• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI: Postoblloku politik i PD-së
Home
Blog

ARTUR AJAZI: Postoblloku politik i PD-së

January 8th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në vazhdën e problemeve që ka trashëguar dhe që po përjeton Partia Demokratike, e gjendur në një prej krizave më të thella në gjithë historinë e saj, padyshim momenti më delikat mbetet ai i stopimit të dhunshëm nga kryetari saj, i procesit të reformimit të çdo strukture, duke mbajtur të gjalla të gjitha metodat e vjetra të drejtimit shkatërrimtar të kësaj force politike.

Partia Demokratike tashmë ndodhet në postobllokun politik të Lulzim Bashës, i cili po kryen dhe zbaton me përpikmëri të gjitha “pikat e marrëveshjeve” që ka firmosur dhe vazhdon të firmosë me ata që kurrë nuk e duan PD në pushtet.

E ndërsa 4 vjeçari kaluar nuk ka konturuar dukshëm mungesën e përvojës politike të tij, duket se viti 2017 do të mbetet periudha që ka zbardhur plotësisht jo vetëm synimet por edhe planin afatgjatë të asgjesimit politik të PD.

Zoti Basha duke u kapur pas “barishteve” të kalbura, (duke kujtuar se po bën opozitarin) ku e fundit ishte “vota e Shqipërisë në OKB”, vazhdon të luajë mrekullisht rolin e misionarit, për ta lënë Partinë Demokratike në rrjedhën e lirë drejt greminës.

Duke nisur nga ish-kryetari historik i PD, duke vazhduar me kryetarin Basha, (duke përfunduar tek kryetarja e stisur e LSI) si kundërshtarë të ashpër të kryeministrit Rama, ata shfrytëzuan rastin për të sulmuar qëndrimin në OKB, duke e quajtur atë si “antiamerikan”.

Zoti Basha, duke harruar problemet që brënda partisë, dhe duke e fjetur mëndjen se postoblloku politik po funksionon, është marrë edhe me votimin në OKB, dhe si “proamerikan” e quajti atë “akt pabesie të qeverisë ndaj SHBA”.

Ai që disa muaj më parë ishte kundër Uashingtonit, kur kërcënonte me bojkotimin e zgjedhjet, tentoi ta mbyllte vitin 2017 me zërin e fortë në mbrojtje të tyre.

Zërat ndryshe në PD, e kanë të qartë se postoblloku politik është një rrezik serioz për këtë forcë politike, ndaj paralajmëruan nisjen e lëvizjeve politike me synimin për të bërë ndryshimet urgjente brënda saj.

Sipas tyre, PD duhet të ndryshojë lidershpinin e saj, pasi Lulzim Basha mbetet problemi dhe pengesa kryesore në këtë parti.

Pavarsisht se zoti Basha ka disa muaj që është rizgjedhur, (sipas dëshirës së tij në krye të PD) ai nuk ka bërë asnjë përpjekje për ribashkimin e kësaj force politike, ndaj përpjekja për ribashkimin duhet të nisë nga anëtarët tashmë jo nga kryetari, pasi duhet të jenë ata që duhet të thyejnë postobllokun e tij politik.

Marrëveshja e 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, është ende në fuqi, ndaj sot opozitën më të fortë në Kuvend nuk po e bën PD, por zoti Berisha.

Në pamjen e parë ai duket se po e mbikqyr nga larg postobllokun politik të zotit Basha, dhe po e ndjek me kujdes situatën që po ndodh në PD, pavarësisht se deri tani nuk ka dalë me një deklaratë të hapur.

Zoti Berisha ja “dhuroi” PD Lulzim Bashës, me shpresën se do të dinte të vazhdonte me konseguencë vijën drejtuese të tij, por duket po zhgënjehet.

Tani përparësia e Bashës dhe e kastës së tij është që të manipulojë gjithçka dhe të ruajë kontrollin mbi partinë.

Por duket se kjo gjë nuk ngjet me anëtarësinë, e cila mbetet shumica zhgënjyese në PD, mbetet shumica intelektuale dhe njerëz të thjeshtë të saj, ata që nuk kanë marrë dhe nuk kanë patur kurrë përfitime dhe pasuri nga pushteti saj, dhe janë pikërisht ata që duhet të thyejnë postobllokun politik.

Janë pikërisht ata që u mashtruan , tallën dhe përgojuan me përrallën e “Republikës së Re” që kërkonte Luli dhe kasta e tij nga çadra e “lirisë”.

Zoti Basha e ka patur të gjithë kohën, ka patur të gjitha shanset për të ribashkuar PD, për të riafruar besnikët e saj dhe jo përfituesit e saj, ka patur të gjitha shanset për të riafruar elitën intelektuale por ai ka zgjedhur postobllokun politik.

Pazarexhinjtë dhe pasanikët e vjetër të PD, po shfrytëzojnë momentin të flasin, të riciklohen duke u bërë postoblloku politik për rigrupimin dhe reformimin e kësaj force politike.

Situata e rënduar brënda kësaj partie sa vjen e thellohet, dhe ndoshta një ditë PD mund të pushojë së mbijetuari politikisht jo vetëm si parti kryesore, por edhe si parti e mesme, (për të mos u krahasuar as me LSI) në rast se injorohet baza, dhe mendimi ndryshe brënda saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO: Hall i madh në Prishtinë e në Tiranë
Previous article FLOGERT MUÇA: Opozita me duar në xhepa (2)

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k