• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Premtimet e Xhuvelëve të Partisë Demokratike
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Premtimet e Xhuvelëve të Partisë Demokratike

June 23rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ndërkohë që zoti Basha, nuk po lë katund pa shkelur, duke takuar “fermerë” të rastësishëm, dhe duke u premtuar atyre se “me mua kryeministër, ju do të përfitoni qysh vitin e parë 100 milion euro për bujqësinë”, mu kujtua ish-ministri Bujqësisë Lufter Xhuveli. Kjo për faktin se në këto 30 vjet, të paktën ai ka qenë vetmi ministër Bujqësie, (adap për postin) që hëngri bukë me të gjitha qeveritë, dhe që do të mbahet mënd, edhe si njeriu që nuk bëri, 1 gram punë për sektorin më fitimprurës të vendit, aq sa premtonte. Dhe atë që nuk e bëri dikur Lufteri, po e premton se do ta bëjë Lulzimi, duke na kujtuar ditët e fundit sa më shpesh kohën e xhuvelëve, dhe bujqësinë e dikurshme. Si mund të premtosh “100 milion euro përfitime për fermerët” kur para tyre nuk ke shpalosur asnjë pikë serioze të programit të PD për atë sektor zoti Basha.

Si mund të premtosh “ndalimin e produkteve bujqësore nga Maqedonia” kur e di fare mirë, se ishte Partia Demokratike, e cila qysh ditët e para sapo erdhi në pushtet në 1992, lëshoi kushtrimin “shkulini nga rrënjët pemët dhe plantacionet e komunistave, do të sjellim fidanë e farëra nga Amerika, Antarktida, Mongolia, dhe Zimbabvea”. Ke harruar zoti Basha (dhe nuk ke faj, sepse asokohe nuk ke qenë në atë parti) se ishte Partia Demokratike, që shkatërroi bujqësinë nga themelet, që la pas dore plotësisht fshatarët dhe “fermerët”, që u ngrinte traun “biznesmenëve” blu që sillnin nga Maqedonia kontrabandë qepët, domatet, trangujt, shalqinin, dhe deri çajin e malit, sepse kështu ishte katandisur sektori më delikat, e më fitimprurës nga “specialistët” tuaj mediokërr dhe dashakeqës.

A nuk ishin militantët dhe drejtuesit e PD në Tiranë dhe në rrethe, madje dhe eksponentë kryesorë të saj që shkonin nga Shkodra në Sarandë, nga Kukësi në Kolonjë, duke bërë propogandë, urdhëruar dhe mashtruar fshatarët të shkulin “pemët frutorë të Enverit, sepse do të sjellim ne fidanë nga jashtë”, a nuk ishin eksponentët e partisë tuaj ata që shitën dhe shkatërruan objektet dhe linjat e prodhimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore sapo morën pushtetin, a nuk ishin njerësit tuaj të afërt dhe militantët e fushatave, ata që betonizuan fushat dhe fermat e mbjella me grurë, misër dhe dru frutorë, ata që shitën tokat bujqësore me ligjin famëkeq 7501, për të ndërtuar pallate dhe komplekse vilash maleve, fushave dhe zonave bregdetare.

A nuk ishin “themeluesit” e partisë tuaj, ata që u premtonin fshatarëve në Mollas të Kolonjës “shkulini mollët e diktaturës, do ti sjellim nga Maqedonia”, apo atyre në Ksamil dhe Sarandë për të “rrafshuar plantacionet me portokalle , limona dhe mandarina, sepse do të vinin nga Greqia”. Pra, si mund të premtosh sot zoti Basha se “do tu shpallësh luftë oligarkëve të bujqësisë”, kur gjysmat e tyre janë nga partia juaj. Pastaj, si ke kurajon të premtosh “qindra miliona euro përfitime dhe subvensione për fermerët” apo dhe ndalimin e prodhimit të produkteve nga jashtë në tregun vendas, kur gjysma e oligarkëve të sektorit të bujqësisë, kanë lidhje të forta biznesi me njerësit e PD. Propaganda juaj për “fermerët dhe subvencionet me miliona euro sapo të bëhesh ti kryeministër”, të kujton xhuvelët e bujqësisë të një kohe të largët, që ka ikur dhe nuk kthehet më zoti Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Rikthimi i Rulit, si justifikim për humbjen e madhe
Previous article MERO BAZE/ Dy ministra në një derë…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k