• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Opozitë me…. flamuj
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Opozitë me…. flamuj

July 13th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Ajo ç’ka bie në sy në dy protestat “popullore” të opozitës së rrugës, është fakti i rritjes së numrit të flamujve. Duket sikur ka më shumë flamuj se njerëz, (ndjekës) dhe kjo për faktin sepse në protestën e fundit, kishte rrjedhje të madhe të atyre që Lulzimi kishte ftuar të merrnin pjesë. Flamujt ishin dhe ndoshta do të mbeten më “fanatikët” e protestave të kësaj opozite. Flamuj amerikanë, gjermanë, grekë francezë, italianë, çekë, polakë, (mungonin vetëm ata rusë) mund të shihje me shumicë në protestën e fundit “popullore” të kësaj opozite, dhe më pak se herët e tjera ….njerëz.

Edhe pse Lulzimi ka kohë që nuk bie dakort me Monikën për kushtet e protestës dhe “fitores” mbi Ramën, duket se flamujt dhe presidenti, janë gjëja kryesore që i bashkon ata. Flamujt dhe banderolat e shkruara keq dhe me shumë gabime ortografike , po zënë pjesën më të madhe të bulevardit të Tiranës dhe turmave që Lulzimi grumbullon. Opozita pas viktimizimit elektoral, po zbaton dhe shfrytëzon edhe “kauzën” e re të flamujve, kryesisht të atyre europianë e amerikanë. Sipas Lulzimit “flamujt janë pasqyrimi i vetëm i drejtimit euroatlantik të PD”.

Pra, mbaj një flamur amerikan dhe gjerman në dorë, dhe je me Europën, thirr “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe je europian dhe demokrat sipas Lulzimit. Një opozitë që mbahet dhe jeton me flamuj, një opozitë e cila teorizon dhe ndërton programe me flamujt e botës, një opozitë e cila nuk parashtron ide dhe programe për shqiptarët por thjesht kërkon “Rama ik”, një opozitë e cila ka qenë, është dhe mbetet e akuzuar për vjedhje dhe shitblerje votash, një opozitë e cila nuk ka as liri dhe as demokraci të brëndshme në parti, një opozitë që nuk ka guximin të bëjë rrotacionin e kryetarit të saj edhe pse në çdo zgjedhje ai humbet, një opozitë e cila shënjestron dhe sulmon faktorin ndërkombëtar për interesat e kupolës drejtuese, një opozitë që edhe pse e voton , e pengon reformën në drejtësi dhe ngritjen e strukturave të posaçme, një opozitë e cila djeg mandatet e votuesve të saj dhe del nga Parlamenti, kurrë nuk ka moralin të kërkojë pushtet.

Kjo thjesht quhet opozita e flamujve, pasi thuhet se për blerjen e tyre janë shpenzuar miliona nga xhepat e milionerëve të asaj partie, me të vetmin qëllim që ambasadorët të shohin me sytë e tyre “dashurinë” e madhe që opozita e kryesuar nga PD ka për ata. Për ata, që nuk kursejnë sulmet kur u preken interesat personale dhe familjare, për ata që kur është fjala për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nxjerrin lloj-lloj justifikimesh për ti penguar dhe krijuar kaos dhe destabilitet. Të rifiton besimin e ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve Lulzim, nuk mjafton të mbushësh turmën me flamuj dhe banderola të shkruara me gabime ortografike, të rifitosh besimin e ambasadorëve Lulzim , nuk duhet të djegësh mandatet e votuesve, nuk duhet të pengosh dhe të frikësohesh nga reforma në organet e drejtësisë, nuk duhet të ndërsesh ish-kryetarët e bashkive të mos lirojnë zyrat.

Të rifitosh besimin e ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve, nuk do të thotë të nxish dhe të shash vendin dhe qeverinë tënde pa rreshtur, nuk do të thotë të sulmosh mediat e lira kur të kritikojnë , nuk do të thotë të mos pranosh kurrë humbjen dhe dorëheqjen, por të bësh të kundërtën. Opozitë me flamuj bëhej në 1992, apo në 1996 Lulzim, sot është koha e programeve , ideve, dhe prakticitetit rinovues të çdo force politike që aspiron integrimin dhe ecjen përpara të Shqipërisë Europiane. Opozita e sotme është një lëvizje kaotike, pa sens, pa synim konkret, pa një planimetri politike për të tashmen dhe të ardhmen, por thjesht një lojë humbësish që shpresën e tyre e kanë varur tek flamujt , dhe jo e ardhmja e shqiptarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Me 4 arrestime apo 4 amnisti shpëton Shqipëria?
Previous article ILIR YZEIRI/ Ilir Meta është i lirë të dekretojë gjithçka!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k