• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Mediat e blera dhe milionerët e pushtetit të vjetër
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Mediat e blera dhe milionerët e pushtetit të vjetër

December 15th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Të futur në kaushin e thellë të atyre që kanë borxh të blejnë gjithçka, për të ruajtur të paprekura pasuritë e zhvatura, një pjesë e mirë e mediave kryekëput të blera dhe të financuara nga “revolucionarët” e opozitës, kanë nisur sulmet e pështira ndaj kujdo, që po përpiqet të rindërtojë qytetet e rrënuara nga tërmeti. Në konceptin e sizmiologëve vendas dhe të huaj, tërmeti i 26 Nëntorit, ishte një hata e madhe, e cila duhet të ketë përballë angazhime të forta të shqiptarëve të bashkuar dhe jo të përçarë, të një qeverie që po lobon fuqishëm me partnerët ndërkombëtarë, por e tradhëtuar nga një ish-opozitë e papërgjegjshme. E ndërsa vendi ka hyrë në fazën më të rëndësishme të një epoke historike për rindërtimin e qyteteve dhe fshatrave të prekura nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në 100 vjet, eksponentë të ish-opozitës dhe treshja drejtuese e saj Meta-Lulzimi dhe Monika, kanë hapur tjetër llogore sulmi (jo ndaj qeverisë) ndaj fateve të shqiptarëve.

Duke rikarikuar mediat e tyre të blera me para pushteti, mediat e tyre mercenare, disa prej tyre me eksperiencë të gjatë “pune” në fushën e nxitjes me anë të mashtrimit, vajtuesit e pushtetit, ata që shkrygjen në turra parash dhe dehen me shampanjë kur shqiptarët gdhihen dhe ngrysen në çadra mes dimrit, po luten të “bjerë Rama”. Të vetmen gjë, që ata menduan dhe prisnin pas 26 Nëntorit, ishte rrëzimi qeverisë, kurse pezmatimin e Ramës e morën si “shenjë dobësie”. Në asnjë moment, megafonët e prishur të Lulzimit, Ilirit dhe Monikës nuk pushuan së transmetuari dhe botuari, pjesë nga orët e para të pastërmetit, të urdhëruar nga shefat që lidheshin çdo minutë me “Atë”, që priste të binte qeveria bashkë me hotelet pa leje që kishin firmosur ushtarët e tyre.

Vetëm një gjë nuk kuptoj, si mund të blesh kaq shumë media, edhe kur nuk je në pushtet ? Si mund të financosh kaq shumë redaksi lajmesh dhe pronarë (të emëruar) mediash kur nuk ke pushtet ? E vetmja gjë, mbetet të besoj se paraja e bërë dikur, e kalon malin e Korabit dhe të Tomorrit, dhe nuk paska të mbaruar. Nuk kanë të mbaruara edhe milionat që vijnë nga bizneset e “trashëguara” nga familja farefisi… apo miqtë e vjetër E ndërsa shqiptarët kanë mbi 3 javë që janë hedhur në krahët e njëri-tjetrit, për t’ju gjendur atyre që janë në vështirësi mbijetese, milionerët e pushtetit të vjetër, bëjnë duva, nuska dhe hedhin fall, edhe në faqet e gazetave dhe televizioneve që de facto, i kanë nën hyqmin e parave të tyre.

Duke akuzuar kryeministrin Rama për gjoja “çensurë, ligj antimedia, për dhunimin e fjalës së lirë”, gojështhururit e milionerëve të pushtetit të vjetër, nuk po lenë gjë pa botuar, nga shpifja deri tek akuzat nga më banale, ndaj atyre që fallxhorëve u kanë kthyer kurrizin, për tu marrë me punët në terren. Shqiptarët janë dëshmitarë të një fushate të egër denigruese mediatike, e inskenuar deri në detaje nga ata që hallexhinjve u tregojnë përralla me “burgosje qeveritarësh” kur duhej ti tregonin se janë për bashkëpunim dhe bashkim, duke u ulur në tryeza të përbashkëta pa kushte.

Opozita e vërtetë e këtij vendi, në fakt janë mediat e blera dhe ish-pushtetarët milionerë, por aq më mirë për qeverinë. Një fjalë e urtë thotë “kur nuk ke punë, luaj derën”. Të paktën këtë janë duke bërë ata, që po tallen me shqiptarët e mbetur pa shtëpi, duke u treguar “plane me 5 pika” apo dikush tjetër profka pasurie me “trashëgimi nga stërgjyshërit”e kohës së Sulltan Pekmezit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Berisha po e rindan PD, pro ose kundër tij!
Previous article ALBERT P. NIKOLLA/ Basha si Shabani te novela "Djepi arit" e Koliqit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k