• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Të çmendurit dhe hajdutët e politikës
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Të çmendurit dhe hajdutët e politikës

October 30th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Në Shqipëri ka afro 30 vjet që është konturuar tanimë kasta e politikanëve të pasur, e politikanëve të paskrupullt, e politikanëve të korruptuar, të inkriminuar, që së fundi rezultojnë  edhe të çmendur. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur pas çdo ngërçi, krize apo bojkoti institucional, mes politikanëve shqiptarë, futen ndërkombëtarët. Kur pas çdo tentative për të bërë shtetin, ndodhin drama dhe tragjedi njerësore, dhe  dhe sërish tek ne vijnë ndërkombëtarët. Degradimi mendor i personalitetit, mbetet faktori kryesor që një pjesë e mirë e politikanëve në Shqipëri, gjendet sot në mes të rrugëtimit të vendit drejt integrimit europian si pengesa kryesore. Ata janë e shkuara, por edhe shkaku që vendi sot lëngon mbi rrënojat dhe krimet e 30 viteve tranzicion i tejzgjatur. Ata janë hajdutët e pronave, shkelësit e ligjit, shkatërruesit e institucioneve, baltosësit e Kushtetutës, dhunuesit e vlerave qytetare të këtij vendi.

Gjithçka ka nisur pas 1992. Natyrisht që ka patur një plan ogurzi, që pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, që Shqipëria të  rrudhej, fshatrat të braktiseshin, vendi të shkretohej, pasuritë e vendit të vidheshin apo shiteshin për 5 lekë. Ai plan u zbatua pikëpërpikë, nga ata që sot ulurasin për “vjedhjet dhe korrupsionin e qeverisë Rama”, nga ata që e rrethuan Tiranën dhe Durrësin nga barraket mesjetare me të gënjyer dhe të mashtruar, të cilët i përdorën si kavie për votat dhe betejat e tyre vrastare politike  dhe jo vetëm. Nuk ka vend në botë, të mbajë në politikë të çmëndurit dhe hajdutët siç i mbajmë akoma ne, nuk ka vend në botë të tolerojë delirantët dhe matrapazët e politikës, tek i sheh tu bëjnë moralin dhe tu kërkojnë  pushtetin shqiptarëve, sikur të mos ketë ndodhur asgjë madje. Shqipëria  ka nevojë urgjente për spastrimin e politikës, si një ndër fushat e “minuara” që pengojnë reformat, zhvillimin, projektet e transformimit rrënjësor të vendit, qasjen ndaj BE, dhe përsosjen e institucioneve ligjzbatuese.

Të çmëndurit dhe hajdutët e politikës, janë sot “lënda e parë” për organet e reja të drejtësisë. Ata janë shtuar si vemjet, dhe kanë akoma influencë në partitë që komandojnë. Ata kurrë nuk kanë patur kurajon të drejtojnë forcat e tyre politike mbi rezultate votimesh të lira, ata kurrë nuk kanë patur kurajon të përballen brënda partive të tyre me fjalën e lirë, por kanë shtypur gjithçka që lidhej me demokracinë, duke deformuar gjithçka me mjetet e dhunës verbale dhe fizike. Për afro 30 vjet në politikën shqiptare, sunduan bajraktarët e shitur, mercenarët e blerë nga shërbimet e huaja, duke shpërfytyruar çdo bukuri njerësore dhe natyrore të vendit. Ata sot janë personazhet e një “epoke para gjyqit”, për të cilët drejtësia e re, duhet të mos heshtë. Ata kanë paranë, ata kanë blerë detin, rërën, malet, fushat, ata kanë blerë për afro 3 dekada vota shqiptarësh dhe kanë rrëmbyer pushtetin, dhe po synojnë sërish të bëjnë të njëjtën gjë edhe në 25 Prill 2021, për të risjellë dramën elektorale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Lulzim Basha dhe kompleksi i kukullës
Previous article GËZIM BASHA/ President qesharak, s’na ndahen karagjozët. Ta gëzojë Baftjari, me raki nga Skrapari

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k