• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Nuk ja dole Lulzim
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Nuk ja dole Lulzim

April 19th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Edhe kësaj here, Berlini ka shërbyer për Lulzim Bashën si “alibi” dhe si “shkak” banal për të treguar përralla nga e kaluara me “pesimistë, skeptikë, korrupsion” dhe për të vjellë sërish helmin e tij ndaj një suksesi të madh për Shqipërinë. Nuk ja dole Lulzim, nuk ja dole të sabotosh dhe të dëmtosh imazhin e vendit tend, nuk ja dole të përmbysësh progres-raportin mbi arritjet e Shqipërisë, nuk ja dole të ndikosh aspak tek kanceleritë europiane për të penguar dhe vonuar procesin e hapjes së negociatave, nuk ja dole të marrësh sërish admirimin e shqiptarëve por ke marrë urrejtjen e tyre.

Dalja para mediave, pas kthimit trishtues nga Berlini, ishte shfaqja më e shëmtuar dhe më stresante e kryetarit të një partie “të djathtë” që prej 5 vitesh punon e lufton me të gjitha format dhe mundësitë, për të penguar jo vetëm reformat në institucionet e shtetit shqiptar, por edhe për të dëmtuar seriozisht interesat e vendit në sorrollatjet e tij në Europë.

Por pavarsisht tentativave të Lulzimit në Bruksel , Londër dhe Berlin, pavarsisht vrerit , akuzave dhe fabrikimeve të tjera të tij në takimet me partitë “simotra” në Europë, Shqipëria e mori notën kaluese edhe kësaj here, madje do ta marrë edhe “diplomën” përfundimtare për të qenë anëtare dinjitoze e BE. Nuk ja dole Lulzim, edhe pse bashkë me shpurën tënde mjerane, u mundove maksimalisht të nxije arritjet e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rritjen ekonomike, në investime, në politikën e jashtme, reforma dhe Vetting.

Nuk ja dole Lulzim, edhe pse bashkë me Monikën synove dhe tentove që me “protesta popullore” të mblidhje në sheshe qindra vetë për të përmbysur qeverinë e dalë nga votat e lira, nuk ja dole Lulzim edhe pse bashkë me Monikën tënde mbrojte dhe sërish po mbron zjarrvënësit e Rrugës së Kombit, nuk ja dole Lulzim edhe pse në Parlament ti dhe ushtarët e tu, mbushët dynjanë me miell, vezë dhe çizme të zgjyrosura.

Nuk ja dole Lulzim , edhe pse ti dhe Monika, dy milionerët e politikës dhe pushtetit të vjetër, nuk latë gjë pa thënë dhe pa bërë, për të dëmtuar interesat e vendit, nuk ja dole Lulzim edhe pse ti dhe Monika, nuk latë fjalë pa thënë për Ambasadorin Lu dhe Ambasadoren Vllahutin. Shqipëria ndjehet sot dinjitoze dhe e barabartë mes të barabartëve në KE, dhe së shpejti edhe si anëtare e merituar e BE. Ti nuk u gëzove Lulzim edhe pse krerët e Politikës së Jashtme të BE deklaruan se “kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë”, ti nuk u gëzove edhe pse takimi i kryeministrit tënd zotit Rama me Mogerinin ishte i përzemërt, por si gjithmonë u detyrove të deklaroje se “nuk është momenti të festojmë por të punojmë”.

Ti çuditërisht asnjëherë nuk ke festuar për arritjet e Shqipërisë në këto 5 vjet, asnjëherë nuk ke deklaruar optimizmin si politikan dhe opozitar për nisjen dhe zbatimin e reformave në organet e drejtësisë, por gjithmonë ke tentuar ti pengosh ato me “protesta, miell, vezë dhe çizme”. Skepticizmin dhe pesimizmin tënd Lulzim ja ke imponuar edhe të tjerëve në PD tënde. Ja ke imponuar të rinjve dhe të vjetërve, duke u kërkuar atyre të gërrmojnë dhe gjejnë kaseta filmike me “arrestime dhe grabitje natën nga policia” duke harruar me dashje interesin madhor të vendit, integrimin në familjen e madhe europiane. Pikërisht në prag të çdo takimi

dhe evenimenti të rëndësishëm për fatet e vendit, PD e Lulzimit, ose do të bllokojë autostradat, ose do të vendosë traun e kartonit tek hyrja e Surrelit, ose do të sajojë ndonjë kasetë filmike me “arrestime bombastike”, për të kërkuar pastaj “lirimin nga Rama të personave të arrestuar”. Sot në çdo shtet ligjor dhe demokratik, arreston dhe liron Prokuroria dhe Gjykata dhe jo kryeministri zoti Basha. Të kërkosh përmes ervinëve “lirimin e të arrestuarve nga kryeministri” do të thotë që ti dhe të rinjtë e PD, jeni mendërisht akoma me kohën e Xhaxhit, e përjetoni akoma si realitet atë periudhë dhe ky nuk është faji shqiptarëve.

Do të ishe i besueshëm Lulzim, në rast se ti nga Berlini, dhe më pas nga selia e PD, do të shprehje kënaqësinë personale dhe të forcës politike që përfaqëson për arritjen e madhe të Shqipërisë, për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave, do të ishe i besueshëm Lulzim në rast se ti do të vlerësojë në këtë ditë të madhe, edhe arritjet e kundërshtarit tënd politik, paçka se një vit më parë bashkëqeverise me zotin Rama për të realizuar zgjdhjet e lira dhe të ndershme, që partinë tënde e nxorrën sërish në opozitë. Nuk ja dole Lulzim, nuk ja dole

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GAZMIR RACI/ Raporti i BE-së për Kosovën dhe Dialogu për Normalizim
Previous article ENVER ROBELLI/ Ramush H. në «TV HAPPY» të Beogradit: edhe një rrëshqitje kolosale

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k