• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ PD do të merret gjatë me “gjurmët”
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ PD do të merret gjatë me “gjurmët”

September 7th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi/

Partia Demokratike e ka zgjedhur rrugën e saj, e ka përcaktuar misionin e saj edhe për periudhën shtator-2019 deri qershor 2021. Ajo do të merret me “gjurmët” e çdo kandidati për 61 bashkitë, duke treguar edhe njëherë para ndjekësve të saj se “jemi duke bërë opozitë të fortë, po i shkundim themelet qeverisë”. Por nga ana tjetër kjo PD, duke u marrë me “gjurmët”, po luan para shqiptarëve komedi me shumë akte, duke gajasur gjithë dynjanë, dhe pse jo edhe ndërkombëtarët. Në rast se deri para 1 viti, kishte ndonjë ambasador që e merrte seriozisht ndonjë fjalë që vinte nga zyrat dhe bodrumet e SHQUP-it, sot as që e kanë në mëndje fare se çfarë “akuzon dhe denoncon” ish-opozita e vjetër. Edhe pse zyrtari i lartë i DASH, erdhi dhe e bëri me dije se “opozita duhej të ishte në Parlament dhe se reforma zgjedhore duhet patjetër ta detyrojë atë të jetë bashkëpunuese me institucionet e shtetit”, duket se Lulzimi dhe Gazi nuk i ndahen “gjurmës”.

Kanë 2-3 muaj që nuk po lënë stacion policie, komisariat e kuesturë, pa zhbiriluar për të gjetur “gjurmë” të 61 kandidatëve që sot janë në detyrën e kryetarit të bashkisë. Gjurma, mbetet lejtmotivi i çdo shqupari, mbetet motivimi në punë, rrugë, kafane dhe udhëtim, i çdo zyrtari që pret nga kryetari partisë një sms “falenderimi”. Ku janë dhe ku nuk janë lidhjet me “jashtë” të shquparëve dhe milionerëve të PD, po shfrytëzohen për të gjetur “gjurmë” gishtash dhe këmbësh, dhe pastaj krahasohen në dhomat e montazhit në brodrumet e partisë. Shpikja më e fundit e cila sipas ish-opozitës lidhet me “dekriminalizimin e pushtetit lokal”, pritet ti mbajë live në jetën politike lulzim Bashën dhe veçanarisht sekretar Gazmendin, i cili nuk ka ditë që nuk nxjerr nga një “gjurmë” të re.

Madje sekretar Gazi, po merret ditët e fundit edhe postierin e Postës Shqiptare dhe korrierin e Prokurorisë Përgjithshme, duke i treguar rrugët dhe rrugicat e Vorës, apo dhe detaje nga “gjurmët” e reja të gjetura në stacionet policore greke, italiane , e deri braziliane. Në SHQUP, e kanë humbur fillin dhe davanë e gjithçkaje, duke nisur nga nocioni kohës, muajt, vitit, dhe tik-taku i ka mbetur tek “gjurma”. Edhe qarkorja e fundit e cila lidhej me “urrejtjen dhe bojkotimin ndaj mediave të blera nga qeveria” e kishte burimin tek “gjurma”, pasi vetëm ajo e shpëton PD nga katastrofa, nga dështimi –sipas Lulzimit. Duke përdorur shpikjen magjike “gjurma” për cilindo kandidat, madje shpesh duke ngatërruar edhe emrat dhe adresat e tyre, sekretar Gazmendi, e ka bërë lëmsh arkivin e dosjeve në SHQUP, dhe po “akuzon dhe denoncon hapur” çdo emër që i del përpara. Humbe fillin, humbe toruan, dhe për pasojë flet edhe përçart. Bojkotimi që faktori ndërkombëtar, po i bën ish-opozitës së vjetër, duke mos i dhënë “oksigjenin” e duhur, duke mos e takuar dhe dëgjuar si deri dje me njëfarë serioziteti, tregon se durimi i tyre është sosur.

“Gjurma”, nuk mund të jetë argument për të vazhduar komedinë qesharake, dhe për ti mbushur mëndjen shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se “unë jam opozita e këtij vendi, unë jam qelibari, unë jam më i miri, unë denoncoj me fakte”, kur në të vërtetë nuk të besojnë edhe pse gjithmonë tregon gjurmët. Por siç shihet edhe nga zhvillimet e fundit, madje edhe nga produkti që dha takimi me aleatët në SHQUP, ish-opozita e vjetër do të merret gjatë me “gjurmët”, madje thonë se do ti shkojë deri në fund misionit, derisa të vijnë zgjedhjet e qershorit 2021. Çfarë do të ndodhë pastaj ? Asgjë, “kohë e re, avaz i vjetër” thonë në SHQUP.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ “Pazari” që nuk bëhet pa opozitën parlamentare
Previous article AUREL BORIÇI/ New York Times, 11 vjet më pas…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k