• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Kur do të hapë PD “negociatat” me bazën e partisë?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Kur do të hapë PD “negociatat” me bazën e partisë?

July 4th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike, duke mos u bazuar mbi asnjë program dhe platformë opozitariste, dhe duke harruar punët e saj të shumta, nuk po le njeri dhe institucion pa u marrë, duke nisur nga Ministria e Brëndshme, Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit, Vettingun, dhe dhjetra e dhjetra emrash të përveçëm. Në rast se ka problem më urgjent me të cilin PD duhej të merrej këto vite dhe muajt e fundit, ai ishte dhe mbetet ringritja e strukturave dhe rigjallërimi i bazës së partisë.

Në situatën në të cilën është katandisur kjo parti (ndoshta më keq se LSI) në shkallë vendi, lidershipit të saj, i mbetet të drejtojë gjithë bateritë drejt riorganizimit dhe ribashkimit, dhe jo të pretendojë dhe mashtrojë të vetët, me gjoja “opozitën e fortë”. Sikur sot të beheshin zgjedhjet e përgjithshme apo dhe lokale, padyshim rezultati do të ishte edhe më katastrofik për Lulzim Bashën.

E ndarë në grupe dhe fraksione, e ndarë në “njerëzit e Bashës” dhe “njerëzit e Berishës”, e ndarë në “të zhgënjyerit dhe të kënaqurit e Bashës dhe Berishës” kjo parti aktualisht ka humbur sot busullën e drejtimit të saj politik. Duke u marrë me muhabete kafenesh, apo siç thotë populli me “llafe katundi”, kjo parti, prej 1 viti nuk ka lënë deputet, ministër dhe ambasador të huaj pa etiketuar si “të korruptuar, të implikuar, të blerë dhe të shitur”, duke mos u marrë me ujdisjen e sheshimin e problematikave të saj kronike.

Duke sulmuar qeverinë , ministrat dhe kryeministrin si fajtorët e “moshapjes së negociatave me BE”, zoti Basha ka harruar, se i duhet të punojë shumë edhe atij për hapjen e negociatave me bazën e partisë së tij. Viti 2019 pothuajse ka trokitur në derën e partive politike, dhe më fort në derën e PD, duke i kujtuar asaj partie se, duke mos u marrë me bazën, me ribashkimin, me ristrukturimin e degëve në rrethe, me riafrimin e atyre mijëra demokratëve të zhgënjyer, humbja në zgjedhjet lokale do të jetë një katastrofë dhe krizë e re politike.

Prej 6 vitesh jeta politike e PD, është ngushtuar dukshëm, dhe gjithçka zhvillohet vetëm në Tiranë, ose më mirë në oborrin e selisë së asaj partie. Duke larguar elitën, themeluesit, intelektualët, qëndrestarët, ata që në vite kanë mbajtur peshën e fushatave elektorale, dhe duke i zëvëndësuar ata me “gjakun e ri”, zoti Basha ka humbur të gjitha kontaktet me strukturat dhe forumet e PD. Duke pretenduar dhe u orientuar drejt “europianizimit të partisë” sipas stilit allashqiptarçe, zoti Basha po e çon PD drejt bunkerizimit ideor, programor, dhe politik.

Ti besosh ervinëve të bëjnë axhendën e partisë, të hartojnë komunikatat e shtypit dhe caktojnë njerëzit e “aksioneve opozitare”, ti besosh axhamive komunikimin me demokratët nga selia e partisë përmes xhestikulacioneve rinore, do të thotë të luash seriozisht me fatin e PD. Tashmë gjithçka duket se ka marrë formën dhe përmbajtjen e listuesve të 25 qershorit në atë parti, të atyre që premtuan “fitoren dhe rrëzimin e Ramës”, dhe që pas humbjes u bashkuan për disa muaj me Monikën e LSI, duke premtuar opozitën e bashkuar.

Edhe sikur të ishte “refuzim i negociatave”, ndoshta të vetmit që nuk duhej të flisnin për “fajtorin politik” në Tiranë, duhej të ishin PD dhe LSI. E ndërsa kjo e fundit është strukur në skutat e selisë saj, duket se PD ka vendosur që të mbajë “lart frymën revolucionare”, dhe të dalë para mediave, për të lexuar ndonjë deklaratë “shtypi” pa kurrfarë kuptimi. Pra një parti që po shkon drejt shpërbërjes strukturore, ka kurajon dhe vlerëson se kush “është fajtori për moshapjen e negociatave”.

Një parti që nuk di, sa e ka numrin e anëtarëve të saj sot në shkallë vendi, ka kurajon dhe sulmon jo vetëm qeveritarët por edhe ambasadorët e huaj që “heshtën ndaj akuzave të opozitës së bashkuar”. Një parti që nuk di emrat e drejtuesve të strukturave dhe forumeve të saj në rrethe, ka kurajon dhe vetshpallet “forca më e madhe politike që besojnë shqiptarët”.

Një parti që merret gjithë ditën me “skandale dhe scoope të qeveritarëve”, por që harron bëmat e 8 viteve qeverisje të ish-ministrave dhe drejtuesve të saj, prej të cilëve mori edhe humbjen më të thellë në historinë e zgjedhjeve në Shqipërinë postkomuniste. Zoti Basha, ka ardhur koha tju pyes, kur do të hapë PD negociatat me bazën e partisë , në shtator, në dhjetor, apo në qershor 2019 ?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Për Teatrin rreth Tërmetit.
Previous article SPARTAK NGJELA/ SHBA-BE ka identifikuar si të korruptuar Berishën-Metën-Ramën, nuk shpëtojnë dot

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k