• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Kur nuk votohesh, si mund të fitosh Gaz?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Kur nuk votohesh, si mund të fitosh Gaz?

June 7th, 2020 F.autor Blog 0 comments

“Ne ç’montuam kapjen e komisioneve, ne fituam, ne ja hodhëm Ramës, ne do të fitojmë”. Këto dhe shumë batuta barcaletash të vjetëruara tashmë, janë disa prej thënieve “gjeniale” të sekretarëve të SHQUP-it, lidhur me firmosjen pa kushte të marrëveshjes mes partive, nga kryetari  në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Edhe në dy ditët e fundit, nga selia “bllu”, kanë dalë deklarata dhe recitime shtypi, nga ku Gazi, besniku i partisë ka deklaruar se “PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës, ne i ç’montuam kapjen e konisoneve zgjedhore, bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë”.

Gazi, je i bindur thellë në vehten tënde se Partia e Lulzimit do të fitojë  zgjedhjet  në 2021, vërtetë  beson se në derexhenë ku jeni katandisur, ka akoma shqiptar tu japë vota, vërtetë beson se shqiptarët kanë harruar se ju, sa ishit në pushtet e bëtë “lesh e li” shtetin, gjykatat, prokuroritë, policinë, arsimin, ushtrinë, se nuk  latë injorant me shkollë nate, pa e bërë drejtor, shef komisariati, apo  dhe oficer policie ?  Vërtetë ti  Gazi, beson se Partia e Lulzimit që firmosi marrëveshjen (si Çeçua) ka gjasa dhe këllqe  të fitojë zgjedhjet, edhe se ju i paskëshi  “ç’montuar Ramës komisionet” ?

Vërtetë mendon dhe beson ti Gazi se, ka shqiptar të japë votën për ju, kur kujton tmerret e protestave  e demostratave dhe  djegiet e institucioneve, edhe pse aktet e tilla u dënuan thellësisht nga faktori  ndërkombëtar ?

E beson vërtetë tregimin imagjinar të “udhëheqësit” se, “ky regjim  do të marrë fund, ne do të fitojmë”, kur keni qysh nga 2013 që nuk fitoni  asnjë palë zgjedhje, kur keni 3 vjet që keni braktisur votuesit tuaj, kur keni mbi  50 per qind të mbështetësve kundër, apo dhe një pjesë e mirë e tyre e larguar nga PD.

Kësaj  i thotë, “kur nuk  të duan në fshatin tënd, si kërkon të bijën e priftit”, pra kur nuk  të votojnë  as në  partinë tënde, si mund të mendosh se “tani  që firmosëm marrëveshjen, ja hodhëm, fituam, e rrëzuam Ramën”.

Gjithsesi bëni  mirë që jetoni me imagjinata, ëndërra, meditime, dhe duke projektuar “të ardhmen e partisë” nën hijen e SHQUP-it, sepse ndryshe do tu dukej  gjithçka  e zezë  pastaj. Kur nuk  votohesh, kur nuk të votojnë, kur  nuk të afrohen, kur nuk të dëgjojnë, kur  nuk  të besojnë, kur nuk  të përkrahin, apo kur të urrejnë, si mund të dalësh në mexhilis, dhe të thuash “ne  ç’montuam Ramën, ne do të fitojmë”.

Duhet  të rriteni  Gazi, duhet të ndryshoni, të kuptoni  dhe reagoni, duhet të zbrisni  me “këmbë në tokë”, dhe ta nisni nga e para. Dhe të bëhet kjo, natyrisht në atë parti  duhet bërë “qilizmi”, që nuk bëhet prej 30 vitesh, ashtu siç ka bërë partia e Edi Ramës.

Por ju këtë nuk  e bëni, sepse nuk  guxoni, sepse nuk keni kurajo,  nuk  ju  lë “udhëheqësi” juaj, sepse  jeni  kthyer në kukulla  robotike me programim  4  vjeçar. Lulzimi nga ana e tij i është rikthyer  melodisë së vjetër, duke deklaruar se “kandidatët do ti zgjedhë baza”.

Gënjeshtër e kthyer  në realitet, mashtrim i servirur bajatshëm nga kryetari  në detyrë i një partie që kurrë nuk  ka  zgjedhur  kandidatë nga “baza”, por  ka  futur në lista kukulla  dhe manikina që  i kurdis  dhe i kontrollon  Lulzimi  me “çip”  nga distanca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Të ndreqësh vetullat, e të nxjerrësh sytë!
Previous article ANDREA DANGLLI/ “Monstra e Babrrusë” brenda nesh që duhet dënuar me vdekje!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k