• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Lulzim, mos e prek votën e bazës…
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Lulzim, mos e prek votën e bazës…

October 4th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ajo ç’ka po ndodh me “votimet e bazës” në degët e rretheve, për listat e reja me emra të “préparé” nga zyra e Lulzim Bashës, mund të quhet pa asnjë mëdyshje një lojë e fëlliqur e kryetarit të Partisë Demokratike. Listat e reja me emra të panjohur dhe të kontestuar nga baza e Partisë Demokratike, listat e “seleksionuara” nga një komision anemik, që nuk luan as gishtin pa “izën” e Lulzimit dhe Doktorit, janë sot tallja dhe fëlliqësira më e madhe e një kupole drejtuese e cila në ikje e sipër, edhe pse e diskredituar, po kërkon të prekë edhe votën e bazës. Ato lista, nuk janë as reale, dhe as të sinqerta të paktën në mënyrën se si janë mbushur, aq më tepër me emra të veçantë që nuk kanë lënë diplomë nga universitetet private pa blerë, dhe që sot po u serviren demokratëve të thjeshtë të fshatrave dhe qytete periferike, si “armata e fitores së PD mbi Ramën”. Në pothuajse të gjitha degët e rretheve, ku deri tani po kryhet procesi i votimit për emrat e rinj, që do të percaktohen si garues në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ka ndodhur dhe po ndodh poshtërsisht, prekja e votës. Njerës të ardhur nga fshatrat apo dhe zonat e tjera nuk dihet se nga, po instruktohen dhe po u kërkohet të “votojnë” emrat e kryetarit, ndërkohë që edhe i deleguari i PD Gaz Bardhi, është pjesë e kësaj farse. Lulzim po prek votën e bazës, po prek votën e atyre që deri sot mbajtën shpresën se nuk do ti zhgënjeje, të paktën për listat e reja të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e reja. Lulzim, mos e prek votën e bazës, sepse edhe ata pak mbështetës që të kanë mbetur në rrethe, me procesin farsë dhe listat qesharake të servirura si “prurje të reja”,do të largohen përfundimisht nga partia tënde. Lulzim, mos e prek votën e bazës, sepse do të degradosh gjithë strukturat e Partisë Demokratike, dhe fatura do të bjerë mbi ty. Lulzim, mos e prek votën e bazës, sepse nuk do të gjesh votues më pas humbjes së 25 Prillit 2021, për të votuar rikandidimin tënd si kryetar PD-je.  Lulzim mos e prek votën e bazës, sepse do të të kthehet në boomerang, ajo ç’ka deri sot i ke bërë atyre njerësve, që ke 7 vjet e gjysëm që i mban me premtime për “marrje pushteti dhe fitore në zgjedhjet e reja”. Lulzim, mos e prek votën e bazës, sepse je nën monitorim të vazhdueshëm nga faktorë të brëndshëm dhe të jashtëm, të cilët tashmë e dinë, se ti e ke kthyer Partinë Demokratike në “plaçkë” me të cilën luan për interesat e tua. Lulzim mos e prek votën e bazës, duke synuar të justifikosh nesër jo vetëm humbjen përballë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, por edhe mbylljen e saj, shkërrmoqjen e strukturave dhe largimin e pajustifikuar të qindra e mijëra militantëve nga ajo parti. Lulzim, mos e prek votën e bazës, sepse nuk mund të fitosh besimin dhe nuk mund të ngjallësh shpresën tek mbështetësit e tu, duke ndjekur qorrazi rrugën e paraardhësit tënd shpirtëror. Partia Demokratike, ende  pa nisur mirë fushata elektorale, ka shkelmuar tryezat e palëve politike, ka rikthyer xhaketat e vjetra në listat e “reja”, dhe po u imponon mbështetësve në bazë të votojnë “emrat e Lulzimit”. Duke dalë nga rrjedha normale e sistemit të drejtimit, dhe duke ndërrmarë një proces të gabuar dhe hileqar votimi, për ta servirur si “risi në përzgjedhjen e kandidatëve”, Lulzim Basha ka gabuar rëndë, dhe  nuk  e ka menduar se duke prekur votën e bazës, pas humbjes së 25 Prillit 2021, ai nuk mund të jetë më as anëtar i thjeshtë i PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ADRIATIK DOCI/ Koncepti i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për mediat
Previous article ERJON BRAÇE/ Shpifja në krye të shtetit: Hetim që shteti mos i japë imunitet siç i ka dhënë vrasjes shtetërore

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k