• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Pas 25 Prillit, në PD nis “vallja e shpatave”
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Pas 25 Prillit, në PD nis “vallja e shpatave”

September 30th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Që humbja e Partisë Demokratike është e sigurtë, dhe se “mosnjohja e rezultatit” është prej opsioneve të përhershme që ajo parti përdor gjithmonë  kur ka zgjedhje të lira, kjo nuk ka as më të voglin dyshim tanimë. Gjithçka po luhet dhe gatuhet në zyrën e Doktorit dhe Lulzimit, mbetet forma dhe mënyra e reagimit pas 25 Prillit, përballja me fituesin, dhe zbatimi i formulës së njohur “zgjedhjet i vodhët, ne i fituam ato”. Askush në SHQUP, nuk e vë në dilemë faktin, se “me Lulzim Bashën zgjedhjet do të humben” por deri sa të vijë momenti, partia e tij do të bëjë gjithçka  duhet, nga pergatitjet  e “listave me emra të rinj”, deri  tek angazhimi potencialeve të dyshimta që ajo parti ka në Tiranë dhe rrethe, për të prishur  sado pak  procesin zgjedhor. Pas 25 Prillit, në Partinë Demokratike, do të nisë “vallja e shpatave”, jo  vallja  pirrike  që  luhej në Greqinë e Lashtë, Iliri, Maqedoni dhe Thraki, por vallja e Lulzimit , Doktorit dhe atyre që sot ata po i servirin  si “prurjet e reja  dhe garanci  e fitores”.

Pas humbjes, në partinë e Lulzimit dhe Doktorit, pritet të ketë spastrime rradikale, ashtu siç pritet të ketë rrjedhje të paimagjinueshme nga baza, duke e shpërfytyruar plotësisht PD e dikurshnme. Pas 25 Prillit, Lulzim Basha do të struket pranë Doktorit, dhe do të pranojë gjithçka lidhet me humbjen e zgjedhjeve, por aspak nuk do të pohojë se “ishte ai shkaktari”. Varka  e fryrë me “emrat e rinj” të listave në degët e asaj partie, po mbytet  ende pa dalë  në “det” të hapur. Takimet e shumta të sekretarëve të Lulzim Bashës në rrethe, jo vetëm kanë rritur mosbesimin tek lidershipi  i asaj partie, por kanë shtuar edhe prapaskenat  dhe skenarët që do ti servirin njëri-tjetrit  pas humbjes. Brënda partisë së Lulzimit, ka kohë që ka nisur “dueli i heshtur” mes kryetarit, sekretarëve, dhe  atyre që Lulzim Basha po i skualifikon dhe turpëron  çdo ditë, duke i flakur nga listat e reja.

Nuk ka dyshim se, “vallja e shpatave” do të presë “koka” të tjera nga kryesia e re, strukturat qëndrore, degët  e rretheve, apo dhe Këshilli Kombëtar i PD. Duhet patjetër të sajohen skenarë dhe të shpallen “fajtorët”. Dhe kush më mirë  se Lulzimi dhe Doktori, mund ta bëjnë këtë gjë në Partinë Demokratike.  Partinë Demokratike ka kohë që e ka marrë rrokopia, duke mbetur pa boshtin e saj drejtues. Ajo forcë politike, edhe para shkëputjes së kontakteve institucionale dhe djegies së mandateve, ishte peng i marrëzive të një ish-kryetari dhe kryetarit të ri, që më tepër se gjithçka tjetër, i vlen karriera dhe pasuria e tij. Ashtu si të tashmen, edhe të nesërmen e asaj partie, e ka në duart e tij njeriu që e shkatërroi nga themelet, dhe që sot ka vendosur në krye të saj një kukull, të cilit do ti japë pas humbjes së 25 Prillit 2021, edhe “shpatën” për ta bërë “lider të fortë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Presidenca si teatër pa spektatorë
Previous article ARTUR AJAZI/ A ka patur vërtetë “front opozitar” në Shqipëri?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k