• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Kush po trembet nga Vetting-u në politikë?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Kush po trembet nga Vetting-u në politikë?

February 22nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Vetëm pak ditë pasi kreu i Ministrisë së Brëndshme zoti Fatmir Xhafaj deklaroi se “pas Vetting-ut në polici, do të ketë Vetting edhe në politikë”, “fronti i bashkuar” i opozitës, që nuk e di përse përfaqësohet nga Luli dhe Monika, deklaroi se “marsi do të jetë muaji protestave pa ndalim”. Një makth dhe frikë e rastësishme, apo një merak që i mundon të dy drejtuesit e “opozitës” pasi fillimi Vettingu-t në politikë, natyrisht nuk do të kursejë askënd që në dy dekada e gjysëm ka qeverisur dhe ka drejtuar pushtetin politik dhe ekonomik, që ka shitur dhe blerë zgjedhjet në Shqipëri. Por duket se deklarata e zotit Xhafaj, i ka trazuar keq mëndjet e dy liderëve të “opozitës së bashkuar”, të cilët duke menduar gjatë e gjërë për ç’ka mund të sjellë marsi, nxituan të deklarojnë se “do të nisim protesta pa ndalim”.

Por çfarë do të thotë me “protesta pa ndalim” Luli dhe Monika, kush do tu shkojë pas atyre që në 9 muaj kanë dështuar me gjoja protestat, ultimatumet, kërkesat, sharjet dhe ofendimet ndaj qeveritarëve shqiptarë dhe ambasadorëve të huaj ? Asnjë nuk do të merret me dëshirat dhe propogandën bajate të “frontit opozitar”, pasi sot më shumë se kurrë shqiptarëve u duhet liria, rendi dhe siguria, u duhet vendi i punës dhe strehimi, u duhet lëvizja e lirë në Europë dhe investimet e huaja, u duhet zbatimi i reformave në organet e drejtësisë pasi kanë mbi 27 vjet që vuajnë picirrin dyerve të gjykatave dhe prokurorive.

Sot shqiptarëve nuk u duhet dalja panoramike e Lulit dhe Monikës në seli partish dhe debate televizive, por u duhet një opozitë e përgjegjshme, e aftë, e moralshme, një opozitë e sinqertë dhe korrekte, një opozitë e padenoncuar dhe e paakuzuar, e cila të impenjohet maksimalisht në misionin e saj, dhe jo në mbrojtjen e interesave personale dhe familjare. Pas Policisë Shtetit natyrisht që politika mbetet fusha ku Vetting-u duhet të bëjë qilizëm, duke kthyer përmbys gjithçka që klasa e njollosur politike ka bërë duke nisur nga shkatërrimi vendit, shitja e pasurive kombëtare, pasurimi i paligjshëm, grabitja e milionave të investimeve dhe deri tek blerjet e bujshme të pronave jashtë kufinjve tanë shtetërorë.

Vetting-u në politikë, mbetet një urgjencë dhe një domosdoshmëri jetike për largimin nga skena të atyre që kanë qeverisur dhe drejtuar në 27 vjet vendin, që nuk kanë lënë gjë pa i bërë, dhe pa i marrë Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe që sot “mallëngjehen” kur vjen 20 shkurti, 22 marsi apo 12 dhjetori, për të përkujtuar data dhe ngjarje të cilat nuk lidhen fare me mëkatet e tyre. Vetting-u në politikë, ka nisur të trembë lubitë e tokave në bregdet, gllabëruesit e pronave të shqiptarëve, ka nisur të trembë ata që kanë blerë dhe kanë shitur në 27 vjet lumenjtë, malet dhe fushat e këtij vendi, ka nisur të trembë çehreprishurit e kollarisur që duan me çdo mjet, të pengojnë ecjen përpara të vendit dhe lumturimin e shqiptarëve.

Frika e largimit me turp nga skena politike, po i detyron milionerët e vjetëruar dhe kameleonët e partive të kthyera në çifliqe të tyre, të sajojnë lloj-lloj skenarësh me “protesta pa ndalim” për të shembur institucionet e shtetit ligjor në Shqipëri. Të lodhur pas dështimeve të shumta, duket se “fronti opozitar” ka shteruar forcat dhe po përpiqet në metrat e fundit, të shpikë gjoja skenare me “qeveri të lidhur me krimin” në një kohë kur të gjitha kredencialet flasin për mbështetje të kancelerive europiane për rezultatet pozitive të kësaj qeverie.

Padyshim lajmi Vetting-ut edhe në politikë, dhe afrimi i pranverës kur është paralajmeruar lajmi i shumëpritur i hapjes së negociatave me BE, mbeten “gogoli” që po shqetëson opozitën e Lulit dhe Monikës. Një gjë tjetër që konstatohet lehtë në “frontin opozitar” mbetet edhe fakti se, partitë e vogla të cilat nuk përfillet së fundi nga Luli dhe Monika, thuajse janë larguar. Kjo pasi ato 4-5 partiçka me nga 20-30 anëtarë, deri tani rrinin pranë Lulit me shpresën se PD pas humbjes së thellë do të ishte promotore e lëvizjes opozitare, ndërkohë që afrimi i Monikës, ka nxehur më keq inatin e tyre.

Gjithsesi marsi erdhi, dhe shqiptarët sërish do të presin çfarë mrekullie do tu premtojë Luli dhe Monika për ti ftuar ata të jenë pjesë e “protestave pa ndalim”, për të “rrëzuar qeverinë e krimit”, pasi Ramën ndoshta do ta gjejnë sërish ditën e protestës mes investitorëve të huaj që presin të hedhin milionat e tyre në Shqipëri. Ka rëndësi që Flamur Noka e pranoi më në fund se “edhe në politikë duhet Vetting”, ta ketë patur për Bashën dhe Monikën vallë?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERMIR HOXHA/ Deklarimet e pazakonta të Berishës mbi të djeshmen e tij komuniste: Si e bëri përgjegjës dhe popullin…
Previous article FLORJAN KALAJA/ Një mungesë afati në afatin e arsyeshëm

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k