• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ PD, si “parcelë eksperimentale” e Berishës
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ PD, si “parcelë eksperimentale” e Berishës

October 26th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Sali Berisha vazhdon me ritme të shpejta takimet në rrethe, duke mbushur sallat me ata që ai i quan si dukur “qëndrestarë dhe demokratë të kulluar”. Por edhe sikur të ishte kështu, ish-kryetari asaj partie, ka harruar se mbledhja e çdo strukture (këshilli apo kongresi) në çdo forcë politike, po ashtu edhe në Partinë Demokratike,bëhet me miratimin e kryetarit saj.

Në PD, statuti i saj prej 30 vitesh, është arrënuar nja 12 herë. Qysh nga koha kur ishte kryetar Sali Berisha dhe deri sot, statutin e saj e kanë zhgarrravitur dhe e kanë ujdisur siç kanë dashur për interesat e tyre ata që e kanë drejtuar atë parti. Mjafton të lexosh   dhe mësosh mbi aktivitetin e Partisë Demokratike, mbi drejtimin e saj, dhe do të njohësh kush ka qenë Sali Berisha i vërtetë.

Ai ishte pashai, mbreti dhe kryetari i saj i padiskutueshëm. Asgjë dhe askush nuk vendoste pa fjalën, miratimin dhe firmën e tij. Askush nuk mendonte madje pa lejen e tij, aq sa edhe ata që ai ka patur si “nënkryetarë partie”, ishin aq qesharakë sa nuk guxonin të firmosnin as shkresa të rëndomta pasi shpreheshin “ti themi Doktorit njëherë”. Kjo pra ishte Partia Demokratike e Sali Berishës. Drejtimi bajraktarist që ai i bëri asaj partie për afro 2 dekada e gjysëm, la gjurmë të thella dhe të pashlyeshme, të cilat edhe sot ndiqen jo vetëm nga fanatikët por edhe ata që përfituan milionat nën pushtetin e tij.

Berisha ka vepruar dhe e ka trajtuar siç ka dashur Partinë Demokratike. Ka afruar dhe larguar cilin ka dashur, ka ngritur në detyrë dhe ka denigruar ata që nuk i bindeshin, ndërsa statuti apo norma të tjera që rregullonin jetën e brëndshme të asaj partie, për Berishën ishin zero, kurse për të tjerët detyrim. Mjafton të kujtosh vitin e zi 1997, se si u shkatërrua jo vetëm Shqipëria, por edhe ajo parti, dhe kokëfortësinë e tij për të qëndruar “majë kalit”. Nuk u largua nga kryetar PD-je, edhe pse ishte fajtor për gjithçka, nuk u largua nga kryetar partie edhe pse ishte i ndërgjegjshëm se i ktheu degët e asaj partie në kazerma paramilitarësh, nuk u largua nga kryetar partie edhe pse i shpërbëri  strukturat e saj, aq sa ish-kryetarët lokalë morën arratinë me anije drejt Italisë  apo Greqisë.

Kjo pra ishte Partia Demokratike e Berishës. Dhe sërish ai nuk zbriti nga “kali”, ashtu siç kërkon sërish tani të hipë në “kalë”, për të qëndruar atje deri sekondën e fundit. Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet “parcela eksperimentale” e Berishës. Ka bërë siç ka dashur dhe çfarë ka dashur, ka shkelur rregulla, norma, statute, duke e vënë atë parti në shërbim të interesave personale për vehte dhe  shpurën që sot e ndjek nga pas.

Sali Berisha futi në PD, frymën e ndasive klanore dhe krahinore, nga ku shpesh drejtimin e saj e dirigjonte edhe Zeni , të cilit i bindeshin si dele, ministra dhe deputetë që ishin futur me kohë në rrjete korruptive. Foltorja e Sali Berishës, kërkon të rikthejë,  dhe të ruajë të  paprekur “parcelën eksperimentale”, e cila kërkon ta mbajë Partinë Demokratike nën hijen e  tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKENDER MINXHOZI/ Basha-Berisha, rrëshqitja pa kthim e PD drejt greminës
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Derbi gjithnjë përtej futbollit…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k