• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Pushteti i medias, opozita dhe integrimi në BE
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Pushteti i medias, opozita dhe integrimi në BE

January 18th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Roli apo “pushteti” i medias, në zhvillimet politiko-shoqërore të Shqiprisë, ka qenë dhe mbetet vendimtar, pavarsisht se shpesh politika e ka etiketuar atë edhe si “të anëshme”, por ama duke mos i mohuar vlerat. Nga historia e ndryshimit të sistemeve , kemi mësuar se ndryshimet politike kanë patur si shtysë kryesore pikërisht edhe rolin e medias. Por sa ka ndikuar edhe në Shqipëri , pushteti mediatik në zhvillimet dhe ndryshimet politiko-shoqëror?

Pas daljes nga izolimi dhe përmbysja e sistemit totalitar, edhe në Shqipëri, ky rol dhe ky pushtet, ka marrë një dimension të ri. Fakti është se, media luan një rol vendimtar në raportim, por edhe në formëzimin e politikave dhe zhvillimeve rajonale e më gjerë. Procesi i integrimit të Shqipërisë si dhe debati rreth problematikave të tij, meriton dhe kërkon maksimalisht edhe angazhimin e mediave, pasi nga ky proces varet edhe nga suksesi i tyre . Në Shqipëri partitë politike në opozitë duken dhe hiqen sikur janë të “përkushtuara” për progresin e vendit dhe integrimin në BE, por në fakt ato veprojnë krejt kundër tyre.

Rasti më flagrant mbetet ai i opozitës aktuale të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, të cilët në kundërshtim me rolin dhe pozitën që duhej të kishin pikërisht tani, kur vendi përjeton procesin e reformimit total të sistemit të drejtësisë, dhe ndoshet në pragun e vendimit të BE për hapjen e negociatave, po bëjnë thirrjet dhe përpëlitjet e tyre të dështuara për “protesta popullore”. Por ndryshe nga politika e opozitës, statistikat flasin për afro 85 per qind të njerësve të thjeshtë, që janë “pro” hyrjes në Bashkimin Europian, dëshirë e cila është shumë pozitive dhe po ecën paralelisht me ambiciet dhe planet e Brukselit për të integruar Shqipërinë në këtë familje të madhe.

Politikisht ky plan ka një kombinim perfekt, por gjithsesi edhe progresi i Shqipërisë deri sot, ka qenë i shpejtë dhe pozitiv në disa drejtime kryesore, duke përmbushur kështu shumicën e kushteve . Shqipëria dukej sikur nuk kishte shanse për të marrë statusin kandidat për në BE dhe hapjen e negociatave deri para 4-5 vitesh, por duket se zhvillimet progresiste të pas vitit 2014 ndikuan pozitivisht. Në rrafshin ballkanik, në ndryshim me ne, Serbia është vendi ku sipas sondazheve përkrahja ndaj BE është më i ulët, por qeveria e atij vendi po arrin rezultate dhe ka ecur përpara.

Media e çdo vendi, ka një rol vendimtar për të analizuar dhe ngushtuar hendekun, dhe për të eksploruar se kush punon mirë dhe kush punon keq. Mbetet jetike që roli i medias të mos fokusohet vetëm tek raportimi me tituj gazetash i vendimeve, apo të amplifikojë reagimet politike, por media duhet të analizojë, shpjegojë dhe informojë publikun e gjerë. Media ka një rol të rëndësishëm në shpjegimin e problemeve teknike dhe në interpretimin drejt të kërkesave të BE, në investigimin e reagimeve politike dhe progresit të bërë deri sot në Shqipëri.

E rëndësishme është që media duhet të shikojë përtej optikës së politikës, dhe duhet të japë pikëpamje e veta, duke krijuar hapësirë për debat të pavarur politik dhe publik . Zgjerimi i BE-se shihet si një mundësi strategjike për Shqipërinë dhe Ballkanin në tërësi. Është një shans për të rritur sigurinë dhe progresin e vendit , dhe kjo realizohet vetëm kur ne miratojmë standarde të përbashkëta europiane. Procesi i anëtarësimit është projektuar për të arritur standarde europiane, ndaj ai është një projekt gjithëpërfshirës, ku padyshim edhe media ka vendin e saj.

Integrimi Europian i Shqipërisë është një projekt kombëtar , dhe do të funksionojë vetëm nëse të gjitha institucionet dhe faktori politik (kryesisht opozita) përkushtohet për realizimin e reformave, për të përmirësuar jetën e shqiptarëve. Media në Shqipëri ka një rol themelor në zhvillimet politiko- shoqërore , duke përçuar tek opinioni gjithçka duhet për ta kuptuar këtë proces si angazhim maksimal të gjithkujt. Debatet në media, mbeten pjesë e axhendës së proceseve integruese në BE të Shqipërisë.

Media duke qenë pushtet , mund ti kërkojë llogari qeverive, pasi qytetarët kanë nevojë për lajme të vërteta dhe të pavarura, të cilave mund tu besojnë. Qytetarët kanë nevojë për lajme të drejta dhe të sakta, aq më tepër sot lidhur me fatet e integrimit, zhvillimit dhe anëtarësimit të vendit në ëndrrën e madhe drejt Bashkimit Europian, dhe jo për intriga, mashtrime, dhe hipokrizi “frontesh opozitare” që duan të ringjallin frikën, tensionet dhe mosbesimin tek shqiptarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATJON BAZE/ Mediokriteti që ka mbuluar FSHF-në
Previous article FRANKLIN FOER/ Mediat dhe “Fejsbuku”, fundi i një “dashurie” që duhej të kish mbaruar kohë më parë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k