E ndërsa Edi Rama, punon 24 orë në 24, e ndërsa kryeministri vendit nuk rresht së telefonuari dhe mbledhuri strukturat qeverisëse të vendit, apo edhe homologët nga e gjithë Europa lidhur me problemin jetik të coronavirusit, nga “tregu” i zi i shpifjeve, vijnë çdo ditë lajme (shpifje në fakt ) të kobshme.
Sikur të mos mjaftonte Voltana Ademi me çuditë e saj nga Shkodra, edhe Lulzim Basha me sekretarët e tij, po ecin pikë më pikë, siç u thotë i Madhi.
Nuk rresht së dali në faqet e rrjeteve sociale Lulzimi duke kërkuar “testime, testime, stradegji zhvillimi, projekte zbatimi, ndihma për të varfërit, ndihma për biznesin” dhe nga ana tjetër duke mos e lëvizur fare gishtin nga vetja.
Lulzim, bëhu njëherë të vetme guximtar, hape thesin, dhe ndihmo të paktën nja 10 familje nga paratë e “kripës”, dhe do të ndjehesh më i lehtësuar.
Nxiti edhe ata që u bënë me vila dhe pallate sa ishit në pushtet, nxiti edhe ata që u bënë milionerë edhe pse erdhën në Tiranë me çorape nailoni dhe valixhe druri, dhe që sot bëjnë jetë sheikësh, nxiti të japin ca para për hallexhinjtë. Nuk mund ta kuptosh ti, se si punon, projekton dhe planizon punën e tij Edi Rama, sepse nuk ke aftësi të bësh asgjë edhe kur partia tënde është në krizë Lulzim.
Do të isha plotësisht dakort me ty, në rast se do të kishe zgjidhur me sukses krizën e gjatë të Partisë Demokratike, do të isha plotësisht dakort me ty, në rast se do të kishe bërë diçka sa ishe në pushtet, por kur kthej kokën mbrapa dhe kujtoj se, ekonomia në kohën tuaj ishte 90 per qind informale, apo kur kujtoj se shëndetsia, arsimi dhe biznesi në kohën ishte ku thërret qameti, bindem se ti, nuk mund të kontestosh kurrë Edi Ramën.
Ju dhe shtabi juaj i “milionerëve të uritur” kërkoni me ngulm të rrisni dhe shumëfishoni (gjithmonë sipas të Madhit) shifrat e deklaruara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetsisë, kërkoni me ngulm të nxini arritjet e punën e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të frontit të kësaj lufte.
Ju kërkoni me “inshalla” të infektohet gjithë vendi, të karantinohen edhe gurët e rrugës, vetëm e vetëm Rama të humbë pushtetin. Për ju, nuk ka rëndësi thirrja e specialistit, por shpifja e rradhës që vjen nga sekretarët e SHQUP-it.
Ju ishit dhe mbetët besnikë të paudhësive, të atyre që “injektoi” tek ju ai, që kurrë nuk arriti të bënte shtetin ligjor edhe pse fati e solli të ishte gjatë në pushtet. Lëreni të qetë qeverinë, lërini të qetë shqiptarët, dhe mos nxisni konflikte banale mes tyre. Shqiptarët e dinë, se nga goja dhe selia juaj dalin veç thirrje ogurzeza, ndaj ju kanë lënë të xhironi ashtu bosh, pa ngarkesë, deri në mbarimin e kësaj lufte……….
Leave a Reply