• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Protesta mbaroi, tani vjen pensioni politik
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Protesta mbaroi, tani vjen pensioni politik

January 29th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Ja dhe protesta mbaroi, ashtu siç nisi edhe u bitis, siç thotë populli “si puna angari”. Kishin kurajon, guxuan dhe tentuan të dilnin në bazë, të takonin të harruarit, ti ftonin në protestën e madhe “popullore” për të rrëzuar qeverinë Rama, i sollën me autobuzë dhe forgonë, u mbajtën fjalimin e mërzitshëm, dhe i përcollën me buzëqeshjen hipokrite.

Asgjë nuk ndryshoi, asgjë nuk ishte menduar të ndryshohej, asgjë nuk pritet të ndryshonte në fushëbetejën e asaj që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi e pagëzuan  si  “opozita e bashkuar”.

Kjo pasi, kjo opozitë nuk ka as bashkim, as mision, kjo opozitë nuk ka as besueshmëri as  seriozitet, nuk ka as liderë por ka veç  kryetarë të pazgjedhur.

Kjo është opozita e rreme e milionerëve, kjo është opozita e fundit që Shqipëria dhe shqiptarët kishin fatin e keq ta provonin, pasi këtej e tutje  ata do ti nxjerrin përfundimisht në pensionin politik, ndoshta punë muajsh.

Në sheshin e protestës erdhën ndoshta për herën e fundit, ata që besuan se “Luli dhe Monika e kanë seriozisht vendimin e tyre për ta rrëzuar qeverinë Rama”.

Por ata u gabuan, ata u zhgënjyen edhe më shumë kur në tribunë  hipën një e nga një kryetarët e biznespartive dhe u folën për “korrupsionin, dhe varfërinë e shqiptarëve” atyre që kishin ardhur me  autobuzë të parapaguar.

Shqiptarët e ndershëm (dhe jo bashibozukët) nuk gënjehen më, ata e duan vendin e tyre, ata e duan familjen e tyre duke kërkuar  rendin, qetësinë, ekonominë, dinjitetin, integrimin, rrugët e hapura drejt  Europës, mbështetjen ndërkombëtare, pasi nuk duan anarshinë, nuk duan destabilitetin, nuk duan rrumpallën dhe krismat e armëve, pasi duan punësimin e ndershëm dhe jo punësimin e paligjshëm,  pasi  duan zbatim të ligjit dhe jo shkeljen e tij nga pushtetmbajtësit e çdo ngjyrimi politik.

Protesta “e fuqishme popullore” mbaroi, duke lënë pas shijen e hidhur të takimeve tinzare të milionerëve opozitarë, që  i shërbejnë me zell vetëm xhepave të tyre, edhe pse zbritën në rrethe për të takuar  ndoshta për herën e fundit si politikanë dhe drejtues partish bazën. Kjo pasi ata i pret pensioni politik, ata nuk janë më opozita, ata nuk janë më të besueshëm pas dështimit në protestën e 27 janarit  para Kryeministrisë.

Asnjë prej tyre nuk foli me protestuesit, të gjithë folën për karriget e pushtetit, të gjithë kishin sytë ziliqarë  nga zyra e Ramës, jo nga hallexhinjtë e ardhur me autobuzë nga rrethet.

Në atë protestë foli edhe Monika, duke u kujtuar hallexhinjve se “se Edi Rama është vetëm, ne jemi shumica”.

Kaq të dëgjoje dhe tja mbathje nga ai shesh. Si mundet që Monika të japë  leksione  antiqeveritare, kur ajo dhe Ilir Meta prej 20 vitesh janë pjesë e të gjitha qeverive deri në 25 qershor 2017, kur ju pre çdo burim fitimprurës nga pushteti.

Si mundet që ata që mbushëm atë shesh në emër të “demokracisë” të dëgjojnë Monikën t’ju flasë për “krimin qeveritar, për korrupsionin, për përmbysjen e qeverisë Rama”, kur ajo dhe shpura e saj qeverisëse  të paktën për 8 vitet e fundit, janë sot objekti i akuzave, denoncimeve nga KLSH dhe Prokuroria.

Protesta e 27 janarit, ishte më tepër një garë force mes PD-LSI, se një protestë e cila “do të rrëzonte qeverinë Rama”.

Duke mos harruar faktin se Monika  e LSI në protestën që u bë në sallë  dhe  jashtë Parlamentit, ishte më aktive se Luli, frika e këtij të fundit ishte se ndoshta e njëjta  gjë  do të ndodhte dhe më 27 janar, ku LSI  u përpoq të faktorizohej si partia kryesore “opozitare” por pa sukses.

Ndërkohë edhe pse Luli  kishte urdhëruar që “militantëve tu vihen në dispozicion autobusë falas”, baza e zhgënjyer e PD nuk ju përgjigj, duke i hapur rrugën  jo vazhdimësisë, por pensionit politik  të kryetarit  të 22 korrikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN FUGA/ Plehraxhiu
Previous article ALTIN KETRO/ SKANER PS-së dhe PD-së për 24 personalitetet që i kanë ofruar politikës në 27 vite

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k