• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Qafirët, si aleatë të coronavirusit
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Qafirët, si aleatë të coronavirusit

April 6th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Qafirët e politikës së vjetër në Shqipëri, janë aleatët më të mirë të një situate të tillë, për të mos thënë më të zellshmit e coronavirusit.

Ata kanë 1 muaj që grinden me vehten, grinden me qeverinë, grinden me shqiptarët, thërrasin “urra” kur rritet numëri i të infektuarve dhe atyre që humbin betejën me virusin misterioz, grinden me mjekët, infermierët edhe kur kryejnë misionin e tyre fisnik, edhe kur ata nisen drejt  një vendi mik për ti ndihmuar, grinden qafirët me kryeministrin  e vendit, gjithmonë kur ai del në ekrane dhe ripërsërit këshillat, masat rradikale aq të nevojshme, grinden ata me vendimet e qeverisë që lehtësojnë xhepat e shqiptarëve dhe arkën e biznesit.

Qafirët e politikës së vjetër, nuk po lenë ditë dhe natë pa shpikur dhe shpifur për “firma fantazëm” për “tendera korruptivë” apo edhe për “harxhime luksi”, në një kohë që milionerët e tyre të pacipë, deri sot nuk kanë kontribuar as edhe 1 qindarkë për familjet në vështirësi ekonomike.

Dalin njëri pas tjetrit, qafirët e ngopur me ushqime të standartizuara dhe miliona të zhvatura, dhe u bëjnë moralistin atyre që dalin me siklet dhe bëjnë ndonjë pazar tek tregu lagjes, duke blerë ndonjë  miell, sheqer, apo kg mollë për fëmijët e tyre.

Tallen qafirët, edhe me mësuesit dhe policët, tallen edhe me ushtarakët dhe drejtuesit e tyre, sepse kështu u thotë “sulltani”, të shpifim dhe shpikim sa më shumë në kohë të tilla, “për të mbposhtur Edi Ramën”.

Atyre nuk u bën asnjë përshtypje, heroizmi  i mjekëve, infermierëve, bashkiakëve, policisë, ushtrisë, tatimorëve dhe punonjësve të terrenit, nuk u bën përshtypje atyre as ndihma e madhe e vullnetarëve në çdo bashki të vendi, që po trokasin në çdo derë hallexhiu, dhe po ndihmojnë me ushqime dhe medikamente.

Atyre u bën përshtypje  vetëm Voltana, “ankesat” e saj  apo “akuzat” e saj për qeverinë, dhe fërkojnë duart  kur  në Shkodër, shënohet ndonjë rast i ri me coronavirus. Qafirët  mezi  presin rastin, që Edi Rama të dalë në rrjetet sociale dhe të komunikojë on-line me shqiptarët, sepse do ti “kapin” atij ndonjë fjalë, për ta bërë kryefjalë të deklaratës së shtypit.

Gjithsesi kjo  situatë, (apo kjo luftë siç e quan Rama) shënoi edhe një ndasi  tjetër, rreshtoi  në  njërën  anë heronjtë e saj , dhe në tjetrën qafirët, bashibozukët,  dhe  aleatët besnikë dhe të zhurmshëm  të coronavirusit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Hasi e Shkodra, "Kampionë" të prillit
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Çfarë do të bëjmë kur të dalim nga shtëpitë?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k