• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Nuk ka Sali, ta mposhtë Ramën
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Nuk ka Sali, ta mposhtë Ramën

February 29th, 2024 F.autor Blog 0 comments

Samitet, (dhe jo vetëm) ftesat dhe takimet e shumta me liderë të Bashkimit Europian, vëmëndja e shtuar e faktorit ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, duket se i kanë dhënë atij “fitoren e katërt zgjedhore”. Kjo jo për faktin sepse, ka thjesht mbështetje nderkombëtare, por edhe sepse ka realizuar në 12 vjet, aq sa nuk u bë në 2 dekada e ca në Shqipëri.

Vendi kishte nevojë për një lider jo vetëm karizmatik brënda, por edhe mjaft “imponues” jashtë. Edi Rama, i ka të gjitha veçoritë e një lideri “imponues”, pasi fakton dhe nuk fabrikon, atë që është reale për zhvillimet e brendshme dhe të jashtme. Jo në pak raste, Edi Rama ka qenë iniciatori i zhvillimeve dhe nismave Rajonale, Europiane dhe botërore, duke mbetur në fokus të axhendave dhe bisedimeve mes homologëve nga shtete dhe kombe të fuqishme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten partnere besnike e Shqipërisë, ku një zhvillim të madh në marëdhëniet e ndërsjellta, dhe promotori i ecurisë pozitive mes vendeve, ka qenë pikërisht, Edi Rama. Kurrë më parë, Shqipëria, nuk ka njohur nivel kaq lartë të përfaqësimi dhe marëdhënieve mes dy vendeve tona, sa sot. Kurrë më parë Shqipëria, nuk ka qenë refren dhe epiqendër i çdo nisme Rajonale, Europiane dhe botërore, sa sot, ku padyshim Edi Rama ka kontributin e tij të padiskutueshëm.

Në planin e brëndshëm, Edi Rama (sipas Saliut) edhe pse duket sikur “ka humbur aksione pushteti pas hetimit dhe arrestimit të bashkëpunëtorëve për korruspion”, mbetet sërish i fuqishëm. Ai dhe Partia Socialiste, duket se pas çdo “akuze dhe denoncimi nga Rithemelimi”, sikur rriten, shtohen, fuqizohen, dhe shikojnë vetëm përpara.

Bashkimi rreth Edi Ramës, nuk ka qenë dhe nuk mbetet proces artificial, i stisur, i sforcuar, pasi ai është natyral, dhe kjo duket në zgjerimin e strukturave dhe degëve në rrethe me të rinj. E ndërsa opozita sa vjen dhe tkurret, pakësohet dhe “plaket”, duke treguar miopi politike në prezantimin e saj si forcë serioze para shqiptarëve, diçka tjeter ngjet tek Partia Socialiste.Rikompozimi dhe riorganizimi i saj, duket si një proces i përhershëm dhe i pandalshëm.

Edi Rama, nuk ka menduar dhe nuk mendon kurrë ta përgjumë partinë e tij, ndaj çdo 4 vjet kryen reformimin e saj. Kjo për faktin sepse kryeministri Shqipërisë, ka një tjetër vizion reformues për forcën politike që drejton. Pas një tranzicioni të gjatë politik, Shqipëria sot është më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian, falë qeverisjes së Edi Ramës.

Megafoni i “prishur” që ligjëron majë ballkonit, dhe që përfaqëson kastën e vjetëruar politike, nuk mund ta mposhtë marshimin e një gjenerate që po shkon drejt Europës. Ajo që kërkon Saliu nga ballkoni, përpara një grushti njerëzish, mbetet leksioni më i mirë për “përtacët politikë”, për ata që mendojnë dhe besojnë se drejtohet partia me liderin nga ballkoni (si Çu En Lai PKK), duke shpresuar në “marrjen e pushtetit me rrotacion”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Diversioni rus me Kosovën që kërkon të izolojë Ukrainën në Ballkan
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ 10 milionë turistë?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k