• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 18th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Pse duket i pabesueshëm Salianji
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Pse duket i pabesueshëm Salianji

December 1st, 2025 F.autor Blog 0 comments

Lajmet e përhapura në disa media (nuk po diskutoj vërtetësinë e tyre) se “Ervin Salianji dhe ndonjë tjetër na paskëshin “ngritur krye ndaj Berishës”, më duken se janë tymnaja si ngahera. Më duket krejt e pabesueshme, që Salianji apo edhe ndonjë si Alimehmeti, të mblidhen në kafene dhe të diskutojnë “si ta hedhim nga froni Saliun”. Duket si ato mbledhjet e debatikasve në 1942, që mblidheshin disa nga kalamajtë e lagjes dhe thonin “si ta rrëzojmë fashizmin”. Nejse, edhe po ta marrim të mirëqenë faktin se ata, vërtetë “duan ta rrëzojnë Berishën”, apo dhe të ngrenë “fraksion brënda asaj partie” (gjë e cila nuk pi ujë në PD) dua të them se, gjërat nuk bëhen në kafene dhe larg syrit të selisë dhe mediave.

Ata që vendosin të ngrenë fraksionin, dhe të ngrihen hapur ndaj diktatit të kryetarit, apo të kenë ndonjë mospajtueshmëri me drejtimin e partisë, nuk presin dhe nuk fjalosen kafeneve. Në rast se takimi i tyre, ka patur tjetër qëllim, pra për tu takuar me bazën thjesht si takim rutinë, dhe është trumbetuar si “nisje e kryengritjes brënda partisë”, këtu ndryshon puna. Në PD, ka kohë që përflitet , madje qysh nga koha e Lul Bashës se “brënda partisë ka njerëz që po ngrihen kundër frymës dhe drejtimit të PD”. Kundërshti të llojeve të tjera ka patur vazhdimisht, por në PD, më tepër ato janë nga qejfmbetjet “pse më hoqe nga lista e kandidatëve për deputet, pse më hoqe nga lista e kryesisë apo këshillit kombetar”.

Në PD, kurrë nuk ka patur dhe nuk do të ketë “KPD Socialiste” si në kohën e Fatos Nanos, apo si diskutime të asaj KPD-je nga “stekat” e vjetra të PS-së, aq më tepër kur socialistët kishin pushtetin, dhe fjalimet kundershtuese ndaj Nanos jepeshin live në televizione. Pra, në PD, as mos prisni të ketë lëvizje të tilla, aq më tepër nga salianjër, alimehmetër, apo dhe nga çdo tjetër. Saliu ata i shtyp me “rrul”. Kjo për faktin sepse Berisha, si dje dhe sot, e ka manipuluar mrekullisht një pjesë të mirë të bazës së PD. Në atë parti, çdo qejfmbetje ka qenë dhe mbetet për listat. Kurrë nuk ka patur (edhe në kohën e Imamit dhe Cekës kur u larguan) emra dhe grupime të cilat do ti bënin ballë “rrulit” shtypës të Saliut.
Ata thjesht janë parë si aventurierë të përkohshëm, dhe pas 2-3 vitesh janë rikthyer tek Saliu me kokën ulur. Kanë marrë ndonjë post ministri apo drejtori të madh, dhe pas asaj e kanë mohuar “kategorikisht” se kanë qenë kundër Berishës. Ndaj dhe nuk e besoj Salianjin apo Alimehmetin bashkë me ata që kanë patur ata në kafene. Këto janë thjesht “grimca humoristike për fundivit”. Pra, hajde të themi se “edhe në PD ka nisur të ndjehet lëvizja çartiste”, por që as sot dhe as nesër, ata nuk kanë arritur, dhe nuk do të arrijnë gjë”.

Hamendësitë mund të bien poshtë, vetëm në rast se Salianji, Alimehmeti dhe ndonjë tjetër, ikin dhe nisin formimin e ndonjë partiçke të re. Natyrisht kjo do të ishte “vetëvrasje politike” prej tyre. Ndaj them, se nuk e besoj aspak “shashkën tymuese” e cila ka gjasa të jetë kurdisur më shumë nga Sali Berisha, për të zhvendosur vëmëndjen, se ata që po përgojohen prej ditësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ A është gati Opozita për zgjedhjet e parakohshme?!
Previous article MERO BAZE/ PD është e tmerruar që udhëheqësi real i opozitës është Altin Dumani

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Blog Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k