• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Opozita që nuk meritojmë
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Opozita që nuk meritojmë

February 18th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Çdo popull meriton qeverinë që ka, por edhe opozitën që ka. Nisur nga ky këndvështrim politoko-social, në Shqipëri duke nisur nga viti 1992 deri sot, shqiptarët nuk mbajnë mend kurrë të kenë patur një opozitë kaq të lodhur, kaq hipokrite, kaq të paorganizuar dhe kaq të akuzuar dhe denoncuar nga vetë baza e partisë saj.

Ndërkohë që opozita “frontit të bashkuar” PD-LSI po përgatitet për një valë protestash (pas dështimit të dy protestave të fundit dhe sidomos në 27 janar) me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama, si të “lidhur me krimin dhe mafian”, degët e partive më të mëdhe opozitare në vend, janë në kaos total dhe pothuajse të shkërrmoqura, duke krijuar debate dhe polemika të shumta brenda radhëve të vetë bazës demokrate dhe asaj lësëiste.

Dhe konkretisht, problemet e shfaquara në organizim gjatë fushatës, si dhe fshehja e drejtuesve të një pjese të degëve të PD-së, sollën qëndrime dhe zhgënjime të shumicës nga anëtarët e saj, duke aluduar për kapje të strukturave dhe të individëve të caktuar nga qeverisja “Rama”.

Ka kohë që baza e Partisë Demokratike ka shfaqur hapur shqetësimin dhe arsyetimin për mosfunksionimin e degëve, si pasojë e rezultatit negativ e skandaloz në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, dhe kryesisht pas rizgjedhjes brutale të zotit Basha si kryetar partie një muaj më pas në 22 korrik.

Që nga mbyllja e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit, ku drejtuesit e opozitës nën delirin e marrëveshjes së mesnatës së 17 majit prisnin të vinin në pushtet dhe të bashkëqeverisnin me PS, ajo parti (pra PD) thuajse ka pushuar së ekzistuari.

Por zhgënjimi ishte i shpejtë, sepse fillimisht u mendua se heshtja vinte nga situata e krijuar pas humbjes katastrofike në zgjedhje, por ishin gabuar.

Muajt ikin, dhe maji e qershori që shënon 1 vjetorin e dështimit të çandrës dhe humbjes së zgjedhjeve nuk janë larg, ndërkohë që “buria” e opozitës mbetet shumë , shumë e dobët dhe e largët.

Demokratët e zhgënjyer nuk e kanë provuar akoma mbështetjen e atyre që nga çadra çirreshin se “kërkesat tona janë për popullin për votën e lirë”.

Luli hyri në zgjedhje, humbi dhe nuk tha një gjysëm fjale për humbjen, për bashkëqeverisjen me kryeministrin Rama, pastaj nxitoi për tu bërë kryetar “legjitim”, dhe pasi erdhi shtatori nisi të bëjë opozitën e shkundur nga të gjitha.

Militantët e opozitës kanë nevojë të shikojnë partinë e tyre të bëjë luftën politike sipas rregullave dhe normave, pasi heshtja e Lulzim Bashës i ka futur ata në dilema të thella.

Por ndërkohë në krahun e Lulit, është afruar pas humbjes nga e keqja, edhe Monika, e cila po bën një opozitë krejt pa sens, krejt fallco, dhe krejt të pabesueshme politikisht.

Edhe Monika ka adoptuar fraziologjinë e zotit Berisha, duke tentuar edhe ajo të bëhet një kopje e keqe e tij.

Mjafton ta dëgjosh dhe të shikosh në xhestikulacione Monikën, dhe të bindesh se çdo fjalë dhe fjali që ka thënë Berisha në Parlament dhe jashtë tij, e ka thënë dhe Monika Kryemadhi para kamerave.

Opozita e LSI, është opozitë nga e keqja, opozitë për të mbrojtur “bëmat” e 8 viteve qeverisje, opozitë e një partie që qëndroi dy herë rresht në pushtet falë makinacioneve politike.

Faktikisht opozita nuk është çështje numrash që mund të pretendosh përmbysje, nuk është çështje ulurimash dhe goditjesh me këpucë e çizme, por është çështje aftësie, dhe këtë të fundit nuk e ka as Monika dhe as Luli.

Opozita aktuale, moralin nuk mund ta fitojë duke dalë kundër qeverisë , kurndër reformës në arsim, kundër reformës në organet e drejtësisë apo edhe kundër inceneratorëve, vetëm e vetëm për të mbrojtur bizneset dhe milionat e veta.

Por e meritojnë shqiptarët një opozitë të tillë, ku drejtuesit e saj janë provuar të qeverisin, dhe janë sot milionerët e këtij vendi ?

Natyrisht që jo, pasi shqiptarët nuk mund të meritojnë një opozitë të drejtuar nga pushtetarët e dikurshëm, që nuk kanë lënë gjë pa i marrë pushtetit, shqiptarëve, tokës, ajrit, ujit, detit, maleve dhe lumenjve.

Shqiptarët nuk meritojnë një opozitë që ulërin dhe çirret për të ardhur në pushtet për interesat e saj, një opozitë që mbetet e akuzuar, e dyshuar, e denoncuar, e pabesueshme, por meritojnë një opozitë me program të qartësuar politikisht, meritojnë një opozitë të moralshme dhe jo të pabesë, meritojnë një opozitë që nuk e pengon por e ndihmon zbatimin e reformave në organet e drejtësisë, meriton një opozitë që nuk pengon integrimin në BE por përpiqet maksimalisht të vendosë “gurin” e saj të themelit në hapjen e negociatave.

Shqiptarët meritojnë një opozitë të rinovuar totalisht në konceptin mbi lirinë dhe demokracinë dhe barazinë, e pasqyruar kjo edhe brënda partisë, meritojnë një opozitë që di të shpalosë programe dhe ide rracionale, që di të punojë në ekip, duke lënë pas të shkuarën dhe duke larguar plotësisht kultin e individit, unin e Njëshit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Heshtja në përvjetorin e “Republikës së re”
Previous article ASTRIT PATOZI/ Mos e mallkoni kot 18 Shkurtin!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k