• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI: Luli dhe Monika, veç opozitë pazaresh
Home
Blog

ARTUR AJAZI: Luli dhe Monika, veç opozitë pazaresh

January 10th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Të shohësh bashkë Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën në opozitë, dhe aq më tepër në “aleancë kundër krimit dhe korrupsionit” aq më tepër duke kërkuar me protesta “qeveri antimafie”, të bën ta largosh përfundimisht shpresën, se ata të dy e kanë seriozisht dakordësinë për reformat në drejtesi, për Vettingu-n, për antikorrupsionin, etj. Si mundet që dyshja Luli-Monika nuk e pranojnë se “mafia, krimi, trafiku e korrupsioni” nuk linden sot, por kanë qenë vazhdimisht edhe gjatë qeverisjes së tyre. Si mundet që dyshja kryesyese e “frontit opozitar” nuk thotë qoftë edhe një fjalë për lidhjet e krimit dhe trafikut në strukturat e shtetit edhe kur ata qeverisnin bashkë, por kërkojnë qeveri “antimafia” kur u preken interesat dhe pazaret e tyre.

Luli dhe Monika dy flamurtarët e opozitës, e dinë se trafiku, korrupsioni dhe kontrabanda kanë nisur qysh para 25 vitesh, e dine fare mirë se vjedhja dhe grabitja e pasurive kombëtare ka nisur qysh para dy dekadash, madje duke mos , kursyer as bunkerët e thesarit të shtetit. Ata e dinë po aq mirë edhe uraganin e Vettingu-t nga ku duhet të filtrohen edhe Luli, Monika, dhe çdo tjetër njeri që mban poste të larta në piramidën e shtetit. Por ata sërish mbeten në avazin e tyre, të hipokrizisë me shqiptarët, ose më mirë me ata që u besojnë akoma pallavrave dhe dënglave të tyre, që duan të mbulojnë pazaret. Për çdo shqiptar të zgjuar por edhe të zhgënjyer nga Luli dhe Monika, “fronti opozitar”, “data e protestës, qeveria antimafia, çizmet e parlamentit”, mbeten thjesht lojëra të dala boje.

Në euforinë e “frontit opozitar” pasi kanë përfshirë edhe nja 4-5 emra të “spikatur aleatësh”, duket se Luli dhe Monika po thurrin plane të tjera, për të dalë fillimisht kundër një propozimi (siç ishte ai për të djegur mandatet) dhe pastaj edhe hapur kundër Sali Berishës. “Djegja e mandateve të të gjithë deputetëve” deklaroi zoti Berisha, do të sillte filimin e një krize parlamentare, propozim ky i hedhur menjëherë poshtë nga Monika Kryemadhi, e cila e di fare mirë se kurrë nuk fiton më vota nën LSI. Por i këtij mendimi duket se ishte edhe bashkryetari “frontit opozitar” i cili e mbështetit Monikën dhe paracaktoi bashkë me të datën e protestave.

Luli i PD ashtu si edhe Monika e LSI, e dine se djegja e mandatit, do të thotë mbetja jashtë parlamentit, madje jashtë listave të partive të tyre. Pra do të ngjasë ajo që ngjau me të larguarit e majit 2017 nga PD. Ndaj miratimi për protesta në 27 janar , duket më tepër si diçka e bërë me pahir, se sa mendimi dhe besimi se Luli dhe Monika , pasi të mbledhin disa ithtarë (ish-pushtetmbajtës servile ) për t’ju folur për “shtetin e kapur nga mafia”, do ti përcjellin ata duke i shpërndarë qetësisht drejt autobuzëve drejt rretheve të tyre.

Ndoshta zoti Berisha kishte të drejtë duke kërkuar “të digjen mandatet”, për ti provuar edhe njëherë ata që sot ulurasin për “uraganin e protestave, popullin, votën e lirë, drejtësinë”, për ti provuar para votuesve realë dhe atyre të bindur nga mashtrimi dhe paraja. Hedhja poshtë e propozimit të zotit Berisha dhe shpejtimi për të mbledhur rreth tyre Dukën, Shehin, Ndokën dhe Mediun, të cilët madje nuk kishin as të drejtë vote në përcaktimin e datës së protestës, tregoi se dyshja e bashkryetarëve të “frontit opozitar” nuk e ka seriozisht

as me protestën e 27 janarit dhe as me kërkesën për “qeveri antimafie”, por thjesht kërkon të ushtrojë trysni për të ruajtur ca pazare të tjera. Si mund tu besosh të drejtojnë opozitën Luli dhe Monika, kur ata nuk drejtojnë dot sot partitë e tyre, kur nga PD dhe LSI, ka çdo ditë largime dhe deklarime për “të mos u kthyer kurrë më atje”. Si mund të kërkojnë “qeveri antimafia” kur ata nuk përfaqësojnë sot shumicën e shqiptarëve, kur ata nuk kanë as shumicën brënda partive të tyre, por thjesht pakicën. Mjafton të kujtojmë si u katandis dhe si degjeneroi protesta e 18 dhjetorit 2017 nga salla e parlamentit dhe jashtë saj, për të menduar se çfarë do të mund të përfaqësojë politikisht edhe protesta e 27 janari 2018, që kanë paracaktuar me (kundër) dëshirën e tyre Luli PD dhe Monika LSI, pasi ajo do të bëhet thjesht për interesat e tyre personale.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPRAH WINFREY: Të themi të vërtetën, e vetmja armë që kemi!
Previous article GIDEON RACHMAN: 2018, viti për të cilin bota duhet të jetë optimiste

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k