• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Përse do të humbë sërish PD
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Përse do të humbë sërish PD

March 23rd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Humbjet e shpeshta të PD-së, duket se e kanë zanafillën qysh nga dy qershorët e kaluar, për më tepër ato ishin humbje të paralajmëruara. Përfundimisht qenka e thënë se qershori qenka muaji tersit i PD. Largimi i Berishës përmes dorëheqjes, u shoqërua me afrimin e njeriun e tij, në mënyrë që të krijohej vazhdimësia, kundër dëshirës së shumicës në atë parti, pasi priteshin zgjedhje të reja, të ndershme dhe të lira.

Personalisht bëj pjesë tek njerëzit që më hidhëroi humbja e PD, por trishtohem më tepër kur shoh sot se opozita e dikurshme e Doktorit, është kthyer në një grusht njerëzish, me emra dhe figura të panjohura, inatçorë dhe injorantë, nga të cilët natyrisht që pritet ta ketë edhe më të thellë humbjen në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe padyshim edhe ato të përgjithshme. Basha me veprimet, fjalimet dhe lëvizjet e tij aspak të studiuara politike, duket se e i paralajmëron humbjet, pasi është më shumë se i përgjegjshëm për çfarë ka bërë deri sot.

Ai erdhi në politikë përmes derës së pasme të zyrës së Doktorit, duke bartur me vete shumë pikëpyetje të jetës së tij politike. Por pavarsisht kësaj, Luli u bë shumë shpejt i preferuari ish-kryeministrit Berisha, dhe preferoi të qëndronte si i tillë, duke mos krijuar fizionominë e tij si politikan apo si lider. Kjo e bëri atë, të mos ishte fare i ndjeshëm ndaj humbjeve, zërave kundër, drejtimit të gabuar politik të partisë, apo votimeve farsë për zgjedhjen e kryetarit, duke patur si merakun e vetëm, largimin e ndonjë rivali brënda PD.

Pas një periudhe të gjatë “qetësie” duke qenë edhe kryetar partie dhe kryetar bashkie, duket se Lulzim Basha u zgjua dhe thirri me të madhe “e gjeta çelësin e fitores”, duke ngritur çadrën në mes të bulevardit, dhe duke e mbushur për afro 90 ditë me “qëndrestarë” të cilët i ushqente me pica dhe qofte. Nga ajo çadër, Lulzim Basha shpalli “fitoren”, shpalli “përmbysjen e qeverisë Rama”, kërkoi “zgjedhje të lira dhe të ndershme” pasi çadra ishte trillimi i tij i vetëm politik qysh nga dita kur ishte bërë kryetar partie. Natyrisht ai që e dinte mirë fatin e Lulit, ishte Berisha, i cili e kishte ndjerë se humbja ishte e paralajmëruar për pasardhësin e tij.

Por ai e la në fatin e tij Lulzimin, duke qëndruar i mënjanuar për disa muaj, dhe natyrisht merrej vetëm me ndërkombëtarët. Lulzimi mori përsipër gjithçka, dhe humbi gjithçka. Shpesh herë është thënë se hartimi i listës së deputetëve dhe lënia jashtë saj e disa figurave të njohura, shumë nga të cilët ishin emra me peshë, (por edhe të përfolur në afera të mëdha) nuk ishte shkaku i humbjes.

Pra edhe sikur të ishin “ata” shkaku i humbjes, sërish do të kishin humbur. Pra në Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, të gjithë sikur paralajmërojnë vetëm humbje. Por duhet thënë se, ajo që volusi humbjen e zgjedhjeve të fundit për PD, ishte pikërisht bashkëqeverisja e tij me socialistët, ishte pikërisht kalimi i tij nga çadra e lirisë tek “pushteti” 6 mujor. Veprimi i tij ishte sa i papjekur politikisht, aq edhe shkatërrues për partinë, e cila do vite ta marrë veten nga goditjet e 2017.

Shkurt, qëndrimi pedant i Lulzim Bashës në krye të PD, e shpejtoi humbjen, një humbje e paralajmëruar, e cila si ndodh rëndom e rrënoi intelektualisht atë parti. Pas afro 1 viti, në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet për bashkitë, dhe natyrisht qysh tani partitë kryesore

kanë nisur të mendojnë seriozisht për emra dhe figura të cilat do të garojnë nën siglën e tyre. E ndërsa PS është në pushtet, dhe e ka më të lehtë përzgjedhjen, natyrisht më e interesuara për të qenë parti me ekip të kompletuar kandidatësh në ato zgjedhje, mbetet PD. Por kjo parti sot gjendet në humbëtirë, pa asnjë strukturë legjitime dhe statutore në funksion të aksioneve të saj politike opozitare, ndërkohë që në rrethe, mendimi se “do të humbim sërish” është kthyer në refren. Megjithëse Basha çdo 2 muaj shpall “fushatën e riorganizimit të strukturave të partisë në bazë”, deri sot mungesa e afrimit të elementëve të rinj, mbetet e pamundur.

Të vetmit që kanë mbetur në selitë lokale të kësaj partie në rrethe, janë pikërisht kryetarët e zgjedhur nga Basha qysh para 6 vitesh. Humbja në zgjedhjet e ardhshme, me shumë gjasa do ti kushtojë de jure, postin e kryetarit të PD-së Lulzim Bashës duke shënuar dhe humbjen e tretë të madhe për të. I gjendur mes “aleatëve” tradicionalë, që mezi presin dështimin e tij të rradhës, humbja në zgjedhje do të rrisë presionin ndaj tij, duke e patur të pamundur rezistencën ndaj kastës së vjetër .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kohë të këqia për demokracinë
Previous article ASTRIT PATOZI/ Që 22 marsi të mos jetë vetëm dita e Sulltan Nevruzit

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k