhe gjuha e turpit ndaj SHBA
Previous article MERO BAZE/ Si mund të shfajësohet Ilir Meta për videoshantazhin ndaj ambasadorit Soreca?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k