• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 14th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Kush e trazon psikikën e Ilir Metës?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Kush e trazon psikikën e Ilir Metës?

October 6th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ilir Meta, nuk do ta kishte menduar kurrë, se do të vinte një ditë dhe qetësia e tij personale dhe familjare do të prishej, se miqësitë e vjetra do të lëkundeshin, se ballanca mendore mes arsyes dhe nxitimit do të ishin të papërballueshme, dhe se posti që mban do ti dukej ferr. Ai nuk do ta kishte menduar dhe besuar kurrë, se do të vinte një ditë, që edhe pse ka kapur majën e shtetit, faktikisht është në fund të tij. Psikika e Ilir Metës është trazuar keqas, qetësia është prishur, ndërkohë që rrezikon të ndiqet penalisht për disa shkelje ligjore. Ilir Meta, nuk është më predikuesi i proverbit qesharak “me qetësi dhe dashuri”, por ai thjesht është sot një kryetar i një partie  që bën opozitë rrugëve, në shkrirje e sipër.

Si në ëndërr, Ilir Metës po i “rrëshqasin” dhe po i  ikin nga duart të gjitha, po e braktisin edhe miqtë e dikurshëm. A thua ta ketë mallkim, apo ndonjë shkëputje të brëndshme që lidhet me zhgënjimet e së shkuarës  dhe frikën e së ardhmes ? Por paradoksi i Ilir Metës qëndron thelbësisht në faktin, se ai sillet me institucionet e reja të dala nga reforma për drejtësi, sikur janë institucione në varësi të tij, sikur janë degë të LSI-së, dhe që duhet t’i kthejnë atij përgjigje për shqetësimet  dhe problematikat që ai ka. Presidenti i Republikës në detyrë, e ka braktisur përfundimisht misionin e tij si simbol i “unitetit kombëtar”, duke marrë rolin e kryeopozitarit  gaztor, dhe duke u bërë banal dhe qesharak.

Duke rivalizuar  kreun zyrtar të opozitës Lulzim Basha në daljet e tij publike, Ilir Meta ka zgjedhur të merret çdo ditë me kundërshtarin e tij politik, e fillon dhe e përfundon ditën me sulme ndaj kryeministrit Edi Rama, duke mos lënë pas dore as fundjavat mes maleve dhe fushave. Por  Ilirit  nuk  i del kollaj e “keqja”, pasi po ndjen  humbjen, rrënimin, dhe nuk lë ditë pa u shprehur se “shqiptarët po përgatiten për referendumin më të rëndësishëm në këto 30 vite kundër tiranisë dhe babëzisë së një bande”. Ai ka vendosur të bllokojë drejtësinë, duke patur frikë nga ndëshkimi. Ndërkohë që nuk lë rast pa sulmuar qeverinë, mediat që e kritikojnë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, sa herë  që drejtësia e re, bëhet gati ta godasë. Shkarkimi, arrestimi, dënimi, shpronësimi, e kanë prishur dhe trazuar psikikën e kreut të shtetit, duke e transformuar atë jo thjesht në një “kundërshtar tipik ” të Edi Ramës, por  në  një  “luftëtar  të lodhur” për “mbrojtjen e Kushtetutës”. Ai nuk e njeh cakun dhe kufirin e detyrës dhe pushtetit, ai nuk e njeh forcën dhe llogjikën e ligjit, ai nuk e njeh  dhe  nuk  e zbaton respektin  dhe mirënjohjen ndaj  askujt, por njeh dhe turret vetëm pas  parasë.

Ilir Meta turfullon dhe shpif gjithmonë kur i afrohet rreziku, si asokohe kur u përhap lajmi se “ish-ambasadori SHBA Lu, (sipas mikut të tij Adriatik Llallës ) kërkonte arrestimin e tij”, apo kur Parlamenti ngriti komisionin e shkarkimit  nga detyra e kreut të shtetit. Ndoshta ishte mallkimi më i madh për Ilir Metën lënia në detyrë, pas vendimit të komisionit të posaçëm parlamentar. Kjo për faktin sepse kështu siç po vepron, është bërë jo “i  rrezikshëm” siç beson ai, por qesharak. Psikika e tij e rënduar, e ka detyruar atë të dalë me koshiencë kundër integrimit të vendit në BE, kundër reformave rradikale  europianizuese që ka nisur Edi Rama, qeveria dhe Parlamenti, madje dhe kundër institucioneve ligjzbatuese.Ilir Meta i kërkon vehtes pamundësinë dhe shqiptarëve “ortakëri” në qorrsokakët  ku ka vendosur të mbyllë përfundimisht karierën e tij aksidentale prej “politikani” pas 25 Prillit 2021.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Mandatet e PS-së me sistemin e ri elektoral
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Haraçi i vitit të shkuar, që vazhdon të paguhet edhe këtë vit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k