• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Ti nuk je “sovrani” Lulzim
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Ti nuk je “sovrani” Lulzim

June 4th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Edhe protesta e radhës ka degjeneruar në dhunë dhe akte rrugaçeske të paimagjinuara, duke treguar se, Lulzim Basha e ka vendosur jo vetëm të nxjerrë jashtë loje dhe jashtë ligji Partinë Demokratike, por edhe të sfidojë hapur madje dhe dhunshëm ndërkombëtarët.

Duke u fshehur siç thotë populli “pas gaxhoit” Lulzim Basha edhe kësaj here u fsheh pas “sovranit”, madje duke paralajmëruar me zërin e ngjirrur Edi Ramën se “protesta e rradhës do të dalë jashtë binarëve sepse do të vendosë sovrani”. Pra na del se deri sot, nuk ka vendosur “sovrani” por ka vendosur Lulzimi, Gazmendi, Flamuri, apo dhe ervinët e montazheve në galeritë e SHQUP-it. Pra na del se deri sot, dhuna dhe tmerri që kanë përjetuar qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, dhuna që kanë përjetuar institucionet dhe policët, ka qenë fund e krye skenar i Lulzimit, Flamurit dhe Gazmendit të tij, dhe jo i “sovranit”.

Si mundet që një kryetar partie, një kryetar opozite qoftë kjo edhe e dalë jashtë loje, të sfidojë ligjin, të tmerrojë burrat, gratë dhe fëmijët e Tiranës, si mundet që një grup ndjekësish të papërgjegjshëm të PD së Lulzimit, të trazojnë rendin e qetësinë, të djegin dynjanë, dhe strukturat e drejtësisë të heshtin?

Lulzim Basha ka kohë që tallet dhe sfidon hapur ligjin, institucionet kushtetuese, bindjet e qytetarëve, ka kohë që kërkon tu imponohet shumicës së shqiptarëve, ka kohë që i fryn ndarjes krahinore, ka kohë që sfidon në mënyrë të vazhdueshme kërkesën e ndërkombëtarëve për ndalimin e dhunës dhe nisjen e dialogut. Duke u fshehur pas “sovranit” që ai as e njeh dhe as e respekton, duke u fshehur pas një grupimi ndjekësish me maska që plagosin dhe djegin çdo javë Tiranën, Lulzimi po kthehet në problemin kryesor të shqiptarëve dhe organeve të drejtësisë.

Lulzim Basha kurrë nuk ka qenë dhe nuk është “sovrani”, kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë pjesë e tij, sepse ai hyn tek oligarkët e politikës së vjetër, hyn tek milionerët e një partie që sa kishte pushtetin, nuk la gjë pa bërë me paratë e shqiptarëve. Ti Lulzim nuk je, dhe nuk do të jesh kurrë pjesë e “sovranit” pas të cilit fshihesh edhe kur nis dhuna në protestë, pasi ti ke qenë, dhe je kundër tij.

Sovrani nuk është ai grupi i dhunës, që dirigjon ti, Flamuri dhe Gazmendi yt, nuk është celula me maska që po tmerron Tiranën çdo javë me molotovë, gurë dhe shashka, pasi sovrani ka folur dhe do të flasë qartë me ty dhe PD tënde, në 30 qershor. E vetasgjesuar politikisht, dhe e mbetur pa asnjë përkrahje si brënda dhe jashtë vendit si opozitë, duket se misionit të Lulzimit, Flamurit dhe Gazmendit të tij trimosh, po i vjen fundi.

Të tmerruar nga sinjalet e shpeshta të ndërkombëtarëve , të cilët nuk pajtohen aspak me rrugën pa krye të një opozite pa krye, grupimi i lulzimëve dhe gazmendëve, ka vendosur të kryejë këtej e tutje aktin e fundit të dramës së paramenduar, duke nisur nga 8 qershori, kur është paracaktuar protesta e rradhës. Kanë vendosur t’ja lënë në dorë “sovranit” gjithçka pritet të ndodhë , duke shpresuar të dalin “pa lagur”.

Kanë vendosur të kryejnë aktin e fundit, sulmet vandale ndaj institucioneve dhe uniformave të shtetit me çdo çmim. Paralajmërimet e Lulzimit, janë përpëlitjet e fundit të një kryetari që nuk përfaqëson më opozitarizmin në Shqipëri, por thjesht një parti, të kthyer në parcelë eksperimentale të “ustait” të vjetër të revolucioneve që pushtetin nuk e ka dashur kurrë me votë, por me dhunë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Karagjozët e Shqipërisë dhe të plagosurit e Francës
Previous article MERO BAZE/ Gënjeshtrat “gjermane” të Lulzim Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k