• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 13th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ PD është kthyer në parti aksionerësh
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ PD është kthyer në parti aksionerësh

May 31st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Partia Demokratike, partia që pretendon dhe beson se “është partia e vetme opozitare në Shqipëri” përfundimisht është kthyer në parti aksionerësh. Katandisja e saj në biznes privat, padyshim do të kishte të tilla pasoja katastrofike për atë forcë politike. Mjafton të shikosh turrjen drejt “aksioneve” të PD, të atyre që erdhën nga balta, nga hiçi, nga rruga dhe nga shkollat nga ku kanë blerë diplomat, dhe të bindesh se brënda saj, nuk prodhohet as politikë, as programe, as plaforma qeverisëse, as opozitarizëm, dhe as elita e lidership. Aksionerët e zinj të PD, janë në fakt sot beniaminët e padiskutueshëm të kryetarit Basha, janë ata që e degraduan dhe e konsiderojnë atë parti, si segment rrugor, si objekt në shitje, si ndërtesë që kërkon rikonstruksion pastaj p pastaj për ta shitur dhe për ta blerë, por jo kurrë si një forcë politike që ka patur deri dje “mbi 1 milion” anëtarë, që ka patur deri dje pushtetin, dhe që sot ka një ushtri me pasanikë milionerë.

Aksionerët e pangopur të asaj partie, janë kthyer sot në “teknikë pultesh, në videoregjistrues, në fabrikues akuzash, në hetues private, në fajdexhinj”, por kurrë nuk po arrijnë ta ankorojnë PD, në molin dhe binarët e saktë të opozitarizmit, për tu bërë forcë politike serioze dhe e besueshme. Bllofi më i turpshëm i atyre që sot me të drejtë i quajnë “aksionerë e PD” ishte tenderi me Babalen, me një njeri të dënuar nga organet e drejtesisë për trafik droge, të cilin e përdorën, e blenë dhe e shitën siç deshën. PD është sot një parti pa axhendë politike, është një parti pa borg drejtues, me një dhe shumë kryetarë, pasi dirigjohet nga aksionerët, që dalin dyshe-treshe dhe cicërojnë dhe i bien kavallit në një vrimë.

Asnjë ditë të vetme kjo “opozitë” nuk është marrë dhe nuk ka ndërmend të merret me hallet dhe problemet e shqiptarëve të thjeshtë brënda dhe jashtë vendit, asnjëherë kjo “opozitë” nuk po merret me problemin e papunësisë, investimeve, me kërkesat emergjente të elektoratit, për ti bërë prezente çdo të enjte në Parlament. Aksionerët e saj, merren me peshkimin, me miellin, me rrethimin e institucioneve, me çizmet e Monikës, me “videoregjistrimin e Babales”, me “vëllezërit dhe motrat e ministrave”, duke u denigruar në sytë e atyre që në 25 qershor 2017 i votuan dhe i besuan me gjysëm zëri.

Aksionerët e saj (shimica me diploma të blera) asnjë ditë të vetme nuk po merren me zbatimin dhe ecurinë e reformës në drejtësi, me Vettingun, me integrimin e vendit në BE, duke thyer çdo ton optimizmi që kanë shqiptarët, që qysh 30 vjet më parë ëndërruan për “Shqipërinë në Europë”. Asnjëherë të vetme aksionerët e PD, nuk e kanë marrë seriozisht nismën për të lobuar, për të bindur vendet anëtarë të BE për shpejtimin e hapjes së negociatave, sepse ata janë kundër tyre . Janë kundër sepse “në qeverisje është Rama”.

Sa llogjikë e dobët dhe mjerane. Kjo opozitë do ta vazhdojë edhe për shumë vite, mënyrën e saj të mosbërjes politikë, me mënyrën e saj të pengimit të çdo hapi pozitiv lidhur me integrimin e vendit, duke bërë thjesht detyrën e aksionerit, për të mbrojtur vetëm interesat personale e familjare. Si mund tu besosh pushtetin aksionerëve të kësaj PD, tek shikon se si nxijnë çdo arritje, çdo sukses dhe çdo vlerë të shtuar në këtë vend, të cilit nuk po i ndahet tranzicioni. Pavarsisht rezervave që kam lidhur me vlerësimin e opozitës që PD-ja ka bërë në kohën e Doktorit, më duhet të them se sot kjo parti, kjo forcë kaq e squllur politike, ka marrë hijen dhe formën e aksionerëve , të etur vetëm për pushtet.

Aksionerët e kësaj partie, i pamë edhe në protestën e fundit të zhvilluar në Tiranë. Ishin pikërisht ata që me xhestikulacionet e tyre, ftonin dhe pastaj largonin turmën e vogël por të egërsuar të shkulte gardhin tek Ministria e Brëndshme, ishin pikërisht ata që pas 24 orësh diskutonin në studio televizive se “pushtetin me dhunë ne e marrim, por nuk duam vetë”. Parti politikie apo diskutime aksionerësh, që pasi nuk kanë fituar tenderin, shfryjnë se “dështuam se fajin e ka komisioni vlerësimit të pikëve”. Besoi po deshe.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Ligji për media, për pushtetarët apo për gazetarët?”
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Ngadalë Myslim, nuk ta kemi borxh!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k