• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Protesta e PD, dështim dhe skenar dhune
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Protesta e PD, dështim dhe skenar dhune

May 26th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Eshtë mbyllur “para afatit” protesta më e dobët në krejt historinë e Partisë Demokratike, ajo e zhvilluar të shtunën e 26 majit. Ishte protesta më e paorganizuar, ishte protesta më kaotike, ishte protesta më diletanteske, që kjo parti ka zhvilluar ndonjëherë në historinë e protestave të saj. Të mbledhur nga rrethet, me lutje, oferta dhe forma të tjera shumë kompromentuese, “protestuesit” e Lulzimit , Ervinit, Enkeledit e kompani, të ardhur edhe kësaj here me autobuzë të parapaguar, ishin sa të paktë aq edhe agresivë.

Duke zbatuar pikë për pikë, skenarin e Ervinit dhe Enkeledit, protestuesit “paqësorë” duke harruar se monitorohen në çdo sekondë nga organizmat ndërkombëtare, nuk kursyen qysh në fillim, as tymueset dhe as thirrjet kërcënuese dhe antikushtetuese. Fjalimi i Lulzim Bashës, që më tepër ishte si një material i pergatitur imtësisht nga Ervini dhe Enkeledi se sa nga një lider opozite, jo vetëm nuk ka patur rrugë alternative për një parti opozitare, por është orientuar thjesht si argument i marrë nga videopërgjimet e Babales.

Protesta e djeshme e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, (me subjekt Babalen) ku spikaste edhe mungesa e flamujve të asaj partie, ngjante si dy pika uji, me 2-3 protestat e fundit të mbajtura në dhjetorin e 2017 dhe janarin e 2018. Ajo çfarë u konstatua qysh minutat e para të nisjes së kësaj proteste, ishte fakti se pjesmarrja e saj ishte edhe më e pakët, kishim të bënim me një grumbull njerëzish më të rrudhur, por agresivë të keqpërdorur, dhe të përbërë në një pjesë më të vogël edhe nga ish-zyrtarët e PD, dhe personat që as nuk e dinë çfarë ngjyre ka flamuri i asaj partie.

Duke kërkuar “largimin e Xhafajt dhe Ramës” në fjalimin e Lulzim Bashës, viheshin re nuancat e ligjërimit të dyshes Salianji-Alibeaj, ndjkehej gjuha e tyre, dhe jo idetë dhe rrugët e daljes nga “kriza” që sipas tyre ka mbërthyer vendin. Hedhja e flakadanëve, tymyesve dhe mjeteve të tjera të rrezikshme drejt institucioneve dhe efektivave policore, tregoi se PD kishte një skenar të paracaktuar dhe ogurzi, që ngjante me shtatorin e 1998, dhe që natyrisht mund të fajësonte direkt lidershipin e asaj partie. Protesta e djeshme tregoi se PD nuk është shkëputur nga mentaliteti i dhunës ndaj institucioneve, tregoi se PD nuk është shkëputur nga skenarët e zinj të shkatërrimit të pasurisë publike dhe private. Në demokraci të protestosh ndaj korrupsionit qeveritar dhe problemeve të tjera që kanë të bëjnë me shkeljet ligjore dhe kushtetuese, është detyrim qytetar, por të sulmosh dhe shkatërrosh institucionet, është vepër penale dhe kriminale që duhet ndëshkuar.

Nën thirrjet provokative “Azem ti je gjallë” apo “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, protestuesit e Lulzimit, Ervinit, Enkeledit, Spahisë dhe Strazimirit, nuk munguan të sulmojnë fizikisht as efektivat policorë, dhe as institucionet ligjzbatuese të shtetit. Duke e ditur dështimin, duke e ditur qasjen e largimit nga posti kryetarit pasi PD ka marrë tatëpjetën, duket se lidershipi i asaj partie, ka zgjedhur si rrugën e vetme vetëm protestën e dhunshme, dhe tentative e marrjexs së pushtetit me dhunë, forma të cilat i përkasin jo një partie e cila pretendon se është demokratike, por partive marksiste-leniniste.

Turma e djeshme, të cilët u quajtën nga milionerët e PD si “protestues popullorë”, ishte thjesht një masë e paracaktuar nga vetë ata, e cila fatkeqësisht e kompromentoi keqas atë parti me aktet e dhunës. Duke dashur ti keqpërdorë thjesht për interesat e tij, zoti Basha nuk kishte harruar të fuste në “lojë” edhe lojtarë të tjerë, deputetë rrethesh, që dje kishin marrë urdhër të “qetësonin protestuesit gjaknxehtë”. Por ndoshta mesazhi i ardhur nga ndërkombëtarët, e ka nxjerrë Lulzimin nga selia blu, tek e cila ai shkoi pasi orientoi turmën drejt institucioneve. Dhe mesazhi ishte i qartë “çdo akt dhune ndaj institucioneve nuk do të tolerohet”. Protesta e djeshme ndoshta do ti japë një mësim të mirë lidershipit të PD, per ti treguar se rruga e vetme e protestave të opozitës nuk është dhuna, por fjala dhe ruajtja e institucioneve, nuk është shkatërrimi por ndërtimi, nuk është marrja e pushtetit me forcë, por me votën e lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sinjale nga taraf, leshko, servilë, lolo (dhe një mesazh për gardelinat në PD)
Previous article Harakiri i panevojshëm i Lulzim Bashës: Sheshi bosh vrau në mënyrë fatale skandalin “Babale”

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k