• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Si quhesh kur fiton beteja me të keqen?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Si quhesh kur fiton beteja me të keqen?

April 2nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Në SHQUP, asnjëherë nuk e kanë ditur si mund të quhet një njeri që fiton betejën me të keqen. Atje “betejat” janë shpikur dhe janë fituar gjithmonë nga i vetmi dhe i fundit  njeri, nga Doktor Berisha. Në SHQUP, nuk e dinë, dhe as nuk e kanë provuar se si fitohet, si luftohet, si nderohet, si përballohet, si kontrollohet dhe si mbahet  fort  fitorja, sepse i pari dhe i vetmi i tyre, nuk ka patur nevojë ta ushtrojë këtë “profesion”.

Të fitosh beteja sot, është  sprovë e vështirë, dhe kjo vlen nga qytetari më i thjeshtë, deri tek kryeministri apo presidenti i një  vendit. Në Shqipëri, sprova të tilla, i ka kaluar dhe po i kalon me sukses vetëm  Edi Rama.

Ky njeri  erdhi në pushtet me votën e lirë të mbi 1 milion shqiptarëve, fitoi sërish pushtetin me votën e tyre, (madje pa aleatë) ngriti kollonat e shembura të shtetit ligjor, i hyri me inat rrugës  së reformave, rreshtoi  ish-opozitën të votonte reformën në drejtësi (paçka se pastaj doli kundër), ringriti  ekonominë, biznesin, ringriti  sistemin bankar dhe dinjitetin e shqiptarëve në Europë, ringriti  forcën e ligjit, dhe erdhi një ditë që të përballej me sprovën e madhe….tërmetin e tmerrshëm të 26 Nëntorit 2019.

E përballoi, e sfidoi, i sistemoi shqiptarët në kohë rekord, dhe  arriti të marrë nga e gjithë bota ndihma, dhe një  akord  financiar mbi 1 miliardë euro për rindërtimin. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Edi Rama do të përballej  sërish pas  afro 90 ditësh, me një tjetër sprovë, kësaj here  një “armik” i padukshëm, por shumë  i rrezikshëm. Ishte i pari  që e sfidoi, i  vuri gjoksin, trupin, mëndjen, fuqinë ekonomike dhe potencialet njerëzore, për të mos rrezikuar jetën e shqiptarëve.

Në kohë rekord  Edi Rama, “detyroi” dhe mbylli në karantinë (atë që akoma dhe sot nuk e kanë bërë edhe shumë vende) shumicën e shqiptarëve, ku  nuk  mungoi  kujdesi  maksimal  për moshën e tretë. Nuk  pyeti  ky njeri, se kush  do ta ndihmonte politikisht, nuk  pyeti  ky  njeri  as për lëvdata dhe ofiqe, ashtu  siç nuk pyeti  edhe për “gërricjet” e SHQUP-it, që vinin herë me deklarata dhe  herë me video të regjistruara nga dhomat e montazhit nga sekretarët e “imunizuar”.

Edi Rama e ka fituar betejën, e ka fituar sepse ai është multidimensional, punon për shqiptarët, ekonominë e vendit,  bizneset e tyre, punon për  arsimin, shëndetsinë, dhe nuk harron edhe politikën e jashtme. Edi Rama  nuk pyet shumë për “çimkat” që lëvizin në  frëngjitë  e SHQUP-it, pasi në të kundërtën, nuk do të kishte nisur  dhe fituar asnjë betejë, siç ka bërë deri sot. Edi Rama  ka patur gjithmonë  fat në politikë, aq më tepër kur mendon dhe shikon se si  kundërshtari  i tij, përpiqet  dhe përpëlitet ti ngjasë, ta kopjojë, ta  godasë dhe  ta  dëmtojë  me …..fitoret e tij. Ky  është Edi Rama, njeriu i betejave, dhe në  fund  të fundit, e meriton  ta quash  pa mburrje  dhe  servilizëm, Burrë  Shteti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ Testime masive, testime sipas siptomave, apo…
Previous article BERJANA MOLLA/ Autizmi: Unë jam si ti!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k