• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Pse Saliu nuk e mund dot Edin..
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Pse Saliu nuk e mund dot Edin..

January 23rd, 2025 F.autor Blog 0 comments

Sali Berisha, as nuk e kishte menduar se, kur Edi Rama do të merrte pushtetin me mbi 1 milion vota, do të rrinte kaq gjatë. As nuk e kishte menduar dhe besuar, se fuqia e tij bindëse dhe shpresuese, ishte kaq e madhe. As e kishte menduar se, ai, Edi Rama, do të arrinte të kishte kaq shumë mbështetje të brendshme dhe nderkombetare, sa që Berisha nuk e ka arritur kurrë. Edhe sot e kësaj dite, në mimikën dhe fjalët e Berishës, duket qartë se, ai nuk e mund dot Edi Ramën. Jo se “vjedh votat, apo ble komisionerët”.

Këto janë profka katundi. U iku koha, dhe u doli boja. Berisha e ka kuptuar se, përballë ka njeriun dhe politikanin e paepur, që bën për vehte me karizmën dhe fjalët e tij komunikuese, çdo shqiptar. Nuk është e tepërt të them se, ka arritur të marrë në Partinë Socialiste edhe qindar demokratë. Dhe e dini  pse ? Sepse tek Berisha demokratët nuk shohin “dritë jeshile”, nuk shohin ndryshimin, balancimin, arritjen e suksesit, fjalën e mbajtur, pushtetin e konsoliduar, dhe zbatimin e ligjit me “kokëderrësi”. Me Edi Ramën nuk ka shaka, kur ai vendos të bëjë investimin, ligjin, ndryshimin, reformën, shtetin.

Kjo ka qenë dhe mbetet, shkeku pse Saliu nuk fiton dot me Edi Ramën. Kjo dhe shumë arsye të tjera të qenësishme, e bëjnë të pamundur fitoren e PD dhe Berishës edhe në 11 Maj. Të mundësh Edin, do të thotë të mundësh “malin”, do të thotë ti kesh mbushur mëndjen 1 milion shqiptarëve se “unë vlej, dhe ai jo”. Kur në fakt ka ndodhur dhe po ndodh e kundërta. Edhe pse Berisha del çdo ditë nga “frëngjia” nga ku “denoncon, akuzon, heton dhe gjykon”, sërish mbështetja për Edi Ramën rritet. E habitshme, por reale.  Kjo po e mërzit dhe tërbon Berishën. Ai e ka të qartë se, nuk e mund dot Edin edhe në 11 Maj.

Ai e ka të qartë se, me një Shqipëri të ndryshuar, që po ecën me ritmin e “trenit expres”, nuk ka Berishës ta ndalë fitoren e Edit. Ka kohë që Berisha thërret në seli, “ekspertë dhe analistë”, nga ku përpiqet të krijojë edhe programin e tij të fushatës. Por e sheh se përballë Edit, e ka të pamundur. Edhe ndonjë këshillë që i japin se “e kemi të vështirë serish Doktor”, ai mundohet ta transformojë në teori kurajoze, me shpresën se do ti marrë aq deputetë sa mori në 1997.

Largimi i shumë prej aleatëve nga PD-ja, ishte një tjetër goditje frontale të cilën Berisha nuk e priste. Për humbjen, natyrisht një prej arsyeve që do të nxjerrë ai, pas 11 Majit, mbetet edhe “ndikimi i njollës amerikane në biografi”. Por e vërteta mbetet e vërtetë. Berisha nuk e mund dot Edin në tapetin electoral, sot e mot-mot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane
Previous article BEN BLUSHI/ Çfarë duhet të presim nga Donald Trump

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k