• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Sikur PD të ishte më shumë demokratike
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Sikur PD të ishte më shumë demokratike

August 4th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Partinë nuk e bën emri, as shoqatën, as fondacionin, dhe as institucionin, por e bëjnë njerëzit që kontribojnë brënda tyre, e bëjnë serioziteti dhe angazhimi profesional, me të cilat ato përmbushin misionin e paracaktuar me ligj, statut ose programe politike.

E thënë ndryshe, një parti nuk mund të jetë demokratike sepse ka emrin “Demokratike” dhe e kundërta një parti nuk mund të jetë socialiste, sepse ka emrin “Socialiste” apo “Komuniste”. Edhe pse kanë kaluar mbi 28 vjet nga formimi i të parës parti opozitare në Shqipërinë e postkomunizmit, duket se PD ka mbetur ajo që ishte, me defekte dhe mangësi të theksuara në rrugën e saj të gjatë të bërjes politikë, shtet, apo dhe në jetën e saj të brëndshme.

Ata që kanë qenë pjestarë të momenteve të para të krijimit të PD, ata që lidhën kokën dhe u futën në grevën e urisë në 1991, ata që u përballën me Ramiz Alinë dhe Sigurimin e Shtetit, ata që u rrahën me shkopinj gome në godinat e Qytetit Studenti apo stacionet e trenave, janë sot jashtë rradhëve të PD, kanë shkuar në emigrim dhe as u dihet nami dhe nishani në regjistrat e asaj partie.

E krijuar si një forcë politike me ide të qarta demokratike, me një program të ri krejtësisht djathtist, PD e sotme nuk ngjet fare me atë të 28 viteve më parë.

Ajo sot nuk është aq demokratike sa ne besonim, ajo sot nuk është aq e hapur sa ne besonim, ajo sot nuk është aq e pastër sa besonin shumica e shqiptarëve. Rruga mbi të cilën ka ecur dhe po ecën aktualisht PD, është gjithë “gropa”, është rrugë e ndarë në pjesë-pjesë, ku natyrisht pjesa e “luanit” i takon udhëheqësit, dhe ajo çfarë mbetet besnikëve të tij.

Eh sikur të ishte më shumë demokratike PD e sotme. Natyrisht nuk do të ishte katandisur siç është katandisur sot kjo parti, do të kishte më shumë hapësira për intelektualët, rininë, elitën e shkolluar në perëndim, gratë dhe vajzat, do të kishte forume dhe struktura të lira, dhe jo të ndrydhura, do të kishte lirinë e fjalës dhe jo dhunën ndaj saj, do të kishte qëndrimet kundër, dhe jo përjashtimin e tyre.

Shpesh dëgjojmë të thuhet se “në PS ka më shumë liri fjale dhe më shumë demokraci”, dhe shpesh njerëzit mendojnë se është çështje individi, por mendoj se edhe çështje mentaliteti.

Të largosh nga partia me dhunë verbale dhe fizike ata që e krijuan dhe ftuan 1 milion shqiptarë të ishin anëtarë të saj, dhe ta katandisësh sot në shoqatë, kjo nuk ka të bëjë vetëm me çështje individi, por me një linjë të ashpër drejtimi, të mbështetur nga ata që nuk e kanë dashur dhe nuk e duan edhe sot lirinë dhe demokracinë e brëndshme në Partinë Demokratike. Eh sikur PD të ishte më shumë demokratike.

Natyrisht nuk do të ishte kthyer në pronë të një njeriu dhe një kaste, e cila po e degradon atë deri në kufinjtë ekstremë.

Mbytja e zërave kundër udhëheqësit, përjashtimi dhe flakja jashtë PD e pjesës më kontribuese të saj në vite, apo krijimi i celulave ndëshkuese ndaj atyre që flasin lart e poshtë kundër shefit të “madh”, tregojnë qartë se në PD e sotme jo vetëm mungon liria e demokracia, por nuk ka gjasa të ketë fenomene të tilla edhe për 30 vjet të tjera.

Eh sikur PD të ishte demokratike, edhe Shqipëria do të ishte ndryshe, edhe rruga e saj ndrejt integrimit dhe progresit do të ishte ndryshe, edhe korrupsioni dhe fenomenet e tjera negative do të ishin zvogëluar.

Por fatkeqësisht nuk është kështu. Mbajtja e asaj partie nën thundrën e “udhëheqësit”, drejtimi marksist që ajo parti ka në strukturat e saj qëndrore (sepse ato lokale nuk ekzistojnë pothuajse fare) kanë zbehur pothuajse fare jo vetëm simbolikën me “dy gishta”, por edhe emrin dhe misionin e saj.

PD e sotme më tepër ngjet me një parti M-L si ato të Amerikës Latine, se sa me një parti, e cila nga dita e krijimit u kthye në promotore e zhvillimeve kryesore politike në Shqipërinë postkomuniste. Eh sikur PD të ishte demokratike

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Pazari i tokave Thaçi-Vuçiç, loja me zjarrin që mund t’i djegë të gjithë!
Previous article MERO BAZE/ Hashim Thaçi nuk gënjen për Berishën, por për vete!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k