• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Përse Iliri e Lulzimi, nuk bëhen dot protagonistë të kësaj situate?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Përse Iliri e Lulzimi, nuk bëhen dot protagonistë të kësaj situate?

March 26th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur AjaziEdhe  pse u përpoqën të dalin në “krye” të detyrave dhe  të  duken  si “shpëtimtarë” të shqiptarëve, Ilir Meta dhe Lulzim Basha nuk arrijnë  të bëhen dot protagonistët  realë dhe seriozë të kësaj situate, nëpër të cilën po kalon edhe Shqipëria. Eshtë vërtetë që ndodhemi para një situate serioze për shëndetin e popullatës, një situatë e cila në rast se Edi Rama  nuk do të kishte reaguar me urgjencë  dhe me masa rradikale, duke angazhuar gjithë shtetin mund të ishte përkeqësuar maksimalisht.

Shpejtësia me të cilat kryeministri  vendit, ndërmori masat ekstreme, vendosmëria me të cilën ai u imponoi shqiptarëve të kryenin detyrimet  dhe detyrat e paracaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, vëmëndja me të cilën ai dëgjonte dhe implementonte këshillat e specialistëve të fushës, e kthyen shumë shpejt zotin Rama, në shpresë dhe besim për çdo qytetar ende të painformuar dhe të pabindur deri dje. Dhe nuk  kishte si të ndodhte ndryshe, pasi të vetmit që dolën me “hunj” për të penguar Edi Ramën në masat e tij radikale, duke pretenduar madje se “po privonte qytetarët nga liria e lëvizjes” ishin ata që edhe  në ditët e një situate të jashtëzakonshme  ti “qante” zemra për pak pushtet.

Ç’nuk  bënë ata në fillim, dhe ç’nuk  po trazojnë ata  sot e kësaj dite, pavarsisht se hiqen  sikur janë “bashkë me qeverinë” apo se “mbështesin mobilizimin dhe masat e marra nga Rama”. Duke  mos patur rrugëdalje  tjetër, dyshja Ilir dhe Lulzim, nisën “gërshetimin” e rregullt  mes tyre të “kërkesave dhe ankesave” ndaj qeverisë, pasi u “qante” zemra për popullin. E ndërsa  njëri  kërkonte “të mos paguhet  uji, dritat, taksat, tatimet”, tjetri  kalonte  tek kërkesa tjetër “për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare”.

Dhe më në fund, ja dhe KSK-ja u mblodh. Iliri  donte të bëhej pak “protagonist”, të mbahej mënd, se edhe ai bëri diçka  kur ishte kriza e virusit, dhe nuk  qëndroi  në bunker. Por duket se fati, dhe më shumë  se kaq, Zoti, e ka paracaktuar se  ky  vend, do të ketë gjithmonë protagonistin e vet, njeriun e duhur  në situata e  gjendje të jashtëzakonshme.

Për shqiptarët, duket  se Edi Rama, mbetet njeriu  i duhur, apo  “gjetja” e paracaktuar që  në ditët e hallit të madh, tregoi se ka aftësi të çmuara  të  mposhtë  të keqen dhe  frikën  e shqiptarëve, se po tregon se ka aftësi tu heqë shqiptarëve  barrën dhe  stresin, duke rizgjuar tek ata sensibilizimin, solidaritetin, dashurinë  për njëri-tjetrin, duke rritur shpresën dhe besimin, se fitorja mbi  të keqen është e padiskutueshme. Askush në këtë vend, nuk e beson edhe sot e kësaj dite, se Lulzim  Basha dhe Ilir Meta do të kishin bërë atë që ka bërë, dhe po vazhdon  të  bëjë, çdo orë dhe  çdo ditë  Edi Rama për shqiptarët, njeriu  që nuk vuan  për “protagonizëm  dhe heroizëm”, por thjesht për të bërë mrekullinë për vendin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REXHEP QOSJA/ Komplot parlamentar, ndaj Albin Kurtit
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Kosova, si s’duhet qeverisur në kohë krizash

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k