• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 4th, 2022
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Të ecësh nën “gjurmët” e udhëheqësit…
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Të ecësh nën “gjurmët” e udhëheqësit…

May 17th, 2022 bora.autor Blog 0 comments

Procesi i zgjedhjes së emrit për kreun e ri të shtetit, stërzgjatja e debateve dhe përdorimi i taktikave berishiste edhe nga ata që sot “nuk e duan” atë, të bind se të gjithë ecin nën “gjurmën” e udhëheqësit. Alibeaj deklaroi se “nuk na detyroni dot, nuk na shtyni dot në rrugën tuaj, duam të dalim nga skutat e politikës së vjetër të politikës së kaluar, emri i presidentit të ri duhet të dalë nga ne, dhe të votohet nga ju”. Ok, deri këtu asgjë të keqe nuk ka. Por mëkëmbësi i Bashës, nuk pranon asgjë kur del para kamerave, ndërkohë që në konferencën e kryetarëve të grupimeve parlamentare, bie dakort me Ballën për diçka tjetër.

Duket sikur të gjithë kanë marrë dhe kanë bërë shkollën e Sali Berishës. Kanë marrë prej tij mohimin e pohimit, zvarritjen, kokëfortësinë deri në arritjen e pazarit, kanë marrë prej tij mënyrën e të bërit “luftë” ndaj kundërshtarit politik, shpifin dhe e zënë hasha, dhe kur u del gënjeshtra nuk skuqen dhe nuk turpërohen. Edhe procesin e zgjedhjes së emrit, e shohin si “dredhi të Ramës, si imponim të Ballës, si kurth të shumicës”, duke mos afruar asgjë, as kriteret, as emrin, dhe as bashkëpunimin me grupin më të madh parlamentar, për të mos e futur në ngërç procesin. Edhe pse deklarohen se “ne jemi e ardhmja e Partisë Demokratike”, kur në fakt nuk janë pjesë e saj për momentin, ata edhe në tryezat e përbashkëta, nuk vlerësojnë respektin dhe ftesën e sinqertë të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Alibeaj do të mundohet deri në 23 Maj ora 16.00, ti imponohet Taulant Ballës, dhe pas afatit të përcaktuar natyrisht do të bjerë “dakort” duke arritur ndonjë pazar. Kjo është politika e skutave, që “mbolli dhe korri” Sali Berisha për 30 e ca vjet, kjo po ngjet edhe me pasardhësit e tij “progresistë”. Edi Rama e ka deklaruar qartë se “nuk presim asgjë të re nga kjo opozitë e bërë “copë e çika”, ndaj edhe procesi i zgjedhjes së emrit dhe presidentit të ri, natyrisht do të jetë brënda afateve të paracaktuara nga ligji.

Partia Demokratike e Sali Berishës,dhe ajo copëz tjetër që përfaqësohet nga Alibeaj, duan jo vetëm dështimin e procesit të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, por ato duan krijimin e një situate absurde edhe në qeverisjen e vendit. Mazhoranca socialiste, ka detyrimin të zbatojë ligjin dhe afatet kushtetuese, dhe jo të zvarrisë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, sipas orekseve të një celule opozitaristësh që stradegjikisht, ecin akoma me mendësitë e politikës së vjetër.

Në Partinë Demokratike, “akademia” Berisha, ka formëzuar të paktën 5 breza politikanësh që drejtimin dhe shikimin e kanë nga fotografia dhe imazhi i “udhëheqësit”. Ideologjia e tyre mbetet afera dhe pazari, kurse pushteti mbetet burimi i pasurimit tyre. Me këto ide dhe formula, ata janë “rritur dhe brumosur” zyrave dhe korridoreve të asaj partie, dhe vazhdojnë të tjerrin akoma dhe sot, rrjetën e vjetëruar të një politike destruktive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Zgjidheni me sfilatë Presidentin
Previous article ANALIZA/ A po përgatitet Rusia për një të ardhme pa Putinin?

bora.autor

Related Posts

LUTFI DERVISHI/ Rama dhe Qeveria e tij rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë Blog
July 2nd, 2022

LUTFI DERVISHI/ Rama dhe Qeveria e tij rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë

EDUAR ZALOSHNJA/ Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit? Blog
June 28th, 2022

EDUAR ZALOSHNJA/ Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit?

BEN ANDONI/ Buzëqeshja që të kafshon e Evropës, Ballkani dhe sëmundja e Putinit Blog
June 24th, 2022

BEN ANDONI/ Buzëqeshja që të kafshon e Evropës, Ballkani dhe sëmundja e Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

OP-ED Feb 7th, 2020
FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI Aktualitet

FALEMINDERIT "heronjve të heshtur". Budallai mbaron ku fillon... HEROI

Mar 27th, 2020
SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet Aktualitet

SKËNDER BRATAJ/ Shoferi që kërkon të bëhet deputet

Nov 19th, 2020
Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti… Blog

Kush është kryesharlatani? Koloneli i Detit i përgjigjet Berishës: Pakti i fshehtë që bëre ti…

Mar 7th, 2018
JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë? Blog

JONAS DRIEGDER/ Sa ndikim ka realisht Rusia mbi Gjermaninë?

Jul 30th, 2018
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k