• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Përçarja e protestës dhe dhuna brënda saj
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Përçarja e protestës dhe dhuna brënda saj

April 4th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Protesta e opozitës ka nisur të çorientohet, të përçahet, të duket më e paorganizuar, ashtu siç ka nisur qysh në fillimet e saj. Sikur të mos mjaftonte dhuna ndaj institucioneve dhe uniformave të shteti, dhuna ka nisur të përfshijë edhe vetë grupimet brënda protestës së opozitës. Skenat e dhunshme që pamë paraditen e të mërkurës para Parlamentit, ku dhjetra protestues masakruan një të ri nga Elbasanit, treguan mungesë të theksuar organizimi.

Por pse ka ndodhur dhe sip o degradon protesta “popullore” e PD dhe LSI, përse lidershipi aktual i dy partive që kërkojnë me ngulm pushtetin nuk janë në gjendje të orientojnë turmat e tyre ? Natyrisht gjithçka mund të besosh dhe të mendosh, por një gjë është e sigurtë, protesta e Lulzimit dhe Monikës nuk nisi as si protestë popullore, dhe as si revoltë opozitariste.

Ajo ishte, është, dhe do të mbyllet thjesht si një tubim i një mase njerësish që u manipuluan nga ata që u përmbysën me votë nga pushtetit. Tmerri që shqiptarët shikuan në protestën e të mërkurës, me skena masive të dhunës ndaj “të infiltruarve” që rezultuan se ishin vërtetë demokratë, treguan se protesta e PD dhe LSI, apo dhe paralajmërimet ekstreme të tyre për kryeministrin Rama janë shenja të qarta të çorientimit politik. Mungesa e organizimit, ikjet e shpeshta dhe të befta të zotit Basha drejt Hollandës, Gjermanisë apo Francës, si dhe mungesa e aftësive drejtuese dhe menaxhuese të Monikës, natyrisht kanë sjellë shvleftësimin e protestës dhe tkurrjen e saj.

Dhuna mbetet kryefjala e një proteste, që nisi si një shaka e Lulzimit dhe e Monikës, dhe vazhdoi pastaj me djegien e mandateve, si hapi më skandaloz i një grupimi politikanësh të provuar nga shqiptarët në 20 e ca vjet pushtet. Kontestimi i protestave të dhunshme të kësaj opozite, veçanarisht nga ndërkombëtarët qysh në nisjen e tyre, ka vazhduar të shoqërohet me shkelje të hapura ligjore nga pjesmarrësit, të cilët duhet thënë se ndjehen sot më të braktisur se kurrë.

Opozita e një vendi, natyrisht është një komponent i pastër politik, që vepron bazuar në parime dhe norma të pranuara nga palët, si pjesë e një beteje të barabartë. Shkelja e qëllimshme dhe e shpeshtë e tyre , e vetpërjashton çdo forcë politike, dhe e nxjerr atë jashtë loje. Kjo po ndodh edhe me partitë e (ish) opozitës aktuale, e cila ka gjasa të shuhet politikisht dhe kjo, jo për faj të Edi Ramës, por kryesisht të kupolës saj drejtuese.

Misioni i çdo opozite është institucional, nis vazhdon dhe mbyllet në Parlament dhe jo rrugëve, duke rrahur, dhunuar, djegur dhe bojatisur institucionet dhe uniformat e shtetit. Ajo që po ndodh me protestën e Lulzimit dhe Monikës (pasi nuk është e gjithë demokratëve, aq më keq e gjithë shqiptarëve) tek shikon se si braktisen ndjekësit nga organizatorët, apo tek shikon se si rrihen mes tyre “demokratë dhe jodemokratë”, tregon mungesë organizimi dhe përçarje, apo duke thelluar shijen e keqe tek partnerët tanë ndërkombëtarë, që e kanë shprehur qartazi mendimin e vendimin e tyre, për “mospranimin e akteve të dhunës nga opozita, miratimin e çdo institucioni legjitim, vazhdimin dhe përmbylljen e reformës në drejtësi”. Kaq do ti mjaftonte Lulzimit dhe Monikës, për të kthyer kursin në 360 gradë, të paktën për të mos penguar rrugëtimin e shqiptarëve drejt integrimit europian, pasi rruga drejt pushtetit kalon në shtigje të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Në muajin e “dytë” të Çadrës
Previous article SPARTAK NGJELA/ Fjalimi i Rudina Hajdarit sot në Parlament, pritet të jetë edhe mendimi i Zëvendës/ ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k