• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI: Me amerikanët ç’pate Lul!
Home
Blog

ARTUR AJAZI: Me amerikanët ç’pate Lul!

November 29th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Në çdo vend tjetër europianolindor, (postkomunist) do të ishte e paprecedentë që një lider opozite, që një kryetar partie të djathtë dhe opozitare, e cila ka humbur jo vetëm pushtetin por ka humbur thellë edhe zgjedhjet e rradhës, jo vetëm të mos u bindej me dialog, por edhe ti sulmonte hapur amerikanët, madje zyrtarë të veçantë të DASH.

Kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri, dhe po ndodh vetëm me Partinë Demokratike e drejtuar nga zoti Basha.

Opozita e pas 25 qershorit 2017 në Shqipëri, politikisht dhe konceptualisht, duket sikur nuk ka lidhje fare me të bërit opozitë nga një parti e djathtë, e përgjegjshme, që ka ide dhe programe të qarta mbi misionin aq të rëndësishëm që ka.

Diagonalet dhe spërdredhjet e qëndrimeve dhe deklaratave zyrtare, publike dhe politike, si dhe letrat e dërguara kryesisht Departamentit Amerikan të Shtetit, duke kontestuar vërejtjet dhe qëndrimet e zyrtarëve më të lartë të tyre, tregojnë mentalitet thellësisht majtist të lidershipit të Partisë Demokratike.

Kjo duket tek letrat e shpeshta muajt e fundit drejtuar zyrtarëve të lartë amerikanë, me mesazhe që jo vetëm nxijnë vizionin dhe arritjet e Shqipërisë, të cilat duket se janë vetëm një pjesë e abdurdeve ku ka arritur e djathta parti që përfaqëson sot opozitën apo dhe “frontin opozitar”.

Mjafton të kujtojmë se përmes firmës lobuese “Barnes & Thornburg LLP”, kreu demokrat, ka kërkuar një takim zyrtar në DASH, për të informuar amerikanët se “Shqipëria ëshë kapur nga krimi dhe droga”, dhe duke mos u mjaftuar me kaq, ai pa asnjë shkak ka përfolur Zv/ Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Politike zotin Thomas Shannon, duke e shigjetuar atë se “ai ndihmoi në rizgjedhjen e Ramës si Kryeministër, duke dhënë miratimin që zgjedhjet e 25 qershorit të realizoheshin”.

Ky veprim nuk është as politikisht dhe as shtetarisht i matur, aq më tepër i një lideri që aspiron të ngjitet në majat e pushtetit si një parti e djathtë.

Mjafton të kujtojmë se zoti Basha në letrën e tij, ka përdorur fjalët e zotit Thomas Shannon në një takim me zotin Bushati sipas të cilit “është e rëndësishme që të gjitha partitë politike shqipare të marrin pjesë në zgjedhjet elektorale të 2017”.

Kaq do ti mjaftonte Lulit, për tu shprehur se “deklarata e tij ( pra e zotit Shannon) ishte qartësisht e njëanshme pasi nuk ka marrë në konsideratë faktin që zgjedhjet mund të manipuloheshin nga Rama”.

Ndërkohë letra e Lulit (kërkesa) nuk mori kurrë një përgjigje amerikane, dhe kjo sipas firmës lobuese “Barnes” e cila i referohej Departamentit të Drejtësisë Amerikane , ndërkohë që gjysma e zyrtarëve të zotit Trump, refuzojnë ta takojnë zotin Basha. (?)

Kjo ndoshta ka ndodhur për shumë arsye objektive, që lidhen kryesisht me letrën e nxituar të kreut demokrat i cili theksonte se “zv/ sekretari Tom Shanon ndimoi efektivisht përpjekjen e Ramës për tu rizgjedhur”, duke vazhduar pohimin e tij se “zgjedhjet duhet të shkonin përpara siç ishin planifikuar, pa përmendur vështirësitë e manipulimit të tyre ”.

Por ndërkohë nga Saranda ku kishte nisur përpjekjet e tij për të takuar dhe “sqaruar” bazën e partisë kreu demokrat do të deklaronte dhe sqaronte se “unë e firmosa marrëveshjen e 18 majit me Ramën pas refuzimit të tre delegacioneve evropiane, ndërsa përfaqësuesit e SHBA më paralajmëruan duke më thënë, ose hyr në zgjedhje, ose ne do të njohim legjitimitetin e zgjedhjeve edhe nëse PS do të hyrë e vetme.

Në këto kushte vendosa të hyj në garë duke marrë edhe gjysmën e qeverisë, pasi nëse nuk do hyja në garë, demokracia në vendin tonë do ishte në rrezik”.

Deklaratat e kreut të PD për amerikanët, europianët, për bazën e partisë dhe gjithçka lidhet me përpjekjet e tij për ta legjitimuar postin e ri dhe humbjen e 25 qershorit, janë sa kontradiktore aq edhe të nxituara, duke treguar papjekuri dhe çorientim politik.

Po mirë me Ramën e dimë se e ke “seriozisht” luftën opozitare, mirë se edhe me kundërshtarët e tu brënda partisë nuk lëkundesh nga instikami, por me amerikanët çfarë ke zoti Basha, pse kaq nxitim për ti shpallur “luftë” një vendi të madh mik, që ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në krahun e Shqipërisë, në përpjekjet e saj për tu integruar si e barabartë mes vendeve euroatlantike drejt një demokracie të qëndrueshme.

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është as me Ramën dhe as me Bashën, as i majtë dhe as i djathtë, por është një institucion demokratik me integritet absolut, që nuk mund të përkrahë dhe tolerojë cilindo që tenton dhe kërkon të dalë jashtë kontureve dhe rregullave të një gare të ndershme politike.

Dhe këtu padyshim nuk bën përjashtim as Shqipëria, tek e cila ata shohin një vend me të ardhme të sigurtë, e cila do të realizohet vetëm përmes një shteti ligjor me institucione drejtësie të pavarura politikisht, dhe jo përmes gjuhës së urrejtjes klasore, që përdorin ende politikanë të veçantë duke të kujtuar hijet e së kaluarës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANDI BUSHATI: Sa po i kushton Bashës foto me Trump?
Previous article MIRELA KUMBARO FURXHI: Debati, me dashje i pashteruar për datën 29 Nëntor, s’e ndryshon dot historinë!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k