• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Përtej talljes me demokratët
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Përtej talljes me demokratët

May 9th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Tashmë është e qartë si drita e diellit se, Lulzim Basha edhe pse nuk po arrin të dakortësojë dhe “mposhtë” me argumenta bindëse ndërkombëtarët për “qeverinë e korruptuar”, edhe pse nuk po arrin të bashkojë rreth vehtes shumicën e demokratëve për ti patur pjesë të PD, edhe pse nuk po arrin të ndalë rrjedhjen e emrave të listës të cilët po marrin çdo ditë mandatin e deputetit opozitar, edhe pse nuk po arrin madje të rivalizohet edhe me Bindjen Demokratike, sërish vazhdon të luajë me ndjekësit e tij demokratë.

Me ata demokratë, që mezi mblidhen në qytetet ku bashkitë drejtohen prej kryetarëve të Lulzimit, duke u treguar atyre përralla me “lugë të florinjtë”. Duke hedhur poshtë dhe duke kundërshtuar çdo sygjerim të faktorit ndërkombëtar, për djegien e mandateve dhe futjen në zgjedhje, duke u sulur mbi përfaqësuesit e BE me akuza dhe lloj-lloj fabrikimesh të ulëta, kupola drejtuese e kësaj PD, duket se përfundimisht e ka mbyllur ciklin e saj, duke nxjerrë jashtë listës së gjatë të partive politike, partinë e dhjetoristëve.

Përtej talljes me demokratët e zhgënjyer, qëndron retorika e zbehur e një kryetari partie, i cili e gjeti PD të gatshme, u bë ministër pa zbuluar ndonjë meritë veçuese të tij, dhe pastaj rrëmbeu postin e kryetarit, dhe sillet sot sikur nuk ka ndodhur asgjë, për ta trajtuar dhe shkatërruar gjithçka kishte ajo forcë politike. Përtej talljes me demokratët, qëndrojnë interesa klanore dhe familjare të një grushti njerëzish miliarderë që e kanë zaptuar PD dhe denigruar misionin e saj opozitarist. Turin e Lulzimit në rrethe, po e ndjekin vetëm zyrtarët dhe rojet e bashkive ku drejtojnë kryetarët e PD, të cilët në 30 qershor mbyllin njëherë e mirë mandatin dhe marrëdhëniet e tyre me elektoratin e zhgënjyer. Premtimet, sqarimet, dialogjet dhe monologjet e Lulzimit me “demokratët” e Pogradecit e Korçës, dukeshin si shaka pranverore, aq sa edhe vetë ai, nuk e besonte se përse, dhe për çfarë po u fliste atyre që ishin marrë me urdhër për të mbushur sallën.

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, nga ku me votën e tyre shqiptarët do të vendosin fatin e 61 bashkive të vendit. Edhe pak ditë na ndajnë nga angazhimi politik i partive pjesmarrëse në zgjedhje, të cilat me programe dhe alternativa të përcaktuara qartazi, do tu kërkojnë shqiptarëve të votojnë kandidatët e tyre. Ndoshta për herën e parë në historinë e pluralizmit shqiptar dhe jo vetëm, një parti politike, partia e dytë më e madhe në Shqipëri ka vendosur të qëndrojë jashtë zgjedhjeve, jashtë KQZ, jashtë angazhimeve dhe detyrimeve që ajo ka piksëpari për anëtarësinë e saj, për ti përfaqësuar ata seriozisht në garën elektorale të rradhës. E mësuar me lajka, lutje, tolerime, dhe qëndrime të zbutura, e mësuar me takime mesnate dhe marrëveshje të orëve të fundit, duket se kësaj here PD dhe simotra e saj LSI, do të kenë një tjetër fat, që do ti kushtojë jo kryetarëve, por partive të tyre.

Ndoshta Lulzimi nuk e kishte menduar kurrë, se shembja e kalasë së SHQUP-it, do ti vinte nga kokëfortësia absurde, dhe nga aleanca më antidemokratike dhe më qesharake që ai bëri me Monikën e LSI, në kurriz të PD. Përtej talljes disavjeçare me demokratët, Lulzimi duhej të kishte një reflektim tjetër, një qasje tjetër ndaj gjithçkaje negative që ka ndodhur në PD vitet e fundit.

Ai duhej të jetë i qartë se Rama, nuk mposhtet me djegie mandatesh dhe bllokime rrugësh, nuk mposhtet me dhunë ndaj institucioneve dhe Policisë Shtetit, nuk mposhtet me ultimatume dhe paralajmërime kërcënuese, nuk mposhtet me demagogji të vjetëruar e huazuar nga Doktori, nuk mposhtet duke sulmuar ndërkombëtarët, nuk mposhtet me aleanca antidemokratike, dhe së fundi nuk mposhtet me parti të shkërrmoqura, por me votë, dhe vetëm me votë të lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Tallja e Lulzim Bashës me Sokol Olldashin në të vdekur dhe përdorimi i djalit të tij
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ A mund të ndodh bashkimi kombëtar, pa ndryshuar kufijtë e Shqipërive të vogla?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k