• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Misioni real i opozitës së vjetër
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Misioni real i opozitës së vjetër

August 18th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

E ndërsa tranzicioni i stërgjatur duket se i ka lodhur shqiptarët, duhet thënë se e tillë nuk ndjehet edhe sot e pas afro 30 vitesh Partia Demokratike, forca e vetme politike në këtë vend që punon kundër gjithçkaje pozitive. Kundër integrimit, kundër rendit dhe zbatimit të ligjit, punon kundër reformave (që sa ishte në pushtet i pengoi) punon kundër investimeve, kundër integrimit, punon kundër lëvizjes së lirë të shqiptarëve (pasi e quan largim të tyre) punon kundër zgjidhjes së krizave, punon kundër imazhit pozitiv të vendit, kundër zgjedhjeve të lira, duke kompromentuar hapur misionin e saj.

Por në fakt kush është misioni i vërtetë i një opozite e cila sot quhet “ish opozita”, kush janë qëllimet dhe objektivat e një partie politike që, nga ku lind dhe ku perëndon dielli në këtë vend, vetëm nxin gjithçka. I turret qeverisë, ministrave, drejtorëve, deputetëve, kryetarëve të bashkive, i turret tregëtarëve dhe biznesmenëve duke i etiketuar “oligarkë” dhe duke i kërcënuar se “do ti arrestojë kur të vijë në pushtet”.

I turret me mllef ndërkombëtarëve, dhe nuk ka lënë ambasador të SHBA, BE dhe vendeve të tjera pa kundërshtuar, pa ofenduar, pa i vënë nofka duke treguar se misioni i saj real nuk është opozitarizmi. Djegia e mandateve, ishte një tjetër hije dyshimi për opozitën e vjetër, pasi doli jo vetëm kundër interesave të zgjedhësve të saj, pasi doli jo vetëm kundër çdo normaliteti të jetës politike në një vend demokratik, por kompromentoi rëndë misionin e saj, programin e saj, strukturat e saj. Por tashmë gjithçka ka ndodhur, dhe ka ndodhur me vetëdije të plotë nga lidershipi aktual, dhe kthim mbrapa nuk ka.

Kjo për faktin sepse deri sot shqiptarët nuk kanë parë dhe dëgjuar qoftë edhe njëherë të vetme “ndjesën publike” nga kryetari Basha për pengimin e reformave në drejtësi, për nxirjen e imazhit të vendit në dyert e kancelarive europiane, për fjalët, sulmet nxitjen dhe veprimet e pafalshme të turmave, që nga janari deri në qershor 2019, ndezën tym dhe flakë bulevardin dhe institucionet e shtetit në Tiranë. Pas gjithë këtyre ngjarjeve, dhe të tjerave që Lulzim Basha (dhe mbështetësit e tij Monika dhe Iliri) paralajmërojnë në shtator, me të drejtë çdo shqiptar që kërkon lirinë, demokracinë, rendin, qetësinë, ekonominë, investimet, integrimin, pyet “kush është misioni i kësaj opozite”.

Si mund të tolerohet një forcë politike të arrijë ekstremitete të tilla në një vend europian, duke shembur disa herë rradhazi ëndërrën shekullore të shqiptarëve, dhe askush të mos reagojë ? Shqiptarët e kanë bërë reagimin e tyre me votën e lirë, ndaj një partie politike që sillet në teori dhe praktikë sikur të jetonte diku larg, në Korenë e Veriut.

Interesat jetike dhe e ardhmja e këtij vendi, nuk mund të mbahen peng nga një ish-opozitë e cila u vetëlargua me ndërgjegje të plotë nga çdo përgjegjësi politike, dhe që sot e gjithë ditën punon me intensitet maksimal kundër gjithçkaje pozitive dhe kundër interesave të shqiptarëve. Gjithsesi është fat i madh, që në misionin e saj, ish-opozita e vjetër ishte dhe ka mbetur pakicë, dhe e tillë do të jetë deri në fundin e saj politik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MONIKA STAFA/ Xhuvani dhe Baxhaku, të dy ata tok
Previous article MERO BAZE/ Përsëritja e ngrefosjes së Lulit, si i “fortë”!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k