• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ “Ministrat” e PD, në garë për kredite
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ “Ministrat” e PD, në garë për kredite

January 29th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ata janë pothuajse çdo ditë në faqet e mediave të shkruara dhe vizive, ata janë çdo ditë në podiumet e sallës së konferencave për shtyp, duke lexuar deklarata “bombastike”, duke shfaqur “video alarmante”, apo duke nxjerrë emra, mbiemra dhe përemra vetorë dhe lidhorë, për pushtetarët. Ata janë kudo, por në ballë të opozitarizmit jo. Ata nuk bëjnë opozitë, ata nuk merren me partinë e tyre që po shkërrmoqet nga qendra deri në bazë, ata nuk merren me gjetjen e rrugëve për bashkëpunim institucional me shumicën qeverisëse, por thjesht merren me “skupe” të ardhura nga “qytetari dixhital”.

Dhe janë pikërisht ata, “ministrat” e Partisë Demokratike që popullin e shohin si tufë me dele, që hallet dhe problemet e popullit i shohin në raport me pushtetin e tyre të humbur. Edhe pse ka mbi 2 muaj që qeveria po merret intensivisht me pergatitjet dhe projektet e rindërtimit të fshatrave dhe qyteteve të prekura nga tërmeti i tmerrshëm i 26 Nëntorit, ata “ministrat” e Partisë Demokratike për asnjë moment, nuk e kanë harruar “lugën dhe tepsinë e pushtetit”.

Në çdo fjalë, fjali dhe akuzë që shigjetojnë, apo edhe në çdo denoncim që bëjnë, çekani i tyre rreh për pushtetin. “Të ikë Rama, të vijmë ne, të ikë Rama, sepse vendin e anëtarësojmë ne në BE, të ikë Rama, sepse vetëm ne e bëjmë rindërtimin”. Dhe në fakt, rindërtimin si askush tjetër e “bëjnë” ata që mbushën Durrësin (dhe Shqipërinë) nga Gjiri Lalëzit deri në Golem me pallate 12 deri 24 katëshe, e bëjnë ata që nuk lanë pyll me pisha pa prerë, duke ngritur fshatra e kolibe turistike , që sot janë kthyer në pocaqi.

Ata nuk ndalen, ata karikohen çdo ditë në selinë e partisë, dhe nisen yrysh përpara, drejt “fitorjeve të reja”. Mjafton ti shohësh e ti dëgjosh se si “ministrat” në pritje të Partisë Demokratike, janë në sinkron me kryetarin dhe Doktorin, dhe askush nuk ka kurajon të dalë nga rreshti, dhe të tregojë sa vlen. Ata duken si të programuar, të porositur për të nxirë çdo gjë, sepse sipas kryetarit Basha “pushteti mbi të gjitha, ndryshe ikni edhe nga lista e 2021 për deputetë”.

Çdo njëri prej tyre, qëndron me ankth dhe pret me sytë dhe veshin nga kryetari Basha, çdo njëri prej tyre mundohet të ngrejë sa më shumë zërin para kamerave, të ripërsërisë me dhjetra herë togfjalëshin e trashëguar “qeveria e krimit dhe e korrupsionit”, për të marrë kreditet e nevojshme për zgjedhjet e 2021. Ata më të fituarit natyrisht janë emrat e listës për “ministra”, dhe kjo e drejtë ekskluzive, është 60 per qind e Doktorit, dhe 40 per qind e Lulzim Bashës.

Lum ai, që e ka emrin tek lista e “ministrave”, pasi qysh tani kanë nisur të mbushin dynjanë me premtime se “sa të marrim pushtetin, ti drejtor, ti zv.ministër, ti shoferi im, ai do të jetë kryetar bashkie, ai drejtor policie”, etj. Duke mos patur punë tjetër, veç sharjeve dhe akuzave të cilat u printohen çdo njërit prej tyre, “ministrat” nuk mërziten, edhe pse e dinë se kjo gjë, do të hajë gjatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KIMETE BERISHA/ Propaganda e Haradinajt kundër Shqipërisë zyrtare është e ultë dhe banale
Previous article FRROK ÇUPI/ Lufta bëhet në gjunjë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k