• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Artur Ajazi/ Përse nuk e besojnë më Bashën dhe Kryemadhin
Home
Blog

Artur Ajazi/ Përse nuk e besojnë më Bashën dhe Kryemadhin

June 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Duket se Brukseli dhe Washingtoni nuk e beson më opozitën, ose më qartë kryetarin e PD Lulzim Basha, dhe Monika Kryemadhin. Dhe kjo duket tek izololimi që ndërkombëtarët kanë nisur ti bëjnë opozitës prej janarit 2018. Muajt e fundit si PD, ashtu dhe LSI, në “aksionet e tyre opozitariste”, në mediat e tyre dhe foltoren e Parlamentit, i kanë sulmuar fort ambasadorët Donald Lu dhe Vlahutin. Sulme të tilla, duket se kanë krijuar pakënaqësi në Bruksel dhe Uashington, dhe kjo është evidentuar nga protestat pa asnjë sens të opozitës, apo dhe tek fjalimet e zjarrta të zotit Basha dhe zonjës Kryemadhi.

Hapur fare pakënaqësinë e ka shprehur muajt e fundit Brukseli, që ka treguar se nuk është i kënaqur me opozitën shqiptare. Të mos harrojmë prononcimin e kreut të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili gjatë një vizite dy ditore në Tiranë 2 muaj më parë , nuk pati asnjë takim me liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Në axhendën e tij nuk përfshihej fare takimi me zotin Basha, ndërkohë që ky i fundit u kënaq vetëm me një “takim” të shkurtër me komisionerin Hahn. Gjithçka është qartësuar ashtu siç ishte takimi i ftohtë, duke nënkuptuar hapur se Brukseli e ka shpallur “non grata” PD si forcë politike prej muajsh. Nga ana tjetër kujtojmë se Juncker, ka nxituar të takojë Ramën dhe Presidentin Meta, por nuk preferoi të takonte liderët e PD dhe LSI.

E ndërsa kryetari demokratëve Basha arriti ta takojë pak minuta zotin Hahn, LSI nuk pati asnjë shans të tillë. Kjo situatë, tregon qartë se opozita në Shqipëri, tashmë është në luftë me ndërkombëtarët, duke u evidentuar pas sulmeve të vazhdueshme shpesh edhe banale, ndaj ambasadorëve Lu dhe Vallahutin. Si mund të harrojë Brukseli se PD e LSI, çdo ditë kanë sulmuar ambasadoren e BE zonjën Vlahutin, përmes deklaratave nga deputetët e saj “kurajozë”, ashtu edhe përmes medieve të “pavarura” pranë tyre. Në takimet e tij, Juncker i dha një mesazh të qartë PD së zotit Basha, gjatë takimit të ngrohtë me ambasadoren e BE zonjën Vllahutin, duke treguar qartë se “gëzon mbështetjen dhe besimin e tij”. Ndërsa vendimi për të mos takuar asnjë përfaqësues të opozitës, tregon qartë se PD dhe LSI, janë në të papranueshëm për Brukselin, i cili gjithmonë ka kërkuar që palët të dialogojnë dhe të mos ketë pengesa për luftën ndaj korrupsionit dhe Vettingu-t.

Turi zyrtar ballkanik që zhvilluan Jean Claude Juncker, dhe eurokomisioneri Johanes Hahn, ishte një këmbanë alarmi për selinë blu, duke treguar hapur se Brukseli nuk e përkrah politikisht liderin demokrat. Pavarsisht se zoti Basha deklaron vazhdimisht se “opozita është për hapjen e negociatave me BE” duket se Brukseli sërish nuk e beson se ai e ka seriozisht. Kjo për faktin se opozita e përfaqësuar nga zoti Basha dhe zonja Kryemadhi (një parti e dalë nga e majta) prej 1 viti në Parlament nuk kanë bërë opozitarizmin, por thjesht kanë shprehur vulgaritet fizik dhe papjekuri politike.

Brukseli dhe Washingtoni, nuk janë zyra dhe qendra administrative urbane, të presin dhe të besojnë se “dy partitë kryesore opozitare në Shqipëri një ditë do të piqen dhe do të reflektojnë si dy forca të përgjegjshme politike”. Ata janë lodhur me Bashën dhe Monikën, ata nuk kanë më interes, të presin dhe dëgjojnë tregime dhe telenovela me “videopërgjime” apo dhe me skenarë filmash multiplikativë. Brukseli dhe Washingtoni duan provën e qartë se opozita në Shqipëri po tregon pjekuri, maturi dhe angazhim në bashkëpunimin e saj institucional me mazhorancën, për të siguruar të ardhmen e vendit, dhe jo interesave të tyre.

Brukseli dhe Washingtoni, nuk mund të bëhet pjesë e lojërave politike të një opozite të pabesueshme, që edhe pasi humbet zgjedhjet dhe e pranon humbjen, kthehet dhe akuzon për vjedhje votash, të një opozite që edhe pse deklaron se “e duam reformimin e organeve të drejtësisë” del hapur kundër Vettingut, apo që bën thirrje të hapura në protestat e saj për rrëzimin e qeverisë me veprime të dhunshme. Këto dhe shumë arsye të tjera, duke mos përjashtuar edhe lobimet antiintegrim të lidershipit të kësaj opozite, kanë sjellë ftohjen e madhe dhe mosbesimin e vazhdueshëm politik të Brukselit dhe Washingtonit, ndaj zotit Basha dhe zonjës Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Muho Asllani: Si favorizohej Fatos Nano nga policët e Berishës, Rexhina i vinte në burg të premten dhe ikte të hënën
Previous article Enver Robelli/ Zgjidhja e nyjës maqedonase: Një shans historik (edhe për shqiptarët)

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k