• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Lulzim Basha, ky Stalin i vogël
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Lulzim Basha, ky Stalin i vogël

November 16th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Kryetari i demokratëve të mbetur Lulzim Basha, ka kohë që sillet si një Stalin i vogël në atë parti.E ka theksuar sjelljen e tij “sovjetike” me paralajmërime për “shkarkime, largime, përjashtime, penalizime” apo dhe degdisje. Ai ka vendosur të sillet si një diktator i vogël, edhe pse roli nuk i shkon. Mblodhi kryesinë së fundmi, dhe e katandisi situatën deri në përplasje fizike mes anëtarëve.

Ai paralajmëroi se “çdo njeri nga ju, që punon kundër partisë do të ndëshkohet”. Lulzim Basha ka krijuar brënda selisë dhe zyrave të asaj partie që drejton, një situatë të rënduar psikologjike ndaj kujdo që shfaq mendimin kundër, ndaj kujdo që shkon në “foltoren” e Berishës, madje duke shkuar edhe më tej. Paracaktimi i datës 18 Dhjetor si “dita e mbledhjes së Kuvendit”, mbetet fataliteti më i madh i një njeriu që kurrë nuk u bë politikan, kurrë nuk u bë lider, dhe që kurrë nuk arriti të bëhet as kryetar partie. Ai në thelb mbetet njeri i vogël, kopjac, inatçor, ziliqar, i paaftë, i pabesë, ndërsa si formim arsimor apo dhe intelektual, mbetet tipik sovjetik.
Lulzim Basha është i pamundur të kuptojë realitetin ku jeton, është i pamundur të perceptojë situatën e krijuar brënda asaj partie që drejton. Ai ka ardhur në Partinë Demokratike, me synimin e qartë, ta shpjerë atë drejt shpërbërjes. Eshtë e vetmja gjë, që i ka “shpëtuar” Doktorit, pa ja lexuar Lulzimit qysh ditën kur e afroi në parti. Situata e sotme brënda asaj force politike, mbetet e njëjtë me ish-Partinë Kominuste të BS, fill pas vdekjes së Leninit. Ishte Stalini ai që, në emër të “luftës ndaj tradhëtarëve të partisë”, nisi kryqëzatat e arrestimeve dhe dënimeve me vdekje të qindra e mijëra njerëzve.

Lulzimi sot, është gati të flakë dhe shkarkojë nga postet partiake, cilindo që e shikon natën në ëndërr se “po punon kundër partisë, dhe po punon për foltoren”. Ata që kanë punuar me Lulin në qeverisje apo dhe në parti, thonë se “është 10 herë më i keq se Berisha, por nuk ka ç’bën”. Formimin thellësisht majtist, Lulzimi e ka të hershëm, paçka se na u shfaq si “demokrat i vjetër, qysh në kohën kur dëgjonte VOA-në” në adoleshencë. Deri në momentin kur Berisha e prezantoi atë si “e ardhmja e partisë”, Lulzim Bashën nuk e lidhte asgjë me Partinë Demokratike. Ishin të shumtë ata që u habitën dhe shqyen sytë, tek panë një njeri të (pa) shkolluar në Hollandë, tek sillej si “mëkëmbësi i Berishës”, edhe pse nuk kishte asnjë kontribut në proceset demokratike.

Por ja që ai, i “ngjiti” me shpejtësi shkallët e karierës falë Doktorit,(i cili bëri “hasha” madje edhe bashkëpunëtorët e vjetër) Luli mori atë që nuk meritonte. U bë deputet, ministër, kryetar bashkie, u bë kryetar partie, edhe pse para tij kishte emra si Sokol Olldashi që meritonin atë post.U mbajt nën hijen e Doktorit,deri ditën kur vendosi ta përjashtojë atë nga partia, por sot sillet sikur të ishte një Berishë i dytë brënda saj. Ata që e njohin prej vitesh tashmë Lulin, thonë se “nuk e besonim të ishte kaq diktator”, madje duke qenë më rradikal se “babai tij politik”. Ky ndoshta ishte vesi më i fshehur i tij, derisa të merrte përfundimisht në dorë “frenat e partisë”.

Partia Demokratike mbetet një biznes fitimprurës për Lulzim Bashën. Atë nuk e shqetëson aspak fati i saj, ashtu si edhe Sali Berishën. Beteja mes tyre tashmë ka nisur. Dueli mes tyre, tashmë është kthyer në betejë për mbijetesë politike. Berisha si “fantazma e Leninit të dikurshëm”, dhe Basha si “Stalini i vogël” që kërkon pushtet absolut në parti dhe jashtë saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Të shpjegosh Shahin Kadarenë
Previous article NIKOLL LESI/ Berisha duhet të pranojë 18 dhjetorin me njerëzit e 11 dhjetorit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k