• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Pse Berisha kërkon qeveri teknike?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Pse Berisha kërkon qeveri teknike?

December 4th, 2024 F.autor Blog 0 comments

Berisha nuk rresht së kërkuari “qeveri teknike”. E kërkon dhe mendon, ose edhe e beson se “vetëm me qeveri teknike mund t’ja dalë me Edi Ramën”. Në 2017 qeveria e përbashkët “teknike”, dihet si vajti. Partia Demokratike edhe pse kishte në atë “mixqeveri” ministrat e saj, humbi në mënyrë spektakolare. Kur Basha u divorcua nga Berisha, atëhere doli se “takimi në mesnatë me Edi Ramën, na qenkësh pazari dhe shkaku humbjes”.

Qeveria teknike, e cila nuk besoj se do të bëhet realitet, mbetet alibia më e fortë e Berishës, me të cilën ai do të mund të justifikojë humbjen në Majin e 2025. Por edhe sikur Edi Rama të pranonte qeveri teknike, dhe Berisha të kishte në atë qeveri ministrat e tij, a thua se do të ndryshonte gjë ?
Kjo për faktin sepse mungesa e forcës bindëse dhe bashkuese e ka dëmtuar rëndë opozitën. Po ashtu akuzat për ish-kryeministrin, sot kryetar PD-je, dhe deputetët e tij në muajt e fundit, hapja e hetimeve nga SPAK ndaj atyre që deri dje digjnin karriget, dhe na paskëshin patur goxha pasuri të “vënë me djersën e ballit”, e ka dëmtuar rëndë imazhin e demokratëve në popull. Qeveri teknike ? Po pse çfarë efekti ka një qeveri teknike në popull, kur partia që e kërkon atë, nuk ka as më të voglin rritje të kredibilitetit elektoral.

Lojërat e Berishës, janë sot pjesë e skenarëve, me të cilët ai manipulon jo vetëm të vetët, por po kërkon të bëjë “budallenj” edhe shqiptarët. Në PD, brënda asaj selie, ka kohë që po hartohen lista me emra ministrash, zv.ministrash, drejtorë drejtorish, drejtorë policie, dhe gjithfarë postesh të tjera. Berisha është mjeshtër i manipulimeve.

Ai e di fare mirë se , të fitosh ndaj Edi Ramës sot, kur Shqipëria ka arritur majat, në ekonomi, investime, fushën e integrimit europian, apo dhe mbështetjes ndërkombëtare, duhet një angazhim maksimal i një grupimi të madh specialistësh të fushave të ndryshme, gjë e cila i mungon kësaj PD-je. Po ashtu të fitosh ndaj Edi Ramës sot (pra të themi të vërtetën) kur Tirana është kthyer në kryeqendrën e takimeve nga strukturat më të rëndësishme të BE-së, është njëlloj sikur të thuash se “dua të bijën e priftit për nuse, kur ty nuk të qasin në fshat”.

Qeveria teknike, mbetet e rëndësishme kur një vend, kalon situata dhe kriza të thella politike dhe institucionale. Por kur në Shqipëri nuk ka krizë politike, por divergjenca të thella brënda kampit dhe partisë opozitare, kur mbizotëron normaliteti, dhe institucionet ligjzbatuese janë në funksionim të plotë, nuk ka nevojë për qeveri teknike. Nuk mund ti imponohesh një qeverie legjitime, një Parlamenti legjitim, me forma rruge dhe dhune, duke shkelur Kushtetutën.

Berisha do ta kërkojë qeverinë teknike, deri ditën e fundit para nisjes së fushatës, pastaj do ti kthehet me akuza Edi Ramës deri ditën e votimeve, duke justifikuar kështu edhe në 2025, humbjen e tij të re, përballë kryeministrit të Shqipërisë dhe Partisë Socialiste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Pse nuk ngjisin opozitarët e rinj populistë në Shqipëri?
Previous article MERO BAZE/ Pasioni i Berishës për një “SPAK paralel” që heton SPAK-un

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k