• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Lulzim Basha, i forti politikës, apo i forti lagjes?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Lulzim Basha, i forti politikës, apo i forti lagjes?

May 23rd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Pothuajse në të gjitha reagimet e tij si “kryeopozitar”, Lulzim Basha nuk shquhet ndonjëherë të vetme për deklaratë të pjekur, serioze, ku të spikasë llogjika dhe vazhdimësia e politikanit. Vazhdimisht kam menduar se Lulzim Basha, do të piqej si politikan jo vetëm duke qëndruar qafëulur dhe “lepe-peqe” tek Doktori, por duke qenë pranë tij dinjitoz, edhe pse partinë e mori qyl nga ai. Duke mos u ndalur tek ato që ai ka bërë deri sot me PD, opozitarizmin, apo dhe mbështetësit e asaj force politike nga qendra në bazë, por duke u ndalur tek reagimet e fundit, të fundit fare, pas letrës së sinqertë të nisur nga kryeministri Edi Rama, mendoj se Lulzimi ka humbur së fundi me dashjen e tij, shansin dhe të drejtën e ndarjes së llogores mes tij si politikan, dhe sjelles si një çun lagjeje.

Me të drejtë, çdo qytetar i thjeshtë dhe çdo njeri që merret sot me politikë në këtë vend, ka të drejtë të pyesë vehten se “ka të bëjë me një kryetar opozite apo me një çun lagje”, që orvatet të shtrijë influencën e tij në qytet përmes dhunës, apo dhe protestave vandaliste. Dikur identifikoheshin “të fortët” e lagjeve, përmes parimit kontributiv sipas të cilit, ai që mblidhte më shumë njerëz rreth vehtes, ishte dhe dominuesi i lagjes tjetër, apo dhe i qytetit.

Sot kohët kanë ndryshuar, por duket se ka akoma nortalgjikë të saj, edhe në rradhët e politikanëve, që duan të identifikohen si “çuna lagjesh” duke e renditur vehten mes “të fortëve të politikës”. Lulzim ti nuk je i forti i politikës, thjesht je i forti i PD, madje edhe atje sa të jetë Doktori , ti do të jesh në hije. I forti politikës është ai që kërkon dhe mbështet dialogun, ai që kërkon dhe mbështet kompromisin, ai që kërkon dhe mbështet nismat dhe reformat rradikale në drejtësi, ekonomi, financë, arsim dhe shëndetsi, i forti i politikës është ai, që ka programe dhe alternativa në raste krizash, dhe jo ti pengojë ato me çdo çmim.

I forti politikës është ai që refuzon dhunën dhe aktet vandale të mbështetësve të tij dhe jo ti nxisë ato, ai që për fatet e vendit, del mbi interesat personale, ai që edhe kur ka pushtet, apo dhe kur është në opozitë, ka një bosht, mban një fjalë, dhe nuk zë hasha gjithçka. Koha kur politika kishte “të fortin e saj” ka perënduar, koha kur politika kishte “kaposhin” e saj ka ikur njëherë dhe përgjithmonë. Koha kur politika gjeneronte turma të dhunshme ka mbaruar, koha kur kryetarët e partive prinin turmat dhe i suleshin kryeministrisë për të zënë rob kryeministrin, dhe djegur institucionet, ka perënduar njëherë e mirë. Pushteti merret me votë, me votën e lirë ndryshohet edhe sistemi, por kur ti del jashtë sistemit me dëshirë, nuk është zgjidhje rruga e dhunës.

I forti i politikës, nuk bëhesh duke refuzuar takimin, dialogun dhe kompromisin me kolegët e tu politikanë në Tiranë, duke zbehur arsyen dhe llogjikën, apo duke u sulur mbi ambasadorët e huaj, por duke u ulur për të mirën e vendit, larg ambicjeve për pushtet të pamerituar. Lulzim, shqiptarët e provuan pushtetin tënd, i provuan edhe premtimet e PD, dhe nuk ju besojnë derisa të shohin ndryshimin tek ju. Derisa të shohin politikën ndryshe të PD, derisa të ndjejnë shpresën dhe besimin tek ju, derisa të binden se ju nuk jeni “të fortët e lagjes” por politikanët e të ardhmes. Deri atëhere keni kohë……

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Mbi dialogun postar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës!
Previous article ASTRIT PATOZI/ Përfaqësuesit e qeverisë në KQZ rrëzojnë arbitrarisht kandidatin tonë në Berat

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k